VLEN njofton opinionin publik se kandidatura jonë për Ministër të Shëndetësisë është Azir Aliu, një profesionist i dëshmuar dhe vizionar në fushën e teknologjisë dhe organizimit modern të shërbimeve shëndetësore.
Azir Aliu vjen me një qasje moderne dhe të domosdoshme për kohën që po jetojmë. Prioritet i tij si ministër do të jetë digjitalizimi i plotë i sistemit shëndetësor, duke garantuar transparencë, efikasitet dhe qasje të lehtësuar për të gjithë qytetarët. Tani është koha për një shëndetësi moderne, efikase dhe të digjitalizuar, dhe me këtë ekip, kjo do të realizohet.
Theksojmë se Aleanca për Shqiptarët mbetet pjesë e VLEN, dhe bashkëpunimi ynë është më i fortë, më i qëndrueshëm dhe më i qartë se kurrë më parë. VLEN ecën i bashkuar drejt qëllimeve të përbashkëta: përfaqësim dinjitoz, reforma të vërteta dhe ndryshim të prekshëm për qytetarët.
Me këtë vendim, po bëjmë një hap konkret drejt një shëndetësie moderne dhe në shërbim të pacientit.
Data 12.11.2026
Aktuale
- Salih Murat: Afrim Gashi sabotoi seancën për pyetjet parlamentare të opozitës
- AKI porosi Afrim Gashit: “Nuk po vendos vetë, busull orientimi e ke Nikolla Micevskin!”
- VLEN: Levica dhe BDI në të njëjtin front kundër gjuhës shqipe, Shasivari ua theu tabunë 35 vjeçare
- Kush do ta udhëheqë Nvidian pas skandalit të Jensen Huang?
- Capital T është me fat qe e ka në krah, Adrola ‘trazon’ rrjetin me postimin e fundit
- Kryeministri francez akuzon disa punonjës të arsimit për bashkëpunim në dhunën gjatë protestave studentore
- Shtyhet seanca e Kuvendit: Haxhiu shpreh pakënaqësi për mungesën e deputetëve
- Radev: Problemet e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut po thellohen



