Author: Hamdi Kumanova

“Populli nuk i beson më, Maksim Dimitrievski shërben te Mickoski për t’i shpëtuar ndjekjes penale. Skandali me tërheqjen e Prokurorisë nga rasti kundër Maksim Dimitrievskit e zbuloi të vërtetën e plotë. Makso mori shpërblim nga Mickoski për tradhtinë që bëri. U bë e qartë pse Dimitrievski hyri në koalicion me Hristijan Mickoskin? Për të shpëtuar veten nga përgjegjësia dhe ndjekja penale. Kali i Trojës është zbuluar përfundimisht. Të gjitha krimet e Dimitrievskit janë nën mbrojtjen e pushtetit të Mickoskit, i cili e kontrollon plotësisht. Maksim nuk është partner koalicioni. Ai është dekor, instrument. Maskë politike. E vetmja…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka mirëpritur në hapësirat e Kuvendit një grup të rinjsh pjesëmarrës në Shkollën Rinore Ballkanike, e cila organizohet nga YTB në bashkëpunim me organizatën Vizioni-M. Në këtë takim, Gashi tha se pati kënaqësi të zhvillojë një diskutim të hapur me të rinjtë mbi sfidat e politikës, duke theksuar rëndësinë e parandalimit të dhunës politike, rritjes së kulturës politike, si dhe forcimit të dialogut dhe respektit të ndërsjellë në shoqëri. “Energjia dhe mendimet e tyre japin shpresë për një të ardhme më të mirë dhe më gjithëpërfshirëse në rajonin tonë,”…

Lexo më Shumë

Në emër të shtimit të natalitetit kryeministri Hristijan Mickoski tha se mendon seriozisht për tatim shtesë për të ata që nuk martohen. Qytetarët thonë se tatimi për të pamartuarit është e fundit që duhet të mendohet. Sipas tyre në vend të masave të tilla duhet t’i mundësohet të rinjve jetë me e mirë, më shumë punësime e paga me të larta. Më shumë subvencione për punësimin e të rinjve, më shumë siguri në vend, një ekonomi më stabile dhe martesat nuk do të mungojnë. Kështu kanë porositur një pjesë e banorëve kryeministrin e vendit Hristijan Mickoski, pas deklaratës së tij…

Lexo më Shumë

Me moton “1 vit punë, dinjitet dhe ndryshim”, krerët e koalicionit VLEN, të shoqëruar nga funksionarë partiak të nivelit qendror e lokal, shënuan njëvjetorin e qeverisjes. Liderët e koalicionit VLEN, përveç theksimit të arritjeve, dërguan porosi të ashpra ndaj oponentëve të tyre, duke i cilësuar si kor i fabrikimeve, dezinformatave dhe shpifjeve. Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike theksoi që BDI-ja pasi humbi pushtetin shpalli luftë ndaj çdo arritje të VLEN-it, ndërsa Bilall Kasami nga Lëvizja BESA theksoi që ata që kanë tentuar të njollosin suksesin janë ulur në prehrin e BDI-së. “Kur shqiptarët kërkonin ndonjë vend pune ata bënin pazare…

Lexo më Shumë

Maqedonia po përjeton një transformim dixhital rrënjësor, falë reformave të qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE, thuhet në një deklaratë zyrtare të kësaj partie. Sipas partisë në pushtet, qeveria aktuale trashëgoi një sistem të prapambetur dixhital nga qeverisja paraprake e LSDM-së, por brenda një viti ka hedhur hapa të rëndësishëm drejt modernizimit të administratës publike dhe shërbimeve për qytetarët. 120 shërbime të reja elektronike janë vënë tashmë në dispozicion përmes portalit kombëtar uslugi.gov.mk, përfshirë certifikatën e lindjes, të shtetësisë, të penalitetit dhe dokumentin për blerjen e armëve – të gjitha të vlefshme në formë elektronike. Për të garantuar…

Lexo më Shumë

Pas aktiviteteve operative të ndërmarra më parë, dje (04.07.) oficerët e policisë nga Shërbimi i Sigurisë Publike Shkup, në bazë të urdhëresave të gjykatës për kontroll të një shtëpie dhe lokaleve të tjera, kryen kontrolle të dy personave informon Tetovasot. Gjatë kontrollit të personit N.J. (26) nga Shkupi në një apartament në Gjorce Petrov, u gjetën dhe u sekuestruan një peshore dixhitale me mbetje të një substance, një qese me zinxhir me fara bimësh, një qese polietileni me një substancë pluhur të bardhë, një kavanoz me një substancë të bardhë të kokrrizuar, një shishe e vogël me fara bimësh, një…

Lexo më Shumë

Më datë 05.07.2025 në orën 02.05, zyrtarët e policisë të DPB Gostivari, në fshatin Çegran, të gostivarit, kanë privuar nga liria personin Sh.Sh. (50) nga fshati Çegran dhe A.I. (20) nga fshati Forinë, e Gostivarit. Gjatë një bastisjeje të kryer në përputhje me urdhërin gjyqësor, në shtëpinë dhe hapsirat ndihmëse të Sh.Sh. më datë 04/05.07. në objektin e tij të hotelerik në fshatin Çegran, u gjetën dhe u sekuestruan tre qese plastike me substancë pluhur të bardhë të panjohur. Dy personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të përgatitet një parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

“Në shtatë vitet e fundit, numri i nxënësve është zvogëluar për 17.000 dhe ai i studentëve për 7.000. Klasat dhe amfiteatrot po zbrazen. Nëse kjo nuk ndalet, shteti nuk mund të shpresojë në një të ardhme perspektive, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në konferencën e sotme me titull “Sfida demografike dhe zgjidhjet e mundshme”. “Arsimi dhe shkenca nuk duhet të jenë faktorë që nxisin emigrimin. Ato duhet të jenë fusha që u ofrojnë të rinjve një proces cilësor të edukimit personal, por edhe mundësi për angazhim profesional, si në institucionet arsimore ashtu edhe në ato shkencore,”…

Lexo më Shumë

Sonte në bulevardin „Aradhat Partizane“ në lagjen Karposh 3, pranë qendrës tregtare „City Mall“, ndodhi një aksident i rëndë rrugor ku ishte përfshirë një automjet i markës „Audi“. Sipas informacionit fillestar, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur në shportat e luleve, pasi më parë ka goditur disa pemë pranë rrugës. Dëshmitarët e ngjarjes deklarojnë se automjeti po lëvizte me shpejtësi tepër të madhe.

Lexo më Shumë

MPB njofton se me datë 04.07.2025 rreth orës 14.00 në SPB Tetovë nga Spitali Klinik i Tetovës, kanë raportuar se tek ata një person i lënduar kishte kërkuar ndihmë mjekësore, i cili, sipas raportimit, kishte rënë nga skela gjatë punës dhe si rast urgjent ishte transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup. Menjëherë është vepruar sipas raportit dhe është përcaktuar se bëhet fjalë për personin N.O. nga fshati Xhepçishtë. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Më datë 04.07.2025 në orën 12.05, personi F.S. nga Gostivari ka raportuar se në rrugën e “Ilindenit” në një apartament në një ndërtesë banimi, një prind, përkatësisht një nënë, po e keqtrajtonte fëmijën e saj të mitur. Menjëherë është veprua sipas raportimit, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale Gostivar, dhe M.S. u gjet në vendin e treguar, duke bërtitur me zë të lartë dhe duke e keqtrajtuar djalin e saj katërvjeçar. Pas konsultimit me Prokurorin Publik, me një automjet të Shërbimit të Ndihmës Mjekësore të Shpejtë, ajo u transferua në Qendrën Mjekësore në Gostivar për ndihmë mjekësore,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se rritja e eksportit në maj të këtij viti është një lajm i shkëlqyer për ekonominë e Maqedonisë dhe do të thotë më shumë para për qytetarët e Maqedonisë. “Rritet eksporti i Maqedonisë! Lajm i shkëlqyer për ekonominë e Maqedonisë. Në maj, eksporti i Maqedonisë u rrit për një shifër marramendëse prej 23,44 për qind në euro, në mes të stagnimit në tregun evropian, dhe veçanërisht sfidave me të cilat përballet industria e automobilave. Gjithashtu shënuam rritje të eksportit të Maqedonisë në pesë muajt e parë të vitit 2025, në periudhën janar-maj, eksporti i Maqedonisë…

Lexo më Shumë