Author: Hamdi Kumanova

Një 27-vjeçar i shpallur i zhdukur disa ditë më parë është kthyer i sigurt pranë familjes së tij. Vëllai i tij kishte denoncuar humbjen e kontaktit me të që prej datës 2 gusht, ndërsa ai ndodhej në Dhërmi. Policia e Vlorës njoftoi se i riu, banues në Tiranë, është kthyer në banesë pa probleme. Materialet shtesë janë referuar për vlerësim sipas procedurës. Njoftimi i policisë Vlorë: Po këta specialistë referuan materiale shtesë për vlerësim, pasi është kthyer në banesë pranë familjarëve të tij, pa probleme, shtetasi A. Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin kishte kallëzuar…

Lexo më Shumë

Në komunën e Çairit sot do të hapet objekti i ri “Bambi” i kopshtit për fëmijë “Fidani”. Siç kumtoi komuna Çair, objekti “Bambi” ka kapacitetin më të madh për kujdes dhe edukim të hershëm në të gjithë vendin. “Përmes kësaj ngjarje, synojmë të promovojmë përkushtimin institucional ndaj përmirësimit të kushteve për edukimin e hershëm dhe rritjen e investimeve publike në fëmijëri të hershme”, theksohet në kumtesën. Në hapjen, siç është paralajmëruar, do të marrin pjesë Zëvendëskryeministri i Parë, Izet Mexhiti, ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani dhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Lexo më Shumë

Revizioni i Shtetit ka konfirmuar publikisht atë që qytetarët e dinë prej kohësh, se Ministria e Punëve të Jashtme, në një kohë kur Bujar Osmani ishte ministër, kreu tendera të paligjshëm në lidhje me organizimin e samitit të OSBE-së në vitin 2023. Sipas raportit të revizionit: Mbi 120 milionë denarë u shpenzuan pa të dhëna të qarta; Nuk ka dokumentacion se çfarë saktësisht është dorëzuar, instaluar ose lënë si pajisje e përhershme në sallën Boris Trajkovski; Kontratat dhe prokurimet publike u zbatuan pa transparencë dhe me mangësi serioze ligjore. Ky është edhe një konfirmim se…

Lexo më Shumë

Publikimi i listës së projekteve kërkimore të financuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin 2025 ka nxitur debat të ashpër mbi barazinë në mbështetjen akademike në Maqedoninë e Veriut. Nga 40 projekte të miratuara, 39 kanë shkuar për universitete dhe institute maqedonase, ndërsa vetëm një projekt është ndarë për Universitetin e Tetovës, përcjell PressOnline.al. Të dhënat zyrtare tregojnë se Akademia e Shkencave dhe Arteve (ASHAM), Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip dhe Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir kanë siguruar secili nga 5–6 projekte. Ndërkohë, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti…

Lexo më Shumë

Me kthimin e temperaturave të larta në Maqedoninë e Veriut, nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë thirrje që të respektohen rekomandimet e përgjithshme për mbrojtjen e shëndetit nga i nxehti. Nga Ministria thonë se nga periudha 8 gusht deri më 13 gusht 2025 do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave ditore. “Temperatura të larta gjatë ditëve në vijim – Të respektohen rekomandimet e përgjithshme për mbrojtjen e shëndetit Ministria e Shëndetësisë informon opinionin publik se, sipas parashikimit më të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), në periudhën prej 8 deri më 13 gusht, 2025 pritet rritje…

Lexo më Shumë

LSM dorëzoi kërkesë tek deputetët për miratimin urgjent të pagës minimale në shumën prej 500 eurove. Nga LSM thonë se kërkesa e tyre është e arsyeshme, e nevojshme dhe e qëndrueshme, e bazuar edhe në krahasimet me vendet e tjera, si dhe në kushtet ekonomike dhe sociale në Maqedoni. Me këtë ata kërkuan nga deputetët dhe Kuvendi të nisin menjëherë procedurën ligjore dhe ta pranojnë propozimin e punëtorëve, me ç’rast do të mundësohet që duke filluar nga muaji gusht i këtij viti, paga minimale të rritet në 500 euro.

Lexo më Shumë

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” pritet rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Siç informoi LAMM, komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata.. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në RMV ka marrë disa vendime përpara zgjedhjeve lokale. Komisioni miratoi udhëzime për emërimin e një kryetari, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në bordet zgjedhore, të cilat rrjedhin nga detyrimet ligjore për të formuar përbërje të reja nga radhët e administratës shtetërore, pasi mandati katërvjeçar i bordeve zgjedhore, të cilat u zgjodhën para zgjedhjeve lokale në vitin 2021, skadoi këtë vit. Siç theksoi kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, është miratuar edhe një metodologji për emërimin e një kryetari, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në bordet e reja zgjedhore. “Zgjedhjet do të zhvillohen përmes një sistemi…

Lexo më Shumë

Rron Gjinovci ka reaguar në lidhje me protestën e mbajtur dje kundër Gjykatës Speciale. Ai tha se tash e tutje duhet të largohet akuza për ndërhyrje në drejtësi, marrë parasysh se po kundërshtohet Specialja, gjykatë kjo e Kosovës. Ai i kritikoi partitë PDK, LDK dhe AAK për përdorimin politik të kësaj gjykate, duke e lidhur këtë me një përgatitje të mundshme për fushatën zgjedhore që mund të ndodhë në tetor. Gjinovci veçon sidomos bashkimin e pazakontë të këtyre partive, veçanërisht nga LDK, që ka qenë kundër kësaj gjykate që nga paslufta, përcjell “Bota sot”. Shkrimi i plotë…

Lexo më Shumë

Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer për Al Nassr në ndeshjen miqësore ndaj ekipit portugez, Rio Ave. Al Nassr triumfoi 4:0 ndaj Rio Ave, kurse ylli portugez kompletoi hat-trikun,. Simakan fillimisht kaloi ekipin arab në epërsi në minutën e 15-të të ndeshjes. E më pas ishte spektakli i Ronaldos. Fillimisht ai dyfishoi epërsinë në minutën e 44-të. Në të 63-tën ai shënoi për 3:0, kurse pesë minuta më vonë nga penalltia e kompletoi hat-trikun e tij dhe epilogun e këtij takimi, 4:0.

Lexo më Shumë

Një nga vlerat më të rrënjosura në traditën shqiptare, besa, ka luajtur një rol kyç në transferimin e mesfushorit Ardon Jashari drejt Milanit. Edhe pse me origjinë shqiptare, Jashari u rrit në Zvicër, por trashëgimia kulturore shqiptare ka ndikuar fuqishëm në vendimmarrjen e tij. Sipas mediave italiane, futbollisti i kishte dhënë fjalën klubit kuqezi, dhe në frymën e besës, ai nuk e theu premtimin, pavarësisht ofertave më të larta financiare që mbërritën nga klube të tjera, përfshirë edhe Club Brugge. Për Jasharin, një fjalë e dhënë kishte më shumë vlerë sesa një kontratë më e majme. Besa, një…

Lexo më Shumë