Udhëheqësi i opozitës Lee Jae-myung u betua si presidenti i ardhshëm i Koresë së Jugut të mërkurën, pas zgjedhjeve të parakohshme gjashtë muaj pasi udhëheqësi i mëparshëm i vendit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe e zhyti kombin në kaos. Rezultatet zyrtare treguan se Lee fitoi me gati tre milionë vota përpara rivalit të tij kryesor, Kim Moon-soo të Partisë konservatore të Fuqisë Popullore në pushtet. Kim e pranoi humbjen herët të mërkurën në mëngjes, duke e përgëzuar Lee-në për fitoren e tij në një fjalim dhe duke thënë se ai “e pranon me përulësi vendimin e popullit”. Duke iu…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër që dyfishon tarifat për importet e çelikut dhe aluminit nga 25% në 50%. Ky veprim rrit taksat e importit të metaleve, inpute kyçe në gjithçka, nga makinat te ushqimet e konservuara, për herë të dytë që nga marsi. Trump ka thënë se masat, të cilat hynë në fuqi të mërkurën, synojnë të sigurojnë të ardhmen e industrisë amerikane të çelikut. Megjithatë, kritikët thonë se mbrojtjet mund të shkaktojnë kaos te prodhuesit e çelikut jashtë SHBA-së, të shkaktojnë hakmarrje nga partnerët tregtarë dhe të vijnë me një kosto ndëshkuese për përdoruesit amerikanë…
Një personazh televiziv është qëlluar për vdekje përpara vajzës së saj të vogël pas një sulmi të tmerrshëm në një rrugë të Rumanisë. Teodora Marcu, 23-vjeçare, u qëllua katër herë ndërsa po ecte me vajzën e saj të vogël dhe kushërirën në periferi të Bukureshtit rreth orës 19:00 të së shtunës mbrëma. E reja, e cila në atë kohë ishte 26-javëshe shtatzënë, u vra nga ish-partneri Robert Lupu. Taksisti 49-vjeçar, dyshohet se e kishte qëlluar me pistoletë Marcun përpara se të qëllonte veten me një pistoletë tjetër disa orë më vonë, thanë burimet gjyqësore. Dëshmitarët thanë për mediat lokale se…
Autoritetet malazeze planifikojnë të fillojnë prodhimin e dronëve pa pilot, në bashkëpunim me një kompani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe seria e parë do t’i dhurohet Ukrainës, shkruan në një dokument të Qeverisë së Malit të Zi. Kjo qeveri thekson se kjo nismë është në përputhje me orientimin strategjik të Malit të Zi dhe se, mes tjerash, ajo do të forcojë industrinë vendase të mbrojtjes. “Do t’i përmirësojë kapacitetet e Ushtrisë në raport me NATO-n, do t’i mbështesë nevojat mbrojtëse të Ukrainës, si dhe do ta pozicionojë Malin e Zi si një furnizues të besueshëm të pajisjeve më…
Elon Musk kritikoi ashpër projektligjin “të madh dhe të bukur” të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump, duke postuar në X se “nuk mund ta durojë” legjislacionin dhe e përshkroi atë si një “gjë të neveritshme”. Projektligji – i cili përfshin lehtësime tatimore prej disa trilionë dollarësh dhe rritje të shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa gjithashtu i lejon qeverisë amerikane të marrë hua më shumë para – u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve në maj, shkruan BBC. Në X, Musk tha se ata që votuan për miratimin e projektligjit “gabohen”. Musk kishte thënë më parë se projektligji, një nga politikat…
Microsoft ka njoftuar se do të ndalojë së sugjeruari përdoruesve të Windows në Evropë që të kalojnë në shfletuesin Edge, si pjesë e përputhshmërisë me Aktin e Tregjeve Digjitale të Bashkimit Evropian (DMA). Këto ndryshime do të zbatohen për përdoruesit në Zonën Ekonomike Evropiane (ZEE), që përfshin BE-në, Islandën, Lihtenshtajnin dhe Norvegjinë. Përdoruesit do të kenë mundësinë të çinstalojnë Microsoft Edge dhe Microsoft Store, si dhe të shmangin njoftimet që i nxisin të vendosin Edge si shfletuesin e parazgjedhur, përveç nëse ata vetë zgjedhin ta hapin atë. Për më tepër, kur përdoruesit zgjedhin një shfletues tjetër si Chrome, Firefox ose…
Parlamenti i Ekuadorit miratoi të martën një rishikim të neneve në kushtetutë për të lejuar instalimin e bazave ushtarake të huaja në territorin e vendit, një masë që ende duhet të ratifikohet me referendum. Për të forcuar luftën kundër trafikut të drogës dhe një vale dhune nga bandat, Presidenti Daniel Noboa propozoi në tetor një rishikim të kushtetutës për të hequr ndalimin e instalimit të bazave ushtarake të huaja në vend, i cili ishte promovuar nga paraardhësi i tij Rafael Correa (2007-2017), i cili i përkiste të majtës. Deri në vitin 2009, forcat e armatosura amerikane kishin trupa të…
Autoritetet malazeze planifikojnë të fillojnë prodhimin e dronëve pa pilot, në bashkëpunim me një kompani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe seria e parë do t’i dhurohet Ukrainës, shkruan në një dokument të Qeverisë së Malit të Zi. Kjo qeveri thekson se kjo nismë është në përputhje me orientimin strategjik të Malit të Zi dhe se, mes tjerash, ajo do të forcojë industrinë vendase të mbrojtjes. “Do t’i përmirësojë kapacitetet e Ushtrisë në raport me NATO-n, do t’i mbështesë nevojat mbrojtëse të Ukrainës, si dhe do ta pozicionojë Malin e Zi si një furnizues të besueshëm të pajisjeve më…
Mediat kanë raportuar gjatë ditës së djeshme ekskluzivisht për një operacion të gjerë antidrogë që u zhvillua nga Njësia për Hetimin e Narkotikëve, me mbështetje nga Forcat Speciale, kështu duke zbarkuar në disa qytete të Kosovës. Aksioni antidrogë në Prishtinë, Suharekë, Pejë dhe Viti dhe Gjilan; është ngritur mbi informacione të nxjerra nga komunikimet e përgjuara në aplikacionin e enkriptuar “Sky ECC” – një platformë që për vite është përdorur nga rrjete kriminale për të koordinuar veprimtari ilegale në gjithë Evropën. Mediat mësojnë se zanafilla e hetimit daton disa muaj më parë, kur autoritetet e rendit në Kosovë, në bashkëpunim…
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi-Murtezi e ka quajtur paradoksale kërkesën e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj për të qenë kryeparlamentar pa qenë pjesë e qeverisë. Demi- Murtezi është shprehur se bashkëpunimet bëhen gjithmonë në qeverisje të përbashkët. “Për mua personalisht është pak paradoksale me kërku me qenë në qeveri pa qenë pjesë e qeverisë, me qeveris bashkë vendin pa qenë pjesë e qeverisë por vetëm me pozitën e kryeparlamentarit. Bashkëpunimet bëhen gjithmonë në qeverisje të përbashkët, në këtë kuptim në rrjedhën e deritanishme, në praktikat e deritashme të politikave në vendin tonë bashkëpunimi nënkupton bashkëpunim ose marrje të…
Kohët e fundit, ProCredit Bank lançoi një shërbim të ri dhe unik bankar për individët – llogarinë ProActive, e cila u sjell shumë përfitime përdoruesve, duke përfshirë ndikimin social të përgjegjshëm. Banka thotë se kjo zgjidhje është krijuar për individët që duan që vendimet e tyre të përditshme financiare të kenë më shumë kuptim. Për një tarifë fikse mujore, përdoruesit e llogarisë ProActive marrin një paketë gjithëpërfshirëse: një llogari në denarë dhe në valutë të huaj, një kartë debiti premium biodegraduese Mastercard World dhe qasje të pakufizuar në shërbimet bankare digjitale. Llogaria ProActive lejon tërheqje të pakufizuara…
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgim të përjetshëm për vrasësit e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku, krim i ndodhur mbrëmjen e 8 prillit 2017 në Tiranë. Prokuroria akuzon Bledar Jambelli alias Rikardo Muho, si edhe shtetasin Kristaq Leci për veprat penale ‘Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’. Sipas organit të akuzës, Bledar Jambelli, i cili njihet si një person me rrezikshmëri të madhe shoqërore dhe në ndjekje nga organet hetimore e policore prej viteve 2000, është hetuar dhe arrestuar, në periudhën kur Drejtoria e Policisë…

