Author: Hamdi Kumanova

Duke iu referuar situatës në sistemin gjyqësor dhe interpelancës së votuar të Prokurorit Publik të Shtetit Ljupço Kocevski, Ministri i Drejtësisë tha në një intervistë për Press24.mk se pa një prokurori të pavarur dhe të paanshme, nuk ka as shtet ligjor dhe as përparim të vërtetë informon Tetovasot“ Nuk do të komentoja për interpelancën në vetvete, por sigurisht që besoj se është një tregues i fortë i drejtimit në të cilin duhet të lëvizin gjërat. Nuk mendoj se është mirë që ndonjë zyrtar i emëruar të injorojë vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes përfaqësuesve të tyre në Dhomën Legjislative. Prioriteti…

Lexo më Shumë

Më 08.08.2025, rreth orës 21:30, në disa lokacione të Shkupit, policia arrestoi pesë persona për posedim të lëndëve narkotike. Të arrestuarit janë M.G. (24), T.P. (44), M.S. (24), M.A. (23), të gjithë nga Shkupi, si dhe Ç.G.M. (24) nga Italia. Gjatë kontrollit, tek ta u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngriten kallëzimet përkatëse penale.TS

Lexo më Shumë

Më 08.08.2025, rreth orës 19:10, në pikën kufitare Bllacë, në hyrje të vendit, policia arrestoi E.M. (31) nga Republika Federale e Gjermanisë. Gjatë kontrollit kufitar, u konstatua se automjeti “BMW” me targa zvicerane, që ai drejtonte, figuroi në bazën e të dhënave të Interpolit si i vjedhur. I dyshuari u dorëzua te policia e Stacionit të Çairit për procedura të mëtejshme, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet kallëzimi përkatës penal.TS

Lexo më Shumë

Sot më 09.08.2025, në orën 03:27, në Stacionin Policor të Shkupit është raportuar se në një parking në bulevardin “Jane Sandanski” ka marrë flakë një automjet “Toyota” me targa të Shkupit, i cili është pronë e R.H. (55) nga Shkupi. Zjarri është shuar nga Brigada e zjarrfikësve të Shkupit, pa shkaktuar persona të lënduar. Në vendngjarje ka qenë i pranishëm ekipi hetimor i SPB Shkup, i cili ka kryer ekspertizën për të zbardhur rrethanat e incidentit.TS

Lexo më Shumë

Mëngjesin e 8 gushtit 2025, rreth orës 07:50, në autostradën Kumanovë–Shkup, pranë fshatit Rramanli, ndodhi një aksident trafiku ku një automjet “Mercedes” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga 32-vjeçari M.N. nga Kumanova, doli nga rruga. Si pasojë e aksidentit, shoferi pësoi lëndime të rënda trupore dhe u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku mjekët konfirmuan gjendjen e tij. Ngjarja u hetua në vendngjarje nga ekipi hetimor i SPB Kumanovë.TS

Lexo më Shumë

Më 09.08.2025, rreth orës 00:20, në rrugën “8 Shtatori” në Veles, një moped me targa vendore, i drejtuar nga M.Xh. (25) nga Velesi, humbi kontrollin dhe u përplas me një automjet “Opel” të parkuar, në pronësi të A.M. (30) nga fshati Jabollçishtë e Epërme, Komuna Çashkë. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i moped-it pësoi lëndime të rënda trupore dhe u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit. Ekipi hetimor i SPB Veles kreu ekspertizën në vendngjarje.TS

Lexo më Shumë

Më 08.08.2025, rreth orës 19:20, në zonën e Çairit në Shkup ka shpërthyer zjarr në një shtyllë elektrike pronë e EVN Maqedoni dhe në një shtëpi të banimit në pronësi të S.K. (63) nga Shkupi. Zjarri është shuar nga Brigada e zjarrfikësve të Shkupit, pa shkaktuar lëndime te persona. Në vendngjarje ka dalë një ekip i EVN-së, i cili ka konstatuar se zjarri ka qenë pasojë e një lidhjeje të paligjshme me kabllo, që ka rezultuar në vjedhje të energjisë elektrike. Për ngjarjen është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Shkup, ndërsa prokurori publik është informuar për rastin. Pas…

Lexo më Shumë

Më 08.08.2025, në orën 23:00, në SPB Shkup është pranuar denoncimi i një gruaje 23-vjeçare nga Gostivari, e cila ka raportuar se në shtëpinë familjare në një fshat afër Shkupit është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i pakurorizuar, N.D., nga i njëjti fshat. Policia ka nisur hetimet dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet parashtresa përkatëse.TS

Lexo më Shumë

Më 09.08.2025, rreth orës 00:20, në rrugën “Kej Dimitar Vllahov” në Shtip, M.S. (18) nga Shtipi, duke drejtuar një moped me targa vendore, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet të parkuar “Audi” në pronësi të I.G. (47) nga i njëjti qytet. Nga përplasja, pasagjerja e tij e mitur ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Gjatë hetimeve u konstatua se shoferi ishte nën ndikimin e alkoolit me 1,00 promilë në organizëm. Me urdhër të prokurorit publik, ekipi hetimor i SPB Shtip kreu ekspertizën në vendngjarje. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj…

Lexo më Shumë

Më 08.08.2025, rreth orës 19:50, në rrugën eksprese Shtip–Radovish, një automjet “Volkswagen” me targa të Radovishit, i drejtuar nga Gj.T. (22) nga fshati Injevë, doli nga rruga. Si pasojë, pasagjeri T.Z. (22) nga i njëjti fshat u plagos rëndë dhe u dërgua në Spitalin Klinik të Shtipit. Me urdhër të prokurorit publik, ekipi hetimor i SPB Veles kreu ekspertizën e vendngjarjes.TS

Lexo më Shumë

Më 8 gusht 2025, rreth orës 02:00, në zonën e Kisella Vodës në Shkup, një mosmarrëveshje lidhur me borxhe përfundoi me dhunë. Sipas denoncimit të bërë në SPB Shkup nga D.B. (44) nga Shkupi, ai është sulmuar fizikisht nga G.V., i cili ka përdorur një mjet të fortë dhe më pas i ka marrë telefonin celular. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura kredito-debitore. Policia ka nisur procedurat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj autorit do të ngrihet kallëzim përkatës.TS

Lexo më Shumë