Author: Hamdi Kumanova

Maksim Dimitrievski, në një seancë të Këshillit të Komunës së Kumanovës, konfirmoi informacionin e portalit Infomax se LIDL bleu tokë nga të afërmit e tij. Ky portal më parë shkroi në detaje rreth rastit dhe publikoi dokumentet e blerjes së tokës, si dhe procedurat e mëparshme për të njëjtat parcela. Këshilli i Komunës së Kumanovës votoi për projekt-ndryshimin e Planit të Detajuar Urban (PDU) ku do të ndërtohet një supermarket LIDL në vendin e ish fabrikls ÇIK në hyrje të qytetit. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 42,000 metrash katrorë, dhe një pjesë e saj ishte në pronësi të familjes…

Lexo më Shumë

Lideri i së Majtës dhe deputeti, Dimitar Apasiev, ndodhet në Moskë, Rusi, për festimin e 80-vjetorit të Ditës së fitorja e fashizmit. Ai e njoftoi vetë informacionin në rrjetet sociale, dhe gjithashtu publikoi ftesën duke ironizuar me deputetë dhe partitë e tjera me orientime properendimore. “Dikush nga rreshti i fundit me Trumpin, dikush me një ftesë zyrtare për paradën ushtarake në Sheshin e Kuq”, ka shkruar Apasiev përmes një postimi në rrjetet sociale. (INA)

Lexo më Shumë

Gjermania i ka transferuar Ukrainës një paketë tjetër ndihme ushtarake, e cila përfshin municione dhe raketa, armë të vogla e pajisje çminimi. Lista e pajisjeve dhe materialeve të transferuara u përditësua ditën e formimit të qeverisë së re gjermane. Lista përfshin, në veçanti, 66 transportues të blinduar rezistentë ndaj minave (MRAP), katër automjete mbrojtëse kinetike, tre topa Zuzana-2 (një projekt i financuar bashkërisht nga Danimarka dhe Norvegjia). Grupi përfshin gjithashtu raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore IRIS-T SLM; municion për tanket LEOPARD-2, pothuajse 40,000 fishekë për GEPARD, 27,000 fishekë artilerie 155 mm; dhe 1,000 fishekë 122 mm. Përveç kësaj, Gjermania…

Lexo më Shumë

Një grua është vrarë dhe një burrë është plagosur rëndë në një sulm me sëpatë në Universitetin e Varshavës, kanë bërë të ditur autoritetet policore në Poloni. Viktima është një anëtare e stafit të universitetit, ndërsa i plagosuri është një roje sigurie. Ngjarja ndodhi të mërkurën rreth orës 18:40 sipas kohës lokale, kur sulmuesi hyri në ambientet e universitetit dhe më pas në një sallë leksionesh, sipas një zëdhënësi të prokurorisë së distriktit. I dyshuari, një 22-vjeçar polak, është arrestuar. Motivet e tij ende mbeten të paqarta. Mediat lokale, përfshirë Gazeta Wyborcza, raportojnë se ai është një student i…

Lexo më Shumë

Eurodeputetit polak të ekstremit të djathtë, Grzegorz Braun , i cili kandidon për president të Polonisë në zgjedhjet e ardhshme, iu hoq imuniteti parlamentar. Gjatë një vizite në një institucion shtetëror në Katowice të Polonisë, Braun vuri re flamurin e Bashkimit Evropian pranë flamurit polak në korridor. Ai iu afrua flamurit, e hoqi dhe pastaj e hodhi në mënyrë demonstrative në dysheme. “Emblema të tilla nuk i nënshtrohen asnjë mbrojtjeje ligjore në territorin e Republikës së Polonisë. Kjo është Polonia, jo Brukseli!” bërtiti Brauni.

Lexo më Shumë

SPAK ka bërë të ditura të dhënat e fundit në lidhje me krimet zgjedhore. Me anë të një njoftimi Prokuroria e Posaçme thotë se janë administruar 123 materiale kallëzuese, ku 35 prej tyre kanë kaluar në fazën e hetimit, pra janë regjistruar si procedime penale. 22 janë vendime për mosfillim të hetimit penal, ndërsa 16 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore. SPAK njofton se 10 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë për informacion shtesë ose për kryerje të veprimeve të para, ndërsa 1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese.…

Lexo më Shumë

Ndryshe nuk përkufizohet BDI pos një kazan në të cilin vlojnë hajnia, krimi dhe korrupsioni. Pra, në këtë kazan ku ziheshin planet anti-shqiptare, “begu” i Gostivarit, Arben Taravari, ka ndarë mendjen të shkojë. Më keq se kaq, po tenton të kontrabandojë edhe mandatet e deputetëve të cilët i fituan në emër të ndryshimit. Nuk është kohë e gjatë vetëm një vit më herët, në po këtë muaj të vitit që lamë pas derë më derë kandidatët për deputetë atëkohë e sot deputetë të ASH-së, të mbështjellur nën logon e VLEN-it, u thonin qytetarëve “ne jemi ndryshimi”, ne nuk shkuam me…

Lexo më Shumë

Nën sloganin “Ushqim për shpirtin”, prej sot deri më 14 maj në arenën “Boris Trajkovski” në Shkup do të mbahet edicioni i 37-të i Panairit të Librit. Është paralajmëruar pjesëmarrja e mbi 65 shtëpive botuese dhe më shumë se 110 promovimeve dhe takimeve me autorë. Panairi do të hapë dyert për vizitorët sot në orën 10:00, ndërsa hapja zyrtare do të mbahet në orën 12 me fjalim nga ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov. Gjatë shtatë ditëve të panairit, ku do të ketë edhe prezantim nga Republika e Serbisë, vizitorët do të kenë mundësinë të zgjedhin libra nga oferta…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, pret që linja e parë e “Trenit të Qytetit” Zelenikovë – Draçevë – Kisella Voda – Aerodrom – Qendër (Stacioni i Ri Hekurudhor) të jetë në funksion deri në fund të vitit. Ky është, siç tha ai mbrëmë, investim i madh prej rreth pesëdhjetë milionë eurosh për të tre linjat e planifikuara të qytetit. “Në seancë qeveritare, shqyrtuam zbatimin e projektit “Treni i qytetit”. Studimi i fizibilitetit për të gjithë unazën është përfunduar. Nevojiten rreth 50 milionë euro. Një pjesë e këtyre fondeve tashmë është siguruar në Buxhetin e këtij viti dhe NP…

Lexo më Shumë

SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar pritet të njoftojnë një marrëveshje për të ulur tarifat sot. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka kërkuar një marrëveshje për të ulur tarifat që kur presidenti Donald Trump i vendosi ato, pothuajse çdo vendi në botë muajin e kaluar. Presidenti Trump duket se aludoi për marrëveshjen kur postoi në mediat sociale të mërkurën në mbrëmje: “Konferencë e madhe për shtyp nesër në mëngjes në orën 10:00 të mëngjesit, Zyra Ovale, në lidhje me një marrëveshje të madhe tregtare me përfaqësuesit e një vendi të madh dhe shumë të respektuar. E para nga shumë të tjera!!!”…

Lexo më Shumë

Një avion me gjashtë persona në bord u rrëzua mbrëmjen e së mërkurës pranë kryeqytetit të Kilit, Santiago, ndërsa ishte duke transportuar një pacient drejt një zone pranë kufirit verior të vendit, njoftuan autoritetet kiliane. Sipas një deklarate nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil të Kilit (DGAC), kontakti me avionin u humb pranë kodrës El Roble, në zonën Curacaví, rreth 40 kilometra në perëndim të Santiago-s. Njoftimi u bë publik në orën 21:37 me orën lokale (03:37 me orën tone). Avioni i tipit Piper Cheyenne II, me numër regjistrimi CC-CCC, ishte nisur nga Santiago me destinacion qytetin verior Arica.…

Lexo më Shumë

Me vendim të Këshillit të Ministrave, kanë hyrë në fuqi ndryshime të reja në lidhje me përcaktimin e kushteve dhe të mënyrës për mbrojtjen e veçantë të punonjësit të agjencisë së mbikëqyrjes policore, të cilit i kërcënohet jeta, familja dhe prona për shkak të detyrës. Këshilli i Ministrave në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 75, të ligjit nr.128/2021, “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, ka vendosur si më poshtë: 1. Punonjësit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (në vijim AMP), të cilit, gjatë ushtrimit të funksionit ose për shkak…

Lexo më Shumë