Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, pritet të shpallë sot zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Këto do të jenë zgjedhjet e teta lokale me radhë që nga pavarësia e vendit. Kështu fillojnë afatet për procesin zgjedhor. Zgjedhjet lokale do të mbahen më 19 tetor, ndërsa raundi i dytë më 2 nëntor. Në zgjedhjet lokale, qytetarët do të zgjedhin kryetarë bashkish dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Afati i fundit për dorëzimin e listave është jo më vonë se 35 ditë para ditës së zgjedhjeve, që do të thotë se paraqitësit kanë afat deri më 15 shtator për…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka kundërshtuar të shtunën një samit të caktuar midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, duke paralajmëruar se çfarëdo marrëveshje për paqe pa Kievin do të prodhojë “zgjidhje të vdekura”. Takimi, i caktuar për të premten në Alaskë të SHBA-së, shihet si përparim i mundshëm pas javësh zhgënjimi për mungesën e veprimeve për t’i ndalur luftimet. Në një deklaratë të postuar në Telegram, Zelensky tha se integriteti territorial i Ukrainës, i përcaktuar në Kushtetutë, nuk mund të jetë pjesë e bisedimeve dhe theksoi se paqja e qëndrueshme duhet ta përfshijë edhe…
Ali Maksuti Rrjedhat ekonomike dhe sociale çdo herë janë varur nga ndryshimet dhe revolucionet e ndryshme, qofshin ato sociale, industriale, shkencore apo fetare. Në kohët post moderene dhe dekadat e fundit intelegjenca artificiale -IA po e bën të njejtën dhe ka potencial t’i ndryshojë ekonomitë e vogla dhe në zhvillim nëpërmjet shtimit të produktivitetit, transformimit të sektorëve (administrata, bujqësi, shërbime), përmirësimit të shërbimeve publike dhe nxitjes së investimeve të huaja dhe kjo ndikon drejtpërdrejtë edhe në rrjedhat dhe ndryshimet ekonomike. Themi ndryshimet ekonomike, jo vetëm zhvillim ekonomik, sepse mund të ketë edhe pasoja për vende dhe shoqëri të ndryshme të…
Është anuluar seanca e parë kundër ish-drejtorit të Klinikës së Geriatrisë në Shkup, Muhsin Arifi, i cili akuzohet për marrje të ryshfetit nga një grua që dëshironte që një anëtar i familjes të pranohet në spital. Gjykatësja Lenka Davitkova nga Gjykata Penale shtyu seancën e sotme për shkak të mungesës së avokatit të Arifit, i cili u soll në seancë nga burgu i Shuto Orizarës. Në sallë ishte i pranishëm edhe bashkëpunëtori i tij, kujdestari Blerim Amiti, i cili i ka marrë paratë në emër të Arifit. Bëhet fjalë për 20.000 euro. Seanca e radhës është caktuar për në fund…
Një shtetase 75-vjeçare e RMV-së dje u nxor pa shenja jete në plazhin e Sozopolit në komunën e Nea Propontidës, në Halkidiki. Asaj iu dha menjëherë ndihma e parë nga ekipi i shërbimit të urgjencës mjekësore, pas së cilës u dërgua në spital, por mjekët e shpallën të vdekur. Roja Bregdetare greke njoftoi se Autoriteti Bregdetar i Nea Moudanias u informua se “një shtetase e huaj 75-vjeçare (shtetas i RMV-së) u nxor pa jetë nga plazhi i Sozopolit, në komunën e Nea Propontidës”. Pas mbërritjes së një ambulance, asaj iu dha ndihma e parë dhe më pas u…
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot pasdite do të ketë takim me tregtarët, prodhuesit dhe distributorët ku do të bëhet fjalë për çmimet e produkteve ushqimore. Siç informoi ai, ky do të jetë një paralajmërim i fundit dhe një paralajmërim për ta që të sillen në mënyrë të përshtatshme. Në të kundërtën, paralajmëron ai, “Qeveria do të marrë masa të rrepta”. “Kërkesa jonë është që të veprojnë në mënyrë adekuate, të mos rrisin çmimet. Ky do të jetë paralajmërimi dhe vërejtja e fundit për ta. Përndryshe, do të marrim masa që do të jenë rigoroze. Nëse sillen si…
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski sot nënshkroi marrëveshje për mbështetje financiare me drejtorin e NP “Pyjet nacionale”, Zdravko Trajanov për investime në blerjen e mekanizimit dhe pajisjeve në fushën e pylltarisë dhe mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore, në vlerë të përgjithshme prej 48 milionë denarësh. “Mbështetja financiare jepet në masën 100% të vlerës për investime në blerjen e mekanizimit dhe pajisjeve në pylltari dhe mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, por jo më shumë se 48.000.000 denarë me TVSH të përfshirë”, informojnë nga MBPEU. Me këto mjete financiare parashihet blerja e Pajisjeve speciale për shuarjen e…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmes një komunikate ka theksuar se ministeriali i OSBE-së në Shkup – Ngjarja më e madhe dhe më e organizuar në historinë e vendit tonë. “Shpifjet e Vlen që kanë izoluar vendin nga bota dhe nuk kanë organizuar asnjë event ndërkombëtar më të vogël skanë asnjë peshë. Ministeriali i OSBE-së 2023 ishte ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme ndërkombëtare e organizuar ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut një aktivitet që mblodhi ministra të jashtëm dhe delegacione nga e gjithë hapësira e OSBE-së, duke e vendosur vendin tonë në qendër të diplomacisë botërore…
Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale ka zbatuar një masë që synon drejtpërdrejt segmentin më të ndjeshëm të popullsisë – konsumatorët e cenueshëm të energjisë. Me hyrjen në fuqi të shpalljes publike, ministria ka filluar të shpërndajë kondicionerë inverter me efikasitet energjetik për vitin 2025, të cilët do të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe do të ulin kostot e energjisë në mijëra shtëpi maqedonase. Masa realizohet në përputhje me Programin për ndryshimin dhe plotësimin e programit për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë për vitin 2025 (“Gazeta Zyrtare e RMV” Nr. 161/25). Sipas Shpalljes publike për të mbështetur…
Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski njofton se po përgatiten masa të reja që do të mundësojnë kushte më të mira për kreditimin e apartamenteve që blihen për të jetuar, veçanërisht për blerjet e para. Qëllimi është të mbështetet kreditimi që përdoret për të zgjidhur çështjen e strehimit, veçanërisht tek të rinjtë, në kushte kur çmimet e apartamenteve janë në rritje të vazhdueshme. “Qëllimi më i rëndësishëm që i kemi vendosur vetes, i cili rrjedh edhe nga mandati i bankës qendrore dhe është me interes publik, është të shohim se si të inkurajojmë ose mundësojmë kreditim më të favorshëm…
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, promovoi sot masën e re të qeveritare “Shporta shkollore”, që synon uljen e shpenzimeve për pajisje shkollore dhe mbrojtjen e buxhetit familjar para fillimit të vitit të ri shkollor. “Besojmë se arsimi duhet të jetë i arritshëm në mënyrë të barabartë për të gjithë – pa marrë parasysh të ardhurat e familjes. Prandaj, së bashku me Qeverinë, ndërmarrim masa që mundësojnë që çdo fëmijë të fillojë me obigimet shkollore me kushte të barabarta, ndërsa prindërit të ndjejnë lehtësim konkret”, deklaroi ministri Durmishi. Në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Tregti, Qeveria e…
Radhë kilometrike në autostradën Lushnje-Fier në kryqëzimin e pushimit të shoferit. Për shkak të një përplasjeje të disa mjeteve në afërsi të kryqëzimit, radhët e trafikut janë tepër të gjata. Ky është rasti i katërt që nga fillimi i javës dhe aksidentet me dëme materiale krijojnë konfuzion në trafik. Policia e qarkullimit rrugor me forca shtesë ka bllokuar kalimin e mjeteve në autostradë drejt Këmishtajt dhe Krutjes në mënyrë që të çlirohet autostrada nga radhët e krijuara. Përveç kësaj mase provizore. grupi i punës po dokumenton dhe aksidentin e krijuar, ku disa makina janë përplasur dhe kanë dëme materiale.…

