Më 04.06.2025, në orën 13:50 në Gjevgjeli, zyrtarë policorë nga SPB Gjevgjeli arrestuan B.M. (46) nga Gjevgjelia. Gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të tij, me urdhër gjyqësor, u gjetën dhe u konfiskuan marihuanë, një bluarëse me mbetje marihuane, një telefon mobil, një thikë dhe sende të tjera për të cilat dyshohet se kanë origjinë nga një vepër penale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Author: Hamdi Kumanova
Dy vëllezër janë arrestuar në fshatin Ngjeqar pasi u zbuluan duke prodhuar dhe shpërndarë kanabis, si dhe duke mbajtur armë zjarri pa leje. Në banesën e tyre u gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike dhe një arsenal armësh. Sipas burimeve zyrtare, të arrestuarit janë shtetasit Kosta Shabanaj, 47 vjeç dhe Elton Shabanaj, 26 vjeç. Ky i fundit tentoi të largohej me vrap sapo pa shërbimet në afërsi të banesës, por u ndalua menjëherë. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën doza kanabisi, të cilat i shiste në zonën ku banonte. Nga kontrolli në banesën e tyre u sekuestruan: 2 armë…
Policia Kufitare e Kosovës është përballur mbrëmë me një incident që ndodhi në zonën kufitare te Hani i Elezit, ku u tentua të sulmohen zyrtarët policorë, ndërsa pasoi një shkrepje e armës zyrtare nga një polic. Personi i dyshuar tashmë është arrestuar, ndërsa për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK). Rastin e ka konfirmuar drejtori i Policisë për atë pjesë, Rexhep Sjarina, i cili njoftoi se një zyrtar policor ka shtënë 1 herë me armë, por s’ka pasur të lënduar. I dyshuari që tentoi t’i godas policët me furgonin që po…
Besimtarët muslimanë nesër në Maqedoninë e Veriut dhe mbarë botën festojnë Kurban Bajramin, festë, e cila vijon pas dy muaj pas Fitër Bajramit, i cili nis me mbarimin e agjërimit të Muajit të Ramazanit, shkruan Portalb.mk. Në ora 04.24 besimtarët në Shkup në RMV do të falin namazin e sabahut, më pas në midis orës 04.40 – 05.39 vijon programi fetar, ndërsa në orën 05.39 falet namazi i Bajramit. Midis orës 05.45 – 06.05 do të zhvillohet hutbeja e Reis Ulema dhe në fund duaja. Manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e “Mustafa Pashës” në Shkup, dhe do të transmetohet…
Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për fillimin e një procedure hetimore kundër tre personave, të cilët dyshohen se si bashkëkryerës kanë tentuar të kryejnë veprën penale vrasje. Sipas njoftimit, të dyshuarit – dy prej tyre vëllezër dhe i treti një i njohur i tyre – me dashje kanë tentuar t’i marrin jetën një personi dhe kanë rrezikuar jetën edhe të dy të tjerëve. Ngjarja ka ndodhur më 1 qershor, në orët e mbrëmjes, përpara një palestër në Çair. Incidenti ka filluar si një konflikt verbal, ku janë shkëmbyer sharje dhe ofendime, dhe ka…
Një aksident trafiku ndodhi sonte në qendër të Shkupit, pranë Klubit të Deputetëve. Në aksident është lënduar një drejtues motori, i cili është goditur nga një veturë. Për momentin nuk ka detaje të tjera për gjendjen shëndetësore të të lënduarit apo për shkaqet e aksidentit. Autoritetet po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit.
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre. Media mëson se një rast dhune në familje është raportuar mbrëmjen e 4 qershorit në fshatin Carrabreg i Epërm të komunës së Deçanit, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për ushtrim dhune psikike të vazhdueshme. Sipas informacioneve të siguruara nga burime brenda hetuesisë, viktima është paraqitur në polici dhe ka deklaruar se bashkëshorti i saj ka kohë që ushtroi presion…
Gjatë vizitës në Kosovë, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, deklaroi se Bashkimi Europian ka nisur heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës si “shenjë përkushtimi” e bllokut. “Si shenjë e përkushtimit tonë, mund të njoftoj se BE-ja ka filluar të heqë gradualisht masat e prezantuara në qershor 2023. Ky vendim hap rrugën për mundësi më të mëdha për zhvillimin e Kosovës dhe gjithashtu për lidhje më të ngushta me Europën. Mendoj se është e rëndësishme të kuptohet se në të njëjtën kohë nuk shohim përshkallëzim në veri. Pse po e them këtë? [Sepse] unë personalisht i kam bindur shtetet…
Në maj, Parlamenti danezmiratoi ligjin për rritjen e moshës së daljes në pension, i cili u mbështet nga 81 përfaqësues, ndërsa 21 ishin kundër. Ligji i ri përcakton rritjen e moshës së daljes në pension për të gjithë qytetarët e lindur pas 31 dhjetorit 1970 në 70 vjeç. Aktualisht, danezët mund të dalin në pension në moshën 67 vjeç. Është planifikuar që mosha të rritet në 68 vjeç deri në vitin 2030 dhe në 69 deri në vitin 2035. Kryeministrja socialdemokrate Mette Frederiksen, 47 vjeç, tha vitin e kaluar se ishte gati të rishikonte sistemin, sapo mosha zyrtare e daljes…
Gjermania nuk është e vetme në përpjekjet e saj për më shumë sanksione ndaj Rusisë, me Bashkimin Evropian më të gjerë që është gati të bashkëpunojë me SHBA-në për të vendosur sanksione të njëkohshme kundër Vladimir Putinit. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i tha podkastit Berlin Playbook të Politico-s se “kemi diskutuar se si mund të zbatojmë sanksionet evropiane dhe amerikane në të njëjtën kohë nëse Putini nuk ulet në tryezën e negociatave”. Ajo tha se BE po planifikon paketën e saj të 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, duke u përqendruar kryesisht në “sanksionimin e energjisë ruse…
Ish-gjenerali ushtarak, Muharrem Maralusha ka thënë se dronat janë arma kyçe që Kosova duhet të përdorë, veçanërisht pas sulmit rus ndaj Ukrainës. Sipas tij, ekspertët ukrainas treguan se një luftë jo-konvencionale me dronë mund t’i japë përparësi formacioneve të vogla kundër forcave më të mëdha. Ai thotë se ka bashkëpunuar me ushtarakë ukrainas për të trajnuar 10 kosovarë në këtë fushë, por autoritetet në Kosovë nuk reaguan. Kjo tregon mungesë serioziteti, ndërkohë që Kosova duhet të jetë e përgatitur për çdo kërcënim serbo-rus. Shkrimi i plotë: Dronat janë një armë e domosdoshme për Kosovën, sidomos kur Rusia sulmoi Ukrainën. Ekspertët…
Evakuimet emergjente vazhduan të mërkurën në Kanada , e cila është goditur nga zjarre të mëdha të përshkruara si “monstra” nga zjarrfikësit që punojnë ditë e natë, veçanërisht përreth fshatrave të kërcënuara nga zjarret. Për ditë të tëra, provincat e Saskatchewan dhe Manitoba janë përballur me zjarre që i kanë detyruar qeveritë e tyre të shpallin gjendje të jashtëzakonshme. Më shumë se 200 zjarre po digjen në të gjithë vendin, rreth gjysma e të cilave konsiderohen jashtë kontrollit. Shtatë zjarre të reja u raportuan dje. Në të gjithë vendin, më shumë se 31,000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë…

