Author: Hamdi Kumanova

Liria e mediave është shtylla e demokracisë, ndërsa kultivimi i saj është detyrim për të gjitha institucionet e shtetit. Ka deklaruar zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave. Ajo ka shtuar se në këtë drejtim komunikimi transparent, i përgjegjshëm dhe llogaridhënës i Qeverisë është garanci për të mbështetur punën e lirë dhe në interes publik të gazetarëve, si parakusht për media të lira dhe demokraci të konsoliduar. “Si gazetare e dikurshme, sot si zëdhënëse e Qeverisë vazhdoj të jem në shërbim të kolegëve dhe përmes tyre edhe publikut. Sot në Ditën…

Lexo më Shumë

Sot u realizua pagesa e mbështetjes direkte për orizin e dorëzuar tek blerësit dhe/ose përpunuesit e regjistruar. Janë paguar gjithsej 49.658.739,00 denarë për 761 përfitues. Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që kanë parashtruar kërkesë për nënmasën 1.1. “Pagesa direkte për sipërfaqe të punueshme bujqësore për të gjitha kulturat fushore, bimët mjekësore, aromatike dhe erëza” nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024, të cilët kanë mbjellë dhe korrur sipërfaqe me oriz dhe prodhimin e realizuar e kanë dorëzuar tek blerës dhe/ose përpunues të regjistruar gjatë periudhës nga 1 tetor 2024 deri më 28 shkurt 2025, të…

Lexo më Shumë

Organizimin e mbrëmjes së maturës këtë vit nuk kanë mundësi ta bëjnë të gjitha restorantet për shkak të mos plotësimit të kushteve kundër zjarrit ose ndonjë fatkeqësie tjetër. Nga Komuna e Tetovës tashmë kanë paralajmëruat drejtuesit e shkollave që paraprakisht të kërkojnë garanci dhe përgjegjësi nga pronarët e lokaleve për sigurinë e maturantëve. “Fillimisht shkollat tona të kërkojnë një lloj garancie apo të kenë një informacion se lokalet ku do të mbahet mbrëmja e maturës a janë të pajisura me të gjitha pajisjet e nevojshme për mbrojtje kundër zjarrit apo pajisje të tjera të nevojshme. Nëse restorantet nuk janë të…

Lexo më Shumë

Më 02/03.05.2025 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup privuan nga liria O.M. (24) dhe S.Sh. (21), të dy nga Shkupi, sepse u është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pasi rastet të dokumentohen plotësisht, do të pasojnë parashtrimet përkatëse.TS

Lexo më Shumë

Më 02.05.2025 në orën 11:20, në Stacionin Policor të Gostivarit është denoncuar se në rrugën rajonale në fshatin Çajle, Gostivar, një katërçikletë “Polaris” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga F.N. (31) nga fshati Çajle e Vjetër, humbi kontrollin e katërçikletës dhe u përplas me një gardh teli dhe një portë metalike të një ndërtese në pronësi të Sh.B. Në aksident, F.N. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar, dhe për shkak të natyrës së lëndimeve, është transferuar në Qendrën Klinike “Nëna Terezë” në Shkup. Për aksidentin është njoftuar Prokuroria Publike kompetente,…

Lexo më Shumë

Më 02.05.2025 në orën 08:50, në Stacionin Policor të Prilepit është raportuar se në fshatin Llazhan, afër Prilepit, ka ndodhur një aksident trafiku midis dy mopedëve, njëri i tipit “Benelli” dhe tjetri i tipit “Peugeot”, të dy mopedët pa targa të regjistrimit, dhe të drejtuar nga një 13-vjeçar dhe një i mitur 14-vjeçar, të dy nga fshati Llazhan. Në aksident, i mituri 13-vjeçar ka ndëruar jetë nga plagët e marra, dhe vdekja e tij u konstatua nga mjeku në Spitalin e Qytetit të Prilepit, ndërsa i mituri tjetër pësoi lëndime të rënda trupore dhe nuk është në gjendje të rrezikshme…

Lexo më Shumë

Detaje të tjera janë zbuluar nga ngjarja e datës 27 prill në Vlorë ku u ekzekutua pranë banesës së tij 58 vjeçari Renato Hoxhaj. Në vendngjarje për ekzekutimin e Renato Hoxhaj janë gjetur 4 gëzhoja, nga të cilat dy janë 9 mm ndërsa gëzhojat e tjera janë te kalibrit të një arme tjetër. Kjo ka çuar grupin hetimor ne konkluzion se autori ka qenë vrasës profesionist me pagesë për faktin se ka qëlluar me dy armë por edhe se dy plumba viktima i ka marrë në kokë. Të tilla goditje kryhen nga vrasës me pagesë të cilët i shkojnë deri…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë Arben Fetai akuzon BDI-në dhe kreun e këtij subjekti Ali Ahmetin për shqetësim të rrejshëm lidhur me vendimin e Kushtetueses për “Medresenë Isa Beu”. Fetai ka publikuar vendimin e qeverisë të datës 1 dhjetor të vitit 2023 sipas të cilit, propozimi vendimi i Ministrisë së Arsimit që Medreseja Isa Beu të merr statusin e shkollës së mesme private-gjimnaz, është hequr nga rendi i ditës së seancës qeveritare në dhjetor të 2023, duke u bazuar në mendimin e Sekretariatit për Legjislacion të Qeverisë, ku thuhej se nuk janë përcaktuar mundësi ligjore që BFI në RMV të…

Lexo më Shumë

Në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e autostradës Tetovë-Gostivar, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se, kjo nuk është vetëm një rrugë, por një arterie evropiane që lidh Adriatikun me Detin e Zi që siç tha, që sjell Evropën në Ballkan dhe Ballkanin në Evropë. Mexhiti tha se po ndërtojnë të ardhmen dhe për dallim nga e kaluara, rreth tyre po dëgjohen zhurmat e buldozerëve e ekskavatorëve dhe jo të fotoaparateve. “Sot, në vend të fotoaparateve, rreth nesh po gjëmojnë zhurmat e buldozerëve, ekskavatorëve dhe kamionëve. Ne nuk xhirojmë spote reklamash, por ndërtojmë të ardhmen. Po ndërtojmë rrugë për popullin…

Lexo më Shumë

BDI është e mërzitur sepse iu dështoi plani për ta shfuqizuar Ligjin për Gjuhët dhe me këtë për ta destabilizuar shtetin. Plani i Ali Ahmetit dhe Bujar Osmanit, përmes gjykatësve të emëruar prej tyre në Gjykatën Kushtetuese, për ta rrezikuar gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për ta destabilizuar vendin, dështoi para se të merrte hov. Bujar Osmani, si fillestar në politik dhe pa kredibilitet, nuk po arrin ta fshehë zhgënjimin e tij. BDI ishte e gatshme ta flijojë gjuhën shqipe vetëm për një qëllim të ulët: Të rikthehet në pushtet me çdo kusht. Mos u shqetësoni:…

Lexo më Shumë

Më datë 30.04.2025, rreth orës 10:00, zyrtarët policorë nga Departamenti për Punë të Brendshme në Gostivar arrestuan N.S. (33) nga Gostivari. Arrestimi u bë pasi motra e saj, 28-vjeçare, e raportoi në polici duke deklaruar se N.S., së bashku me burrin e saj të dikurshëm (ish-bashkëshortin e motrës), e kishin sulmuar fizikisht në shtëpinë e saj familjare. Pra, viktima është motra 28-vjeçare, ndërsa sulmuesit e dyshuar janë motra tjetër 33-vjeçare dhe ish-burri i saj. E dyshuara është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë