Qeveria mori vendim që t’u kërkojë tregtarëve të ulin çmimet e pajisjeve shkollore për së paku 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe për së paku 15 për qind në tregtinë me pakicë. Me pajisje shkollore nënkuptohen çanta shkolle, fletore, lapsa, stilolapsa, vizore, materiale didaktike, letër dhe të tjera.
Vendimi vlen për periudhën nga 15 gusht-15 shtator, dhe tregtarët janë të detyruar që krahas çmimit të ri të ulur të produkteve, ta publikojnë edhe çmimin e vjetër që ka qenë në fuqi më 01 qershor, i cili merret si çmim bazë për përcaktimin e uljes. Gjithashtu, përpara hyrjes së objektit shitës ose në ndonjë vend të dukshëm në dyqan, duhet të jetë i afishuar qartë dhe dukshëm një poster me mbishkrimin “Më pak shpenzime, më shumë për ty.”
Data 11.11.2026
Aktuale
- Hodai i përgjigjet sërish Mickoskit: Ofendim është privilegjimi i deputetëve dhe nënvlerësimi i studentëve, jo thënia e së vërtetës ndaj pushtetit
- Hodai: Deputetët hanë stek pule me 115 denarë, ndërsa studentët paguajnë shumëfish më tepër për ushqimin
- Besjan Rexhepi: Studentët kërkojnë një të drejtë kushtetuese, por institucionet vazhdojnë t’i ofrojnë zgjidhje gjysmake
- Mexhiti: BDI i hapi rrugë “botës serbe” përmes politikës, nëntokës dhe bankave
- G7 riafirmon mbështetjen për “sovranitetin dhe integritetin territorial” të Ukrainës
- Incidenti i rëndë gjatë trajnimit të FSK-së: Një ushtar në rrezik të lartë
- Kufiri i diplomacisë personale të z. Rama
- Kim Mehmeti: A mos është ‘Rilindja’ e piktorit dega shqiptare e ‘Botës Serbe’?!



