Author: Hamdi Kumanova

Deputetë të opozitës në Kuvendin e Serbisë, në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë, po punojnë aktivisht për formimin e subjekteve politike në Kosovë – veprim ky që është kritikuar nga pushteti në Beograd, por edhe nga Lista Serbe, që vepron në Kosovë me mbështetjen e autoriteteve serbe. Bashkimi më i fundit i partisë opozitare serbe Fytyra e re e Serbisë, me nismën qytetare Drejtësia Popullore nga Leposaviqi, është cilësuar nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, si “zgjatje e dorës së Albin Kurtit”. Fytyra e re e Serbisë dhe Drejtësia Popullore kanë paralajmëruar se do të marrin…

Lexo më Shumë

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar pas arrestimit të Behar Preniqit në Serbi, duke e cilësuar këtë veprim si “agresion juridik” ndaj shtetit të Kosovës. Në një postim në Facebook, Kryeziu ka vënë në pah dy dimensione të rastit: atë individual, që ka të bëjë me arrestimin e Preniqit pa fakte, dhe atë kushtetues, që paraqet një përplasje mes autoriteteve të dy shteteve. “Arrestimi i Behar Preniqit është akt i agresionit juridik ndaj Kosovës, përkatësisht luftim i pavarësisë dhe sovranitetit të saj”, ka shkruar ai. Ai ka theksuar se pjesëmarrja në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk…

Lexo më Shumë

MPB njofton se në Institucionin Publik Shëndetësor “Spitali Psikiatrik Shkup” në Bardovc ka ndodhur një tragjedi ku nga ka humbur jetën një i dënuar. “Më 05.08.2025 në orën 01.38, në SPB Shkup u denoncua se rreth orës 00:50 në Institucionin Publik Shëndetësor “Spitali Psikiatrik Shkup” në Bardovc, në një dhomë të departamentit gjyqësor, ka ndodhur përleshje fizike ndërmjet të dënuarve D.S. (35) nga Negotina dhe I.T. (62) nga f. Lubanc, rrethi i Shkupit. Në këtë rast, nga të goditurat me shishe qelqi I.S. ka rënë pa ndjenja, kështu që është transferuar në Qendrën e Urgjencës në Kompleksin e Klinikave “Nëna…

Lexo më Shumë

Më 5 gusht 2025, në aeroportin ndërkombëtar Heathrow në Londër, u krijua një situatë kaotike pasi tuneli kryesor që lidh hyrjen me Terminalet 2 dhe 3 u mbyll për shkak të një defekti teknik. Për pasojë, trafiku në rrugët që të çojnë drejt aeroportit u rëndua. Kjo, duke krijuar kolona të gjata në autostradat përreth dhe duke bllokuar qindra pasagjerë që po përpiqeshin të arrinin në kohë për fluturimet e tyre. Autoritetet e aeroportit paralajmëruan udhëtarët përmes rrjeteve sociale që të shmangnin përdorimin e makinave për të arritur në këto terminale.

Lexo më Shumë

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Annu Prattipati, është deklaruar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë. Teksa ka folur për raportet e SHBA me Qeverinë Kurti, ajo e përmendi edhe çështjen e ndërtimit të dy urave mbi lumin Ibër. “Administrata Trump ka qenë shumë e qartë: përparësi i jepet sigurisë, stabilitetit dhe marrëdhënieve të drejta ekonomike. Nëse qeveria e Kosovës ndan këto prioritete dhe angazhohet për paqe e stabilitet, hapen mundësi të mëdha për bashkëpunim’, ka theksuar diplomatja në T7. Ajo po ashtu ka komentuar rreth hezitimit ndërkombëtar për të ndërhyrë…

Lexo më Shumë

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se ndërtimi i urave mbi lumin Ibër po bëhet me kërkesë të komunave. Aliu: Ndërtimi i urave në Mitrovicë po bëhet me kërkesë të komunave “Ndërtimi i urave në Mitrovicë po bëhet me kërkesë të komunave”, tha Aliu shkurt për KosovaPress, të martën ndërsa po merrte pjesë në përurimin e një rruge në Shtime. Gur themeli i dy urave mbi lumin Ibër është vendosur në fillim të muajit korrik, në prezencën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Sipas Qeverisë në detyrë, qëllimi është lidhja e Mitrovicës së Veriut me…

Lexo më Shumë

Legjenda e futbollit kroat, Igor Shtimac, aktualisht trajner, tha se kroatët identifikohen me këngëtarin Marko Perkoviç – Thompson. Kjo deklaratë e tij ka revoltuar serbët. “Ne identifikohemi përmes tij, me të dhe përmes këngëve të tij! Kjo është arsyeja pse na pëlqen që ai të na përshëndetë me këngën e tij në shesh kur fitojmë diçka të madhe. Kur duam të festojmë diçka me njerëzit tanë përmes këngëve të dashurisë dhe shpërthimeve të dashurisë për Kroacinë. Dhe jemi të lumtur që kjo i shqetëson ata!”, tha mes të tjera Shtimac. Ish futbollisti i mirënjohur i ka çartur serbët kur…

Lexo më Shumë

Nga Drejtoria e Doganave thonë se kanë zbuluar dhe parandaluar një skemë kriminale të lidhur me mallra me akcizë, cigare. “Kundër pesë personave, përfshirë një shofer dhe një pronar kompanie transporti, është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore për veprat penale: kontrabandë dhe fshehje të mallrave të kontrabanduara dhe mashtrim doganor”, thonë nga Doganat. Nga Dogana thonë se janë realizuar edhe bastisje në shtëpitë e personave të përfshirë dhe janë bërë analiza forenzike të pajisjeve mobile të tyre. “Në momentin kur i dyshuari i parë, shofer i kompanisë së transportit, u përpoq të bëjë dorëzimin e cigareve në sasi prej…

Lexo më Shumë

Maqedonia po paguan shtrenjtë për paaftësinë e Qeverisë së VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit, akuzojnë sot nga LSDM. “Të dhënat janë tronditëse, duke treguar se pas ardhjes në pushtet të VMRO-DPMNE-së në vitin 2024, do të ketë mbi 17,000 punonjës më pak në vend. Ky është një rezultat i drejtpërdrejtë i politikave ekonomike katastrofike, kaosit dhe pasigurisë, si dhe braktisjes së politikave që LSDM-ja vendosi për një ekonomi të qëndrueshme dhe të qëndrueshme. Me këtë Qeveri të paaftë: – Tregu i punës po tkurret, popullsia prodhuese është e zhgënjyer dhe po largohet. – Fondi i Sigurimeve Pensionale është nën presion, sepse…

Lexo më Shumë

Nota mesatare e suksesit nga dy provimet e maturës shtetërore të jashtme në qershor është 3.69. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe Drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Daniela Jovçevska-Mihajlovska shpallën rezultatet e periudhës së provimeve të qershorit në një konferencë për shtyp, në të cilën u regjistruan 15.004 maturantë nga të gjitha llojet e arsimit (shkollë e mesme, profesionale, artistike) dhe të gjitha gjuhët e mësimdhënies. Rreth 3 përqind nuk erdhën në provime. Janevska shprehu kënaqësinë që shkalla e suksesit është më e lartë se vitin e kaluar kur nota mesatare ishte 3.26 dhe për…

Lexo më Shumë

Ish-kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska ka kritikuar anëtarët e qeverisë të cilët bartin funksione, ndërsa në të njëjtën kohë kanë shpallur kandidaturat e tyre për kryetar komunash. “Nuk është e ndaluar me ligj, por ekziston një kod etik që vlen për anëtarët e Qeverisë, i cili thotë se nëse “anëtarët e Qeverisë kanë ndërmend të marrin pjesë në zgjedhje, ata duhet të njoftojnë Kryeministrin dhe anëtarin e Qeverisë i cili është përgjegjës për monitorimin e kodit të etikës”. Pjesëmarrësit ose kandidatët në zgjedhje duhet të jenë të vetëdijshëm se përparësia është funksioni që kryejnë, jo interesi partiak ose kandidatura.…

Lexo më Shumë

Me përkushtim dhe fokus të madh, klubi ynë po ecën përpara drejt synimeve të reja dhe drejt arritjeve që i meritojmë. Kështu shkroi në rrjetin social Facebook Lazim Destani, duke treguar se qëllimi është suksesi dhe rruga në Champions League Reagimi i plotë: Me përkushtim dhe fokus të madh, klubi ynë po ecën përpara drejt synimeve të reja dhe drejt arritjeve që i meritojmë. Qëllimi ynë është suksesi dhe rruga në Champions League. Sot do të jemi të gjithë në tribunat e stadiumit, duke kënduar këngët tona të fitores dhe duke i dhënë zemër lojtarëve dhe stafit tonë,…

Lexo më Shumë