Të martën ka nisur në Korçë aksioni për lirimin e hapësirave publike në pedonalen e qytetit, ku i pranishëm ishte drejtori i Kontrollit të Territorit në Bashkinë e Korçës, i shoqëruar nga punonjës të policisë bashkiake. Para fillimit të aksionit është shënuar një përplasje verbale mes tij dhe këshilltarit të pavarur Lazjon Petri, i cili kishte shkuar në vendngjarje në mbështetje të bizneseve. Petri i kërkoi drejtorit një vendim zyrtar që justifikon ndërhyrjen në zonë, duke vënë në dukje se pedonalja ka qenë në të njëjtën gjendje prej vitesh. Ai theksoi se nuk duhet të ndërhyhet pa një akt të…
Author: Hamdi Kumanova
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë sekuestruar 5 automjete në Strugë, pasi gjatë një tubimi të entuziastëve të automjeteve, sipas Policisë, kanë prishur rendin dhe qetësinë duke bërë zhurmë me automjete. Sipas MPB-së, në vendngjarje ishin mbi 500 persona dhe rreth 120 vetura sportive e luksoze. “Sot (05.08.2025), në periudhën nga ora 00:30 deri në 02:00, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se në një parking në Strugë është prishur rendi dhe qetësia publike nga disa persona me zhurmë nga automjetet, punonjës policie ndërmorën disa masa sipas Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor. Menjëherë pas marrjes së…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmes një komunikate sot theksoi se e dënon ashpër përjashtimin e shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera nga procesi i fundit i punësimit në Armatën dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga 74 të punësuarit e fundit: ➡️ 71 janë maqedonas, ➡️ 2 janë nga komuniteti rom, ➡️ vetëm 1 është shqiptar, ➡️ asnjë nga komunitetet e tjera. “Kjo nuk është vetëm një padrejtësi! Kjo është realizim i një plani sistematik për përjashtimin e shqiptarëve dhe të komuniteteve të tjera jo-shumicë nga institucionet e sigurisë, nga Armata e vendit, nga administrata shtetërore…
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, reagoi sot pas katër ditëve lidhur me incidentin e ndodhur në sallën “Maqedonia” në Kumanovë gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë, ku u bënë thirrje me gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve. Në një deklaratë publike, presidentja Siljanovska-Davkova e cilëson ngjarjen si të turpshme dhe thekson se urrejtja dhe racizmi nuk kanë vend në asnjë fushë sportive. Ajo e krahasoi këtë rast me incidentin e mëparshëm që ndodhi në mes të korrikut gjatë ndeshjes ndërmjet Shkëndijës dhe ekipit uellsian TNS, kur futbollisti Armand Ote u ofendua në mënyrë raciste nga një tifoz. Sipas…
Prokurori Publik i Prokurorisë Themelore Publike të Gjevgjelisë lëshoi një Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një personi të dyshuar për kryerjen e një vepre penale “Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Njëkohësisht, ai dyshohet edhe për veprën “Sekuestrim ose shkatërrim të një vule zyrtare ose dokumenti”. “I dyshuari, në shtëpinë e tij në Gjevgjeli, mbante në mënyrë të paautorizuar 26.42 gramë drogë narkotike kokainë me qëllim shitjeje. Drogat dhe disa sende të tjera me gjurmë kokaine u gjetën më 1 gusht, gjatë një kontrolli të xhaketës së tij të varur në…
Një person është vrarë dhe dhjetë persona – përfshirë dy fëmijë – janë plagosur në sulmin më të madh ajror që Rusia ka kryer në qytezën Lozova të Ukrainës që kur ka nisur lufta mbi tre vjet më parë, thanë zyrtarët. Sulmi masiv shkaktoi dëme në një stacion të trenit dhe infrastrukturë tjetër në qytezën, që është qendër e transportit në rajonin e Harkivit – që gjendet në kufi me Rusinë – tha operatori shtetëror i hekurudhave, Ukrzaliznytsia, përmes një njoftimi. “Infrastruktura kritike, ndërtesa banimi dhe shtëpi janë dëmtuar… Lozova ka përjetuar sulmin më të madh që nga nisja e…
Një gjykatës në Brazil ka vendosur masën e arrestit shtëpiak ndaj ish-presidentit të shtetit, Jair Bolsonaro, pasi gjeti se ai ka shkelur një ndalesë për përdorimin e rrjeteve sociale. Ky vendim ka thelluar edhe më shumë përplasjet mes gjykatës dhe politikanit, i cili akuzohet për komplot për grusht shteti. Bolsonaro po përballet me gjykim në Gjykatën Supreme lidhur me dyshimet se ka planifikuar që të qëndrojë në pushtet edhe pasi humbi zgjedhjet e vitit 2022 ndaj presidentit, Luiz Inacio Lula da Silva. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka synuar të ndëshkojë Brazilin, pasi e ka vlerësuar gjyqin ndaj Bolsonaros si proces…
Maqedonia e Veriut do të emërojë ambasadorë të rinj në katër misione diplomatike – në Arabinë Saudite, Danimarkë, Suedi dhe Shqipëri. Disa prej të emëruarve janë ish-deputetë, ndërsa të tjerët diplomatë me përvojë që kanë udhëhequr më parë ambasada, përcjell INA. Sipas informacioneve të Televizionit Telma, para rreth dy javësh janë miratuar katër emra: Salim Sulejmani, ish-deputet i Aleancës për Shqiptarët (nga krahu i Arben Taravarit), është caktuar ambasador në Arabinë Saudite, në ambasadën e re të hapur në Riad. Fadil Zendeli, ish-deputet i Lëvizjes BESA, është emëruar ambasador i ri në Danimarkë. Në Suedi, do të emërohet Ivica Bocevski,…
Kur sot Blerim Bexheti dhe partia e tij BDI flasin për drejtësi dhe institucione, opinioni ka të drejtë t’i pyesë: ku ishin ata kur ndërtohej sistemi që i mbulonte tragjeditë dhe krimet ndaj shqiptarëve? Pikërisht Blerim Bexheti, si ish-ministër i drejtësisë, së bashku me Sasho Mijalkovin, emëronte dhe përzgjidhte gjyqtarët dhe prokurorët që më pas heshtnin, mbulonin dhe nuk vepronin në rastet që tronditën tërë opinionin: Për rastin “Monstra”, ku shqiptarët u akuzuan padrejtësisht si terroristë; Për “Lagjen e Trimave”, ku u vranë 10 shqiptarë dhe e vërteta kurrë nuk u hetua; Për rastin “Alfa”, ku shqiptarët u dënuan mbi…
Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e shtëpisë po zgjerojnë vit pasi viti shpenzimet e familjeve shqiptare për riparimin e tyre. Sipas të dhënave të INSTAT të ardhurat nga aktivitetet e shërbimeve për riparimin e kompjuterëve, celulareve, televizorëve, furrave, lavatriçeve, frigoriferëve, fshesave, hekurit, mikserëve, etj kanë shënuar 10,2 miliardë lekë ose një vlerë e përafërt me 103 milionë euro në vitin 2023. Të dhënat tregojnë për një rritje të vazhdueshme të shërbimeve për riparimin e kompjuterëve dhe pajisjeve elektro-shtëpiake gjatë tre viteve të fundit, duke reflektuar një kërkesë në rritje për këto lloj…
Newcastle United po lëviz me shpejtësi për të siguruar nënshkrimin e Benjamin Seskos, sulmuesit të RB Leipzig, raportoi Daily Mail. Klubi anglez është inkurajuar pasi lojtari ka shprehur hapur interesin për t’u bashkuar me “Magpies”. Sesko është objektivi kryesor ofensivë i Newcastle këtë verë dhe klubi tashmë ka nisur negociatat me Leipzig për një marrëveshje që pritet të kapë shifrën e rreth 70 milionë funte. Bisedimet mbi strukturën e pagesës kanë nisur gjatë fundjavës dhe drejtuesit e Newcastle synojnë ta përmbyllin marrëveshjen brenda 24 orëve të ardhshme. Qëllimi i tyre është ta kenë sulmuesin slloven në dispozicion para ndeshjes…
Real Madridi ka vendosur çmimin për shitjen e Rodrygos. Sipas ESPN, “Los Blancos” kërkojnë plot 100 milionë euro për të lënë të lirë anësorin brazilian. Megjithatë, në rast se nuk arrijnë ofertë në këtë vlerë, klubi mund të detyrohet ta pranojë një propozim prej 80 milionë eurosh. Rodrygo po shqyrton seriozisht një largim nga “Santiago Bernabeu”, për herë të parë që kur iu bashkua Realit. Skuadra më e interesuar për momentin është Tottenham Hotspur, që ka nisur kontaktet fillestare me përfaqësuesit e lojtarit. Edhe Arsenal është në garë, ndërsa interesim ka ardhur edhe nga disa klube të Ligës Saudite. Për…

