Author: Hamdi Kumanova

Sulmet e Ukrainës me dronë shkaktuan kaos të madh në trafikun ajror të Rusisë në fundjavë. Aeroportet më të mëdha që i shërbejnë Moskës dhe Shën Petersburgut, ishin mes atyre që u detyruan t’i kufizojnë aktivitetet gjatë ditës së diel. Ministria e Transportit e Rusisë njoftoi se deri në orën 18:00 – sipas kohës lokale – ishin anuluar rreth 400 fluturime, për shkak të masave të sigurisë ajrore. Pasagjerëve iu rekomandua të udhëtojnë me tren si alternativë. “Deri në orën 6 të mbrëmjes – sipas kohës së Moskës – 171 fluturime u anuluan në Aeroportin Sheremetyevo. Pesëdhjetë e gjashtë fluturime…

Lexo më Shumë

Eksperti i sigurisë Burim Ramadani, ka bërë thirrje që të zbardhen rastet e kërcënimit me bombë në Kuvendin e Kosovës dhe shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit që kishte ndodhur muaj më parë. Ai ka thënë se për dy rastet duhet mbështetja ndërkombëtare, duke shtruar se “nuk jemi shtet që nuk zbardh veprime terrori, veproni më shpejtë e më saktë”, është shprehur ai. Reagimi i tij i plotë: Kërcënimi me bombë tash dhe shpërthimi para 7 muajsh në Kanalin e IbërLepencit – të zbardhen dhe të ketë transparencë! 1. Mbështetja ndërkombëtare është e domosdoshme për personin që ka kërcënuar me bombë…

Lexo më Shumë

Reali i Madridit përjetoi një situatë të pazakontë pas ndeshjes kundër Borusias së Dortmundit. Të bardhët siguruan kualifikimin dhe lojtarët u larguan gradualisht nga stadiumi për t’u hipur në autobus dhe për t’u drejtuar për në aeroplanin që do t’i kthente në Palm Beach, Majami, qendrën e tyre të grumbullimit në Kupën e Botës për Klube. Megjithatë, Madridi u përball me një situatë të papritur. Me të gjithë skuadrën tashmë në autobus dhe Florentino Pérez gjithashtu në makinën e tij, klubi madrilen u detyrua të largohej pa yllin e vet Kilië Mbape. Sulmuesit francez iu desh gati një orë kohë…

Lexo më Shumë

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra zbuloi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN se planet për krijimin e shtetit Bektashi në Shqipëri kanë nisur që në vitin 2017, ku sipas tij ka pasur edhe një kërkesë nga ana e Kryegjyshatës drejtuar kreut të Kuvendit të asokohe, Ilir Meta për çështjen në fjalë. Sipas Gurrës, ajo që të bën përshtypje është përse kjo ide po merr jetë pikërisht tani, kur qëndroi e fjetur për gati një dekadë. Ai më tej shprehu bindjen e plotë se kjo “nuk është aspak as iniciativë, as indicie, apo ndoshta dëshirë e Shqipërisë.”…

Lexo më Shumë

Rritje e ndërgjegjësimit tek konsumatorët për rëndësinë e blerjes së produkteve bujqësore vendase dhe produkteve të përpunuara, e cila do të mbështesë fermerët, përpunuesit dhe ekonominë vendase, është qëllimi i fushatës së re të shpallur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU). Fushata do të titullohet “Më e mira nga Maqedonia” dhe, siç thotë ministri resor Cvetan Tripunovski, parashikon një risi – krijimin e një platforme për qasje të lehtë në informacione për prodhuesit dhe shitësit e produkteve bujqësore, si dhe për evidencë më të mirë të prodhimit bujqësor në vend. “Muajt a kaluar punuam në…

Lexo më Shumë

Mediat greke shkruajnë se R. Muci, S. Kallashi dhe L. Hoxha janë tre shqiptarët e arrestuar në Greqi nga grupi i trafikut të kokainës. Gjithsej në grupin kriminal janë 14 pjesëtareve, mes tyre edhe R. Muci, 41 vjeç nga Shushica e Vlorës, S. Kallashi, 50 vjeç nga Novosela e Vlorës dhe L. Hoxha, 27 vjeç nga Kutallia e Dimalit. Gjithashtu bëhet e ditur se “Koka” që fshihej pas transportit të lëkurave me kokainë nga Amerika Latine në Greqi konsiderohet një shtetas 45-vjeçar shqiptar, i identifikuar si L. Murataj i cili nuk u arrestua, por mësohet se jeton në Spanjë.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, reagoi ashpër dhe me ironi në rrjetet sociale pas paralajmërimeve për masa të reja të mundshme lidhur me demografinë, duke e quajtur absurde idenë për një “taksë për beqarët”. Në një status në profilin e tij në Facebook, Jakimovski e quajti Qeverinë “patriotike”, por e akuzoi se në vend që të ofrojë zgjidhje për të rinjtë, po propozon masa si vendosja e taksave mbi qytetarët bazuar në statusin e tyre martesor. “Prej patriotizmit në absurditet – ideja e re: TAKSË PËR BEQARËT! Numri i nxënësve është ulur për 17.000 – kjo është…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është arrestuar një 55-vjeçar nga Trubareva e Shkupit dhe nëna e tij 76 vjeçe, pasi i njëjti , sipas dyshimeve të Policisë, është paraqitur si njeri me aftësi të posaçme, dhe i ka marrë një çifti nga Berova rreth 400,000 euro, gjoja për t’ia larguar magjinë ndaj djalit të çiftit, përcjell TV21. “Më 03.07.2025, B.D. (76) nga Berova paraqiti në SPB Shtip kallëzim penal për veprën penale “Mashtrim” sipas nenit 247, paragrafi 4 i Kodit Penal të RMV-së, ndaj personit D.I. (54) nga fshati Trubarevë, në afërsi të Shkupit. Sipas kallëzuesit,…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë paguajnë çmimin më të lartë për karton të gjelbër krahasuar me vendet fqinje. Në shumë vende të rajonit si Serbia, Bullgaria dhe Greqia, ky karton përfshihet në polisën bazë të sigurimit të automjeteve dhe merret automatikisht me regjistrimin e automjetit. Shoferët thonë se çmimi është shumë i lartë për standardin tonë dhe kërkojnë ulje të menjëhershme. “Çmimi është shumë i shtrenjtë, për standardin tonë është shumë i shtrenjtë dhe duke parë vendet e tjera, të gjithë kanë karton të gjelbër bashkë me regjistrimin. Por tani duhet të sillemi siç komandon shteti.” “Epo, kjo do të…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN është në fazën e anketimeve dhe analizës së emrave për kandidatët për kryetarë komunash në zgjedhje lokale të tetorit. Kandidatët në zgjedhje do të garojnë nën logon e VLEN-it “Ne nuk konsiderojmë se krejt potenciali politik është brenda VLEN-it, ne vlerësojmë se ka intelektualë, ka biznesmenë, ka akademikë që nuk kanë veshë fanellën e VLEN-it, por ne nëse vlerësojmë që ai është më i miri për një qytet, për një komunë ne i themi urdhëro na prijë, do e kesh mbështetjen e fuqishme të VLEN-it”, tha Izet Mexhiti, VLEN. “Nëse VLEN-i do të vlerëson që Izet…

Lexo më Shumë

Në kohën kur ka gjithnjë e më shumë thatësira dhe probleme serioze me mungesën e ujit, me të cilat shumë qytete dhe fshatra në vend përballen, humbjet e ujit në Maqedoninë e Veriut arrijnë në nivel alarmant prej 63.2%, thonë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës. Sipas KRRE-së, këto të dhëna janë më shumë se shqetësuese. “Të keni kaq shumë humbje do të thotë se infrastruktura juaj është para kolapsit. Është fakt që për shkak të mungesës së investimeve kemi humbje kaq të mëdha në rrjetet e ndërmarrjeve të ujësjellësit në gjithë vendin. Kjo i detyrohet infrastrukturës së vjetër, mungesës…

Lexo më Shumë

Shprehim shqetësim serioz për trendin e përjashtimit sistematik të qytetarëve shqiptarë dhe të komuniteteve të tjera etnike nga institucionet publike” – thuhet në reagimin e sotëm të partisë opozitare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Sipas BDI-së, vetëm gjatë javës së kaluar, në dhjetëra institucione shtetërore dhe ndërmarrje publike janë realizuar qindra punësime të reja, por asnjë prej tyre nuk ka përfshirë qytetarë shqiptarë. Reagimi i plotë: Sipas të dhënave të disponueshme, asnjëri nga të punësuarit nuk i përket ndonjërit nga komunitetet që përbëjnë mbi 40% të strukturës shoqërore të shtetit. Ky model nuk është rastësi administrative,…

Lexo më Shumë