Është anuluar seanca e parë kundër ish-drejtorit të Klinikës së Geriatrisë në Shkup, Muhsin Arifi, i cili akuzohet për marrje të ryshfetit nga një grua që dëshironte që një anëtar i familjes të pranohet në spital. Gjykatësja Lenka Davitkova nga Gjykata Penale shtyu seancën e sotme për shkak të mungesës së avokatit të Arifit, i cili u soll në seancë nga burgu i Shuto Orizarës. Në sallë ishte i pranishëm edhe bashkëpunëtori i tij, kujdestari Blerim Amiti, i cili i ka marrë paratë në emër të Arifit. Bëhet fjalë për 20.000 euro. Seanca e radhës është caktuar për në fund të gushtit. /Alsat.mk
Data 11.11.2026
Aktuale
- G7 riafirmon mbështetjen për “sovranitetin dhe integritetin territorial” të Ukrainës
- Incidenti i rëndë gjatë trajnimit të FSK-së: Një ushtar në rrezik të lartë
- Kufiri i diplomacisë personale të z. Rama
- Kim Mehmeti: A mos është ‘Rilindja’ e piktorit dega shqiptare e ‘Botës Serbe’?!
- Përplasja për Alta Bankën, Taravari: VLEN po kërkon fajtorë gjithandej, vetëm jo te vetja
- Musa: BDI-ja u largua nga seanca për Alta Bankën, shqiptarët meritojnë sqarime
- Rritja e çmimit të rrymës deri në 5%, qeveria përgatit masa për të zbutur shtrenjtimin
- 60 vende pune në Spitalin e Kumanovës, asnjë për shqiptarët!



