Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nuk ka informacione që Arben Taravari do ta braktisë koalicionin qeverisës dhe koalicionin VLEN. Mickoski thotë se koalicioni qeverisës funksionon shkëlqyeshëm. “Unë nuk kam informacione të tilla, se do ta braktis koalicionin qeverisës z.Taravari dhe koalicionin VLEN, përkundrazi mendoj se koalicioni qeverisës funksionon shkëlqyeshëm. Ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale dhe si do të pozicionohet koalicioni VLEN, atëherë atë pyetje më mirë është ta adresoni te ata, ata të përgjigjen”, tha Mickoski. I pyetur për kërkesat e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickoski tha: “Kush kërkon zgjedhje të parakohshme? Opozita. Nuk jam i sigurt…

Lexo më Shumë

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot para gazetarëve tha se procedura për shkarkimin e prokurorit Ljupço Kocevski për momentin është pezulluar. “Për shkak të ndjeshmërisë së opinionit nga rasti i Koçanit dhe hetimeve që po kryhen është ndaluar procedura për shkarkimin e prokurorit Ljubomir Kocevski”, tha Mickoski. I pyetur për akuzat e BDI-së se rasti i Koçanit po përdoret për përndjekje politike dhe jo hetime, Mickoski tha se BDI nuk po arrin të del nga matrica e skenës politike që e shikojmë që 20 vjet. “BDI në vend që të ndihmojë dhe të kyçet në hetime, tenton që ta politizojnë…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka njoftuar se është lëshuar nga spitali Jovan Kostadinov, djaloshi që shpëtoi mbi 21 persona natën e kobshme në diskotekën “Puls” në Koçan. Taravari shkruan se 21-vjeçari tashmë është hero i gjithë vendit. “Sot, me emocion të thellë dhe krenari të pafund, ndaj me ju lajmin se më në fund është rikthyer në shtëpi Jovan Kostadinov, i riu trim që shpëtoi 21 jetë në tragjedinë e zjarrit të Koçanit. Ka raste kur fjalët nuk mjaftojnë dhe kjo është një prej tyre. Si të përshkruhet një shpirt kaq trim dhe vetëmohues, që në momente paniku dhe…

Lexo më Shumë

Drejtoria doganore për një javë ka kryer 8.181 kontrolle të licencave të transportit publik, certifikata të shoferëve, si dhe lejeve të transportit që duhet të jenë në pronësi të automjeteve dhe autobusëve të ngarkuar në komunikacionin rrugor ndërkombëtar. Në katër raste janë konstatuar parregullsi në seksionin e licencave, tre prej të cilave janë duke u hetuar nga Departamenti i Kontrollit dhe Hetimeve dhe në 69 raste kamionët janë kthyer për shkak të parregullsive të konstatuara në certifikatat e aftësisë profesionale të drejtuesve të mjeteve, transmeton Portalb.mk. “Parregullsi në pjesën e licencave për transport publik në komunikacionin rrugor ndërkombëtar janë…

Lexo më Shumë

Në drejtim të arritjes së qëllimeve të definuara në Instrumentin plr reforma dhe rritje për Ballkanin Perëndimor të Komisionit evropian (2024-2027), Ministria e Transformimit Digjital informon se janë prëgatitur katër projekt ligje. Me miratimin e këtyre ligjeve, për Maqedoninë zhbllokohen gjithsej mbi 19 milionë euro, prej të cilave si mbëdhtetje e drejtpërdrejtë buxhetore, mbi 5,7 milionë euro grant do të vihen në dispozicion të buxhetit të shtetit, informojnë nga Ministria. Tre prej tyre janë publikuar dhe kanë arritur në Regjistrin elektronik nacional të rregullave (ENER), ku, siç thonë nga Ministria e Transformimit Digjital, secila palë e…

Lexo më Shumë

Një punonjës i spitalit në Shtio, T.J. (60 vjeç), është arrestuar dje në orën 17:05 nga oficerët e policisë të SPB Shtio, pasi dyshohet se ka prekur trupin e një vajze të mitur nga Radovishi, e cila ishte në praktikë në spital. Sipas informacionit të SPB Shtio, T.J. është mbajtur në stacionin e policisë dhe një prokuror publik është njoftuar për rastin. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një kallëzim i duhur.

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë “Levica”, Dimitar Apasiev, ka reaguar ndaj situtatës së tragjedisë së Koçanit, e që siç thotë ai, qeveria po e trajton si gjendje krize, mirëpo deputetët nuk janë të informuar për krijimin e ndonje shtabi të krizës.   Reagimi i plotë: “Sipas deklaratave të kryeministrit, ministra, mjekë dhe drejtori i Qendrës Mjekësore Qendrore – disa prej tyre deklarojnë në mënyrë të përhershme se janë pjesë e një lloj ‘shtabi të krizës’ – që u jep kompetenca shtesë në rastin e zjarrit në diskotekën në Koçan (shembull: vizita e të sëmurëve pa respektuar protokollin mjekësor). Por, sipas Art.…

Lexo më Shumë

LSDM sot përmes një kumtese akuzon qeverinë për hetim selektiv për tragjedinë në Koçan. “Edhe pas 24 orësh pyetje legjitime të LSDM-së drejtuar MPB-së dhe Prokurorisë Publike, nuk ka asnjë përgjigje. Kjo është jashtëzakonisht shqetësuese, duke pasur parasysh seriozitetin e tragjedisë për të cilën duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë të gjithë zyrtarët aktualë dhe të kaluar, nëpunësit civilë dhe politikanët. LSDM është shumë e shqetësuar se ky hetim është selektiv dhe të çon vetëm tek zyrtarët dhe nëpunësit e kaluar, e aspak tek ata që kanë qenë në detyrë ditën kur ka ndodhur tragjedia. Kjo është një çështje…

Lexo më Shumë

Të gjitha shkollat, çerdhet, institucionet publike, qendrat kulturore dhe sallat sportive në vend janë të sigurta. Këtë mund ta themi pas zbatimit të kontrolleve të jashtëzakonshme inspektuese, në të cilat morën pjesë edhe inspektorë nga pushteti qendror, informoi kryetari i BNJVL-së dhe kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, pas seancës së sotme të Bordit Drejtues të BNJVL-së. Sipas ligjit, shtoi ai, ne si komuna nuk kemi kompetencë të kontrollojmë korrektësinë e pajisjeve PP nëpër shkolla, por një kompetencë të tillë e kanë inspektorët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të cilët kanë marrë pjesë në inspektime së…

Lexo më Shumë

BDI sot ka akuzuar pushtetin se po keqpërdor tragjedinë e Koçanit për të bërë përndjekje politike. “Çdo ditë po rritet numri i ekspertëve, profesionistëve dhe qytetarëve që e shohin dhe e thonë qartë se çfarë po ndodh: kjo është ndjekje politike, jo hetim. Në vend që të përballet me pyetjen se si objekti ka funksionuar për një vit të tërë me licencë të falsifikuar, i mbushur me të mitur, me piroteknikë dhe pa leje, pushteti arreston një ish-ministër, i cili nuk ka pasur kompetenca prej kohësh vetëm sepse nuk është “i tyre”. Në një shtet ku e…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari deklaroi se është koha e fundit që organet e hetuesisë dhe gjyqësisë të depolitizohen. Sipas tij partitë politike për momentin nuk janë aspak të rëndësishme, por e rëndësishme është që qytetari të ndjehet i qetë dhe i sigurt aty ku jeton, shkruan Alsat. “Është një periudhë e vështirë në ta cilën po kalon shteti, katër tragjedi të njëpasnjëshme që ndodhën në Maqedoni në këto 5 vitet e fundit, prej Llaskarcës, Besa Transit, mandej Spitali Modular, tash edhe Koçani. Unë mendoj se organet e hetuesisë dhe gjyqësisë duhet të depolitizohen. Në këto raste nuk shihen…

Lexo më Shumë

Ish-kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska tha se çdo pore në shoqërinë në Maqedoni është e mbuluar me korrupsion. “Tek ne çdo pore është e mbuluar nga korrupsioni. Tani na ka shkuar në mendje se korrupsioni vret vërtet. Ndërgjegjësimi i zyrtarëve nuk ishte në nivele të larta dhe qytetarët ishin shumë tolerues. Ne po sillemi në vend. Ky është një dush i ftohtë për të gjithë dhe do t’i kthjellojë të gjithë dhe ata do të jenë më të vetëdijshëm dhe do të nxjerrim një mësim nga e gjithë kjo. Situata është komplekse dhe pasojat me të cilat përballemi janë…

Lexo më Shumë