Ministria e Brendshme njoftoi ka mundësuar caktimin online të termineve për dokumente personale në vend dhe për diasporën, pra të gjithë ata që nuk kanë numër telefoni të Maqedonisë, përmes mundësisë për të bërë rezervim përmes postës elektronike. Ky seksion mund të qaset drejtpërdrejt përmes këtij linku: https://termin.mvr.gov.mk/Call_Request Që nga futja e caktimit elektronik përmes ueb-faqes së Ministrisë së Brendshme në vitin 2024, ka pasur mesatarisht 7,000 termine të planifikuara në muaj, ndërsa gjatë vitit 2025 ka pasur mbi 4,000 termine në muaj ose mesatarisht pothuajse 200 termine të planifikuara në ditë përmes këtij shërbimi, transmeton Portalb.mk.…
Author: Hamdi Kumanova
Sot (04.07.2025) në orën 03.30 në SPB Shkup, një grua 51-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se më 03.07.2025 rreth orës 22.00 në shtëpinë familjare në zonën e Gazi Babës, ishte sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj M.S. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.TS
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, nënshkroi sot kontratën me kompaninë “Fluid projekt” për realizimin e projektit të rikonstruktimit të stadiumit të Çairit. Ky projekt parashikon vendosjen e barit artificial të gjeneratës më të fundit, të certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare, si dhe intervenime në infrastrukturën ndihmëse të stadiumit, duke përfshirë sistemin e ndriçimit, drenazhit dhe elemente shtesë që rrisin sigurinë dhe funksionalitetin për sportistët dhe publikun. Sipas komunës, punimet do të realizohen në një afat të përqendruar prej 45 deri në 60 ditësh, me synimin që stadiumi të jetë i gatshëm për sezonin e ardhshëm sportiv dhe të krijojë…
Për katër vitet e fundit, vendi ka 33 mijë banorë më pak. Kryeministri thotë se kjo është njësoj sikur të zhdukej një qytet me madhësinë e Kavadarit ose Kërçovës. Qeveria thonë se planifikojnë zbatimin e masave konkrete për rritjen e natalitetit, ndërsa Mickoski thotë se po mendon seriozisht për vendosjen e tatimit për të pamartuarit. “Seriozisht mendojmë për vendosjen e tatimeve shtesë për të pamartuarit”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër. Ishte kjo ndër masat që kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi për t’u marrë me problemin e uljes së natalitet dhe të numrit të popullsisë. Në diskutimin e sotëm për krijimin e politikave…
Shkolla e Nerovës, e cila ishte harruar nga shteti me dekada është transformuar në arenë debati. BDI-ja që për 22 vite ishte në pushtet nuk e zgjidhi hallin e banorëve, por pas vendimit të Qeverisë, sot i duartroket ambasadorit të Shqipërisë Denion Meidani i cili pas alarmimit të Alsat kishte vizituar Nerovën për të parë gjendjen nga afër. Bilall Kasami nga VLEN i apelon BDI-së opozitare që të mos keqpërdor Ambasadën dhe ambasadorin për pikë ditore politike, ndërsa uron që ambasadori të jetë në krye të detyrës për të përfaqësuar shtetin shqiptar dhe shqiptarët konform Kushtetutës dhe më pak të…
Prokuroria Publike ka ngritur akuzë kundër ish drejtorit të Geriatrisë, Muhsin Arifi dhe bashkëpunëtorit të tij mbi dyshimet për “marrje ryshfeti” dhe për “shpërblim për ndikim në kundërshtim me ligjin”. Organi i akuzës ka arritur të vërteton se ryshfeti i kërkuar prej 20 mijë eurove ka pasur për qëllim hospitalizimin e një personi. I dyshuari i dytë është kapë në flagrancë në vendin që paraprakisht ishin marrë vesh të dorëzoheshin paratë. Duke vlerësuar rrethanat, Prokuroria ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit. Arrestimi i tij ndodhi më 9 prill në oborrin e Klinikës së Geriatrisë. /Alsat.mk
Banorët e fshatit Kopanicë pretendojnë se prej më shumë se tre muajsh janë pa ujë të pijshëm, raporton INA . Sot ata protestuan para komunës së Jegunocës, ku nuk munguan as përplasjet verbale me kryetarin e komunës, Dimitar Kostadinoski. Banorët thonë se jetojnë në kushte të rënda dhe janë të detyruar të përdorin shishe plastike për nevojat bazë të higjienës. “I ngrohim shishet, nga 5-6 shishe, lahemi si në kohën e përparme. Në cilin shekull jetojmë?” – u shpreh një banor i revoltuar. “Uji që e marrim nga puset nuk është i pijshëm”, shtoi një tjetër banor.…
Në kontekstin e debatit mbi identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase në Raportin e Progresit të vendit me BE-në, ish-Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, vlerëson se Marrëveshja e Prespës është një armë e fuqishme dhe duhet të përdoret në këtë rast pas lobimit nga eurodeputetët bullgarë dhe disa deputetë të PPE-së që të mos përfshihet identiteti dhe gjuha maqedonase në Raportin e fundit, i cili do të votohet të martën. “Më bën përshtypje barazimi i problemit të pazgjidhur me Bullgarinë me zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Greqinë. Në pakon e pranuar nga qeveria e mëparshme, “sukses i shkëlqyer” që e ndërlikon pafundësisht…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, në emisionin “24 Analiza” deklaroi se nuk e përjashton mundësinë të kandidojë për kryetar të Komunës së Çairit. Sipas tij, aktualisht po zhvillohen anketa të brendshme partiake për të gjithë kandidatët e mundshëm. Mexhiti sqaroi gjithashtu se ata presin fitore në një numër të madh komunash në bllokun politik shqiptar. “Ne nuk kemi frikë. Jemi të fokusuar te zgjedhjet lokale, te programi i mirë dhe te kandidatët e mirë, dhe në zgjedhjet lokale do të konfirmohet fitorja e një viti më parë. Mund të ketë edhe rikonstruim të Qeverisë…
Ministria e Shëndetësisë informon publikun se në përputhje me parashikimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Planin e Veprimit për Parandalimin e Pasojave të Valëve të Nxehtë në Shëndetin e Popullsisë 2025–2030, duke filluar nga sot (e premte, 4 korrik), aktivizohet faza 3, e cila do të zgjasë deri më 8 korrik 2025. Me propozim të Ministrisë, Qeveria miratoi rekomandimet e mëposhtme: Përjashtim nga detyrimet e punës për gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç. Ky rekomandim nuk vlen për punonjësit në infrastrukturën kritike (shëndetësi, polici, ushtri, transport, energji, kompani publike). Shtyrje e procesit të punës gjatë orarit kritik…
Një tjetër goditje për mafian shqiptare në Ekuador. Pas kapjes së bosit të drogës shqiptare Dritan Gjika në Emiratet e Bashkuara Arabe, Policia dhe Ushtria sekuestruan tre ton kokainë në një fermë në Chongón, një famulli e Guayaquil, më 3 korrik 2025. Sipas policisë droga ishte fshehur në një fermë bagëtish, e cila besohet të jetë një nga kompanitë fasadë të përdorura nga mafia shqiptare në vend. Droga u gjet në pako drejtkëndëshe dhe në një kamion të ngarkuar me banane gjatë një operacioni të kryer herët në mëngjes të enjten. “U identifikua një pronë që vepronte nën maskën e…
Më 3 korrik 2025, në orën 17:50, zyrtarët policorë të Njësisë për Punë të Brendshme në Gostivar arrestuan zyrtarin policor D.S. (51) nga Gostivari, nën dyshimin se ka kryer vepra penale të “Keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe autorizimeve”, sipas neneve 353 dhe 354 të Kodit Penal. Ai dyshohet se ka vjedhur rreth 25.000 euro para të gatshme dhe stoli ari me vlerë rreth 50.000 euro, të cilat ishin sekuestruar gjatë bastisjeve ku kishte marrë pjesë në cilësinë e të punësuarit në teknikën kriminalistike në Stacionin Policor të Gostivarit. Paratë dhe ari ishin ruajtur në një dollap brenda stacionit policor, për…

