Author: Hamdi Kumanova

Tottenham e ka shqyrtuar një lëvizje për të nënshkruar me Marc Casado nga Barcelona këtë verë, ndërsa Chelsea dhe Atletico Madrid vazhdojnë të monitorojnë situatën e mesfushorit. Sipas gazetës spanjolle Sport, Spurs ishin të interesuar për të transferuar 21-vjeçarin nga ‘Camp Nou’ dhe kanë kontaktuar Barcelonën për një marrëveshje. Megjithatë, vetë Casado nuk ishte i interesuar për t’u transferuar në veri të Londrës. Ai ka zhvilluar gjithsej 41 paraqitje me ekipin e parë të Barcelonës. I riu vlerësohet rreth 30 milionë euro dhe aktualisht po ndiqet edhe nga Chelsea dhe Atletico Madrid, të cilat janë ende në garë për nënshkrimin…

Lexo më Shumë

Shqipëria zë vendin e fundit mes 35 vendeve europiane sa i përket shpenzimeve për pensione për frymë, sipas të dhënave për vitin 2022. Me vetëm 1,600 euro për pensionist në vit, vendi mbetet shumë larg mesatares së Bashkimit Europian, e cila arrin në 16,100 euro. Edhe kur merret parasysh fuqia blerëse, diferenca mbetet e ndjeshme. Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, Shqipëria shpenzon vetëm 5.3% për pensione, kundrejt 9.3% që shpenzon mesatarisht BE-ja — një tregues i qartë i sfidave strukturore që përballet sistemi i pensioneve në vend. Ndërkohë, Mali i Zi, edhe pse me të njëjtën përqindje të…

Lexo më Shumë

Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski, sot tha se prokurimi i helikopterëve nga prodhuesi italian “Leonardo” është duke vazhduar, aktualisht po punohet për heqjen e sfidave ligjore. “Prokurimi është duke vazhduar, e dini që qeveria e mëparshme e nënshkroi atë prokurim, ka shumë sfida ligjore. Në këtë moment, po paguhet kësti i dytë prej 70 milionë eurosh. Po punojmë me një firmë avokatësh çdo ditë për të hequr çdo sfidë që kemi”, tha Misajlovski. Ai theksoi se helikopterët do të kenë aftësinë për të operuar në të gjitha llojet e zjarreve dhe ka pajisje shtesë që po instalohen në këto helikopterë.…

Lexo më Shumë

Shtrenjtohen benzinat EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 për një denar, ndërsa lirohet EURODIZEL (D-E V) dhe Vaji ekstra i lehtë prë amvisëri (EL-1) për njëd enar, me vendim të Komisionit rregullator për energjetikë, që duhet të hyjë në fuqi sonte në mesnatë. Çmimi i ri për një litër EUROSUPER BS-95 do të jetë 75 denarë, 77 denarë do të kushtojë litri i EUROSUPER BS-98, ndërsa nga 69,50 denarë EURODIZEL (D-E V) dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri. Rritet edhe çmimi i Mazutit M-1 NS, për 0,533 denarë për kilogram dhe kilogrami do të kushtojë 39,945 denarë. Me vndim të…

Lexo më Shumë

Nga nesër shpallet konkursi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Nga Kuvendi njoftojnë se afati për aplikim do të zgjasë 10 ditë, ndërsa procedura do të vijojë sipas afateve të përcaktuara në nenin 12 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit. Paraprakisht Kuvendi konstatoi dorëheqjen e tashme ish-kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska. Ajo dorëzoi dorëheqjen më 25 korrik, pasi Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar ngriti aktakuzë ndaj saj për dy vepra penale.

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN shpreh mbështetjen e pakushtëzuar për kandidatin tonë për kryetar të Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, një emër që tashmë është bërë sinonim i shpresës, ndryshimit dhe dinjitetit qytetar në Dibër. Që nga momenti kur shpallëm kandidaturën e tij, Mela ka marrë një jehonë të jashtëzakonshme mes dibranëve, dhe kjo nuk është rastësi. Dibranët e njohin mirë integritetin, përkushtimin dhe vizionin e tij për ta nxjerrë Dibrën nga harresa dhe për ta kthyer në model të qeverisjes së drejtë dhe zhvillimit të qëndrueshëm. VLEN fisnikëron Dibrën me Fisnik Melën. Ai nuk është thjesht një kandidat, është mishërimi i një…

Lexo më Shumë

Kandidati i pavarur për kryetar komune në Gostivar, ka dërguar letër të hapur për OSBE-në dhe ambasadat, lidhur me zhvillimet e fundit në Gostivar. Letra e plotë: Letër e Hapur drejtuar OSBE-së dhe Ambasadave të Huaja në Maqedoninë e Veriut (Lidhur me kufizimet e pajustifikuara të lirisë së lëvizjes në fshatrat e Komunës së Gostivarit) Të nderuar përfaqësues të misioneve diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare, Unë, Visar Ademi, aktivist dhe figurë publike e angazhuar në Komunën e Gostivarit, po ju drejtohem për të shprehur shqetësimin tim të thellë lidhur me një situatë që prek drejtpërdrejt të drejtat themelore dhe jetën…

Lexo më Shumë

Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregon raporti i fundit javor nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”. Sektori i Kontrollit sanitar në periudhën nga data 28 korrik deri më 1 gusht 2025 mori 213 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 213 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 46 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të Arben Taravarit, duke e akuzuar këtë të fundit për hipokrizi politike dhe për afrim të qëllimshëm me BDI-në dhe liderin e saj, Ali Ahmeti. Në një reagim me tone të ashpra, VMRO-DPMNE thotë se Taravari, dikur bashkëpunëtor dhe lavdërues i Hristijan Mickoskit, sot ka kthyer kursin dhe po e sulmon pa bazë atë, nën presion të, siç thuhet, “disa dosjeve” dhe “shantazheve politike”. “Arben Taravari edhe një herë e tregoi fytyrën e tij të vërtetë – një njeri që deri vonë e lavdëronte publikisht Hristijan Mickoskin dhe…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Vlorës, ku Renato Hoxha u vra me katër plumba në kokë dhe trup, më 27 prill 2025. Policia njoftoi arrestimin e Armando Gegës, i dyshuar si një nga autorët kryesorë të vrasjes. Në kërkim është shpallur një shtetas rumun 53-vjeçar me precedent penal, si bashkëpunëtor në këtë krim. Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se rumuni i shpallur në kërkim është Daniel Cornea. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e të gjithë të përfshirëve. Njoftimi: Si rezultat i angazhimit profesional të strukturave hetimore dhe operacionale, ditët e fundit, në…

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhim me Kriza informoi sot se zjarri në komunën e Likovës në zonën midis fshatrave Sllupçan dhe Vaksincë është ende aktiv. Zjarri shpërtheu dje pasdite dhe përfshiu bar të thatë dhe pyll me vegjetacion të ulët në atarin e fshatit Sllupçan të Likovës, kumtuan sot nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Kumanovës. Në zjarrin gjatë ditës së djeshme ndërhynë dy automjete kundërzjarrit me gjashtë zjarrfikës, dy ekipe nga dega e Kumanovës e “Pyjeve kombëtare”, si dhe pjesëtarë të Armatës së RMV-së. Ekipi i “Pyjeve Kombëtare”, përveç ndërhyrjes gjatë natës, kishte ndërhyrje edhe sot në sipërfaqet e…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka nxjerrë urdhër për zhvillimin e një procedure hetimore ndaj dy personave, nga të cilët njëri dyshohet për veprat penale – Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 (në tentativë), si dhe Dhuna sipas nenit 386 paragrafi 1 në lidhje me paragrafi 3 të Kodit Penal, ndërsa i dyshuari i dytë ka ndihmuar në kryerjen e tentativës për vrasje. Më 2 gusht, për shkak të marrëdhënieve të prishura paraprakisht mes palëve, i dyshuari i parë ka tentuar të vrasë një person. I dyshuari i dytë, me veturën e tij BMW X6,…

Lexo më Shumë