Më 02.07.2025, në orën 15:30 dhe 22:55, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë dhe Njësia Policore në Kamjan kanë privuar nga liria A.E. (18) dhe një të mitur, të dy nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të një gruaje 37-vjeçare nga Tetova, e cila ka raportuar se në disa raste ata kanë kryer marrëdhënie seksuale të paligjshme me dy vajzat e saj të mitura.
Author: Hamdi Kumanova
Ngjarje e pazakontë u regjistrua sot në Shkup, një qytet ku trafiku nga viti në vit po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u përballuar. Është fakt që në qytet mungojnë shumë vende parkimi, por po ashtu është fakt që një pjesë e madhe e shoferëve aspak nuk i kushtojnë vëmendje të tjerëve, as kur vozisin e as kur parkojnë. Sot në mëngjes, në rrugën “Fronti Popullor”, një automjet ishte parkuar, besoni ose jo, mbi një tjetër automjet. Nuk dihet nëse shoferi i SUV-it ka humbur kontrollin mbi makinën, apo kjo është bërë qëllimisht, por kjo është një tregues…
MPB njofton se me datë 02.07.2025 në orën 08:30 në SPBTetovë, një 42-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka raportuar se është mashtruar me një shumë prej 7750 euro nga personi N.Z. nga Shkupi, i cili gjatë muajit maj i ka premtuar se do ta ndihmojë të nxjerrë djalin e tij nga paraburgimi, por pasi nuk e ka kryer punën, i njëjti kishtekuptuar se është mashtruar. Po merren masa për ybardhjen e rastit.
Më datë 02.07.2025 në orën 21:40 dhe 00:10 në Tetovë dhe në fshatin Nerasht, efektivët e policisë nga Stacioni Policor Tetovë dhe NjP Jegunovcë, kanë privuar nga liriapersonat J.K.(45) dhe D.K.(46), të dy nga fshati Nerasht, të cilët po atë ditë në orën 20:00 janë denoncuar në Stacionin Policor të Jegunovcës nga A.B. (45) nga fshati Dvorcë e Shkupit, se ndërsa po drejtonte automjetin e tij të pasagjerëve “Mercedes” me targa kombëtare norvegjeze, në fshatin Orashë e Poshtme, të njëjtit me automjetin e pasagjerëve “Opel Astra” ia kanë bllokuar rrugën, gjatë së cilës J.K. e ka kërcënuar me armë. Ata…
Duke e kuptuar sportin si pjesë të pandashme të zhvillimit të shoqërisë, VLEN njofton miratimin e mbështetjes financiare për projekte infrastrukturore sportive në disa komuna. Ky vendim është rezultat i angazhimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Sportit. Investimet përfshijnë ndërtimin dhe rikonstruksionin e fushave sportive, këndeve të lojërave dhe objekteve multifunksionale në komunat Gostivar, Bogovinë, Zhelinë dhe Butel. Këto projekte synojnë të përmirësojnë kushtet për sport dhe aktivitete rekreative për qytetarët, veçanërisht për të rinjtë. Vendimi është pjesë e planit zhvillimor të Ministrisë së Sportit për vitin 2025 dhe përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit…
Gjyqtari Afrim Fidani është zyrtarisht kryetar i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pasi bëri betimin sot në Këshillin Gjyqësor. “Deklaroj dhe betohem se do ta kryej funksionin e kryetarit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut me ndershmëri, ndërgjegje, në mënyrë të pavarur dhe me përgjegjësi, do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se do të respektoj liritë dhe të drejtat e qytetarit”, është deklarata solemne e bërë nga Fidani, duke përsëritur kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski. Fidani edhe “de jure” u bë kryetar i gjykatës më të…
Është ndërprerë procesi gjyqësor kundër kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili ishte i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve. Prokurori publik është tërhequr nga ndjekja penale. – Gjykata Themelore e Kumanovës, për shkak të interesit të publikut për procedurën në lëndën me numër K-115/24 kundër të akuzuarit M.D. nga Kumanova për veprën penale – keqpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare sipas nenit 353 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, njofton se më 1 korrik të këtij viti është marrë vendim me të cilin aktakuza refuzohet në përputhje me nenin 402 paragrafi 1…
Të mërkurën në mbrëmje, në Serbi një numër i madh qytetarësh u arrestuan dhe u sulmuan, në një operacion policor për të thyer bllokadat e studentëve. Gjatë natës me stuhi, por edhe në mëngjes, një numër i madh videosh u shfaqën në rrjetet sociale që tregonin se si policia i trajtonte qytetarët. Reagimet më të nxehta u shkaktuan nga një video e postuar në profilet e Instagram-it “FTN se budi” dhe “studentët në bllokadë” nën titullin “bravo, burra”. Konkretisht, videoja tregon dhjetëra oficerë policie me vajza që ecin para tyre, dhe oficeri i policisë vazhdimisht shtyn njërën prej tyre…
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve kanë ndodhur 4 raste të dhunës në familjë në Kosovë. Sipas njoftimit të policisë, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Malishevë dhe dy raste në Rahovec. Me vendim të prokurorit 3 persona janë dërguar në mbajtje. Më poshtë janë njoftimet e plota: Prishtinë / 01.07.2025 – 20:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime. Malishevë / 24.06.2025 – NN. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është…
Nga BDI thonë se procesi i punësimeve në institucionet shtetërore po zhvillohet në mënyrë selektive dhe diskriminuese, ku shqiptarët mbeten të papërfaqësuar. Sipas BDI-së, përditë e më shumë, përjashtimi i tyre po shndërrohet në praktikë të përhershme të kësaj qeverie. “Në vend që të forcohet përfaqësimi i drejtë, Qeveria ka propozuar një zëvendësim të mekanizmit ligjor ekzistues (balancuesit) me një komision jofunksional që do të hartojë analiza vjetore. Ky model nuk garanton as përfaqësim, as zbatim të drejtë të ligjit, dhe as barazi. Edhe ky version i dobët i ligjit nuk po dërgohet në Kuvend, çka dëshmon mungesë serioziteti dhe…
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një shtetasi të huaj në pikën kufitare më Merdar. Sipas njoftimit shtetasi i Azerbajxhanit është arrestuar nga Policia Kufitare, pasi i ka ofruar 20 euro ryshfet një zyrtari policor për të mundësuar kalimin e paligjshëm të kufirit. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po trajtohet nga organet kompetente.
Një zjarr i ri, i nxitur nga erërat e forta, shpërtheu të mërkurën pranë Çesmesë, një destinacion turistik në provincën perëndimore turke të Izmirit, pas 24 orësh qetësie relative, njoftuan zyrtarët dhe mediat. “Zjarri nuk është vënë nën kontroll”, paralajmëroi guvernatori i Izmirit, Suleyman Elban, rreth mesnatës (ora lokale), duke shtuar se “sipas dëshmitarëve okularë dhe teknikëve në vendngjarje, zjarri padyshim u shkaktua nga një kabllo e linjës së energjisë”. Sipas radios NTV, zjarri shpërtheu herët pasditen e djeshme në një zonë rurale dhe u përhap shumë shpejt për shkak të erërave në një zonë pyjore ngjitur dhe një ullishte.…

