Përkujtesë historike: Kryengritja e “Ilindenit” 2 gusht 1903 Jusuf Buxhovi Kryengritja e “Ilindenit” e 2 gushtit 1903, u iniciua nga Bullgaria po u përkrah me të madhe nga Serbia dhe Greqia , meqë kishin interesat që çështja e Maqedonisë të humbte tretmanin e çështjes shqiptare, për t’u kthyer në një çështje , që duhej të gjente zgjidhje në copëtimin e saj midis Bullgarisë, Serbisë dhe Greqisë. Jo rastësisht u zgjodh Krusheva (në vilajetin e Manastirit) në mënyrë që ky projekt të fitonte edhe “legjitimitet” etnik të “popullatës së përzier”, ku shqiptarët e besimit orotodoks dhe vllehet shfaqeshin si shumicë. Në…
Author: Hamdi Kumanova
Një zjarr i madh përfshiu vonë mbrëmë lagjen Lisiçe të Shkupit, duke shkrumbuar plotësisht dy shtëpi dhe duke dëmtuar pjesërisht një tjetër. Sipas informacioneve të para jozyrtare, flakët shpërthyen në rrugën Gjorgje Andrejeviq, në një nga barakat, dhe më pas u përhapën me shpejtësi në objektet përreth. Dëshmitarët për mediat deklaruan se shuarja e zjarrit ishte veçanërisht e vështirë për shkak të pllakave të azbestit që ishin pjesë e konstruksionit të çative, duke krijuar rrezik edhe për vetë zjarrfikësit. Jozyrtarisht, zjarri ka nisur nga një bisht cigareje i hedhur, ndërsa përhapja e tij e shpejtë shkaktoi dëm të madh…
Policia ka ngritur kallëzim penal kundër një 22-vjeçari nga Gjevgjelia për veprat penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve, si dhe për veprën penale “marrje ose shkatërrim i vulës ose dokumentit zyrtar”, transmeton Portalb.mk. Dje, gjatë një kontrolli në shtëpinë e personit nga Gjevgjelia, policia gjeti 27 gramë kokainë, një peshore digjitale me mbetje kokaine dhe sende të tjera me mbetje kokaine. Kur zyrtarët e policisë e prezantuan të dyshuarin me përmbajtjen e urdhrit të kontrollit, një kopje e të cilit iu dha edhe atij, ai mori kopjen e dytë me vulën zyrtare…
Një ngjarje e rëndë është parandaluar në kohë në një fshat të Krujës, ku një 18-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së komshiut të tij, pas një konflikti për motive të dobëta. I riu, banues në fshatin Mazhe e Madhe, dyshohet se pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me fqinjët, ka marrë një pushkë dhe ka hapur zjarr drejt banesës së tyre, duke kanosur seriozisht jetën e tyre dhe të familjarëve. Pas kallëzimit të bërë nga pala e dëmtuar, autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë duke identifikuar dhe vënë në pranga autorin e dyshuar. Gjatë kontrollit në afërsi të vendit…
Aleanca për Shqiptarët sot përmes një komunikate theksoi se dënon trendin e vazhdueshëm diskriminues në institucionet shtetërore, ku shqiptarët përjashtohen sistematikisht nga punësimi dhe avancimi, ndërsa grupimi VLEN vazhdon të heshtë si pjesë e këtij makinerie përjashtuese. “Vetëm në ditën e para të gushtit, shembujt flasin vetë, në Agjencinë për Kadastrën e Pasurisë së Paluajtshme, bilanci i avancimeve dhe punësimeve të fundit është 25 maqedonas dhe 0 shqiptarë, kurse në Agjencinë për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë, u punësuan 20 maqedonas dhe 0 shqiptarë. Ky është bilanci real i “përfaqësimit të drejtë dhe adekuat” që propagandon kjo qeveri, ndërsa VLEN,…
Lajmi ka bërë bujë. Anësor Edon Zhegrova është përjashtuar nga ekipi i parë i Lille. Sulmuesi i Kosovës po stërvitet momentalisht me rezervat e ekipit francez, sipas asaj që raporton “Le Petit Lillois”. Ky vendim i papritur dhe drastik ka ardhur pas dëshirës që shqiptari ka shprehur për t’u larguar. Kujtojmë se 26-vjeçari është shumë pranë largimit, teksa Napoli po e ndjek këmba-këmbës. Kështu, deri në gjetjen e një strehe të re, Zhegrova do të vazhdojë të jetë jashtë skuadrës së Lille. Vlen të përmendet se shqiptari ka edhe 1 vit kontratë me Lille dhe për të mos e humbur…
Raporti i fundit i revizionit për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore është një aktakuzë morale dhe politike për mënyrën se si BDI dhe drejtuesit e saj kanë keqmenaxhuar institucionet publike. Faton Ahmeti, që gjatë kohës së revizionit ishte drejtor i Fondit dhe sot mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të BDI-së, është simbol i këtij keqmenaxhimi të pandëshkuar. Me mbi 5 milionë euro të shpenzuara pa kontroll për trajtime jashtë vendit, me dhjetëra padi gjyqësore brenda dhe jashtë shtetit, me mungesë totale të sistemit të integruar për receta dhe shërbime shëndetësore, dhe me një rrjet të brishtë informatik që dështoi nën…
Të rinjtë e Çairit zhvilluan takim me kandidatin e Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar të komunës së Çairit, Osmani. Ai tha se të rinjtë nuk do të mbeten vetëm spektatorë të zhvillimeve politike, por do të jenë pjesë aktive e ekipit dhe vendimmarrës për të ardhmen e komunës. Osmani theksoi se e ardhmja ndërtohet bashkë me rininë – me energjinë, idetë dhe guximin e tyre, duke krijuar kështu një Çair më të zhvilluar, më të hapur dhe më të drejtë për të gjithë. “BDI mbetet e përkushtuar që të rinjtë të jenë pjesë e proceseve vendimmarrëse dhe të kontribuojnë…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka sqaruar për herë të parë me detaje vendimin për t’u larguar nga koalicioni opozitar VLEN dhe për t’iu bashkuar Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI. Në një intervistë të gjatë televizive, Taravari theksoi se ndarja nuk ishte për pushtet, por për shkak se “projekti nuk funksiononte”. Sipas Taravarit, gjatë qeverisjes me VMRO-DPMNE-në e Hristijan Mickoskit, premtimet që u dhanë shqiptarëve nuk u realizuan. “Premtuam decentralizim fiskal, por në vend të kësaj u sollën ligje që e centralizuan edhe më shumë pushtetin. Premtuam investime në Maqedoninë Perëndimore, por nga 200 kompani që morën…
Me një varg ngjarjesh e manifestimesh Maqedonia e Veriut sot shënon 122 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës dhe 80 vjetori i seancës së parë të KAÇKM-së. Manifestimi qendror për shënimin e Ilindenit – Ditës së Republikës do të mbahet në Krushevë të Gumenjës dhe në zonën e Meçkin Kamen (Guri i Ariut), ku fjalim do të mbajë presidentja Siljanovska dhe kryeministri Hristijan Mickoski, të cilët do të vendosin edhe në varrin e Nikolla Karevit, transmeton Portalb.mk. “Nën patronazhin e Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, më 2 gusht, do të mbahet kremtimi qendror i Ditës së Republikës në Gurin…
Likovës i shtohet zyrtarisht një kandidat me profil të lartë dhe vizion të qartë për të ardhmen. Nexhmedin Sadiku do të garojë për postin e kryetarit të Komunës së Likovës si kandidat i Koalicionit VLEN, duke e konsideruar këtë një thirrje për shërbim ndaj qytetarëve të kësaj komune me histori krenare dhe qëndresë të palëkundur. Në njoftimin publik për kandidaturën e tij, Sadiku u shpreh se është thellësisht i përkushtuar për t’i dhënë Likovës drejtimin që Meriton, drejtim që sjell zhvillim, investime të drejta dhe përfaqësim të dinjitetshëm. “Koha është tani që krenaria dhe potenciali i Likovës të shndërrohen në…
Një përplasje e pazakontë në kulmin e garës për talentin më të mirë në fushën e inteligjencës artificiale. Themeluesja e Thinking Machines Lab dhe ish-CTO e OpenAI, Mira Murati, ka konfirmuar për revistën Wired se asnjë prej anëtarëve të ekipit të saj nuk ka pranuar ofertën miliardëshe të Mark Zuckerberg për t’u bashkuar me laboratorin e ri të Meta-s, të quajtur “Superintelligence Lab”. Sipas raportit, Meta u përpoq të rekrutojë anëtarë të ekipit të Muratit duke ofruar kompensime nga 200 milionë deri në 1 miliard dollarë për çdo individ, shifra që tronditën industrinë. Por, Murati deklaron se: “Derimë tani, asnjë…

