Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij dhe më pas e ka larguar nga shtëpia. Rasti ka ndodhur më 4 qershor. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte kanosur bashkëshorten e tij dhe më pas e kishte larguar edhe nga shtëpia. Gjatë kontrollit të shtëpisë, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një automatike AK-47 dhe 597 fishekë”, ka njoftuar policia. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Author: Hamdi Kumanova
Një ngjarje e pazakontë ka tronditur opinionin publik në Suedi, pasi një çift prindërish është dënuar me 8 muaj burg për shkak të neglizhencës në kujdesin dentar të fëmijëve të tyre, një rast që konsiderohet i pari i këtij lloji në vend. Rasti u bë publik nga e përditshmja suedeze Aftonbladet, që raportoi se hetimi filloi pas një vizite rutinë te dentisti, ku u zbulua se të gjithë fëmijët e familjes kishin prishje të dhëmbëve në shkallë të rëndë. Dëmtimet e shkaktuara ishin aq të rënda sa që dentistët u detyruan të heqin disa dhëmbë për të parandaluar komplikime më…
Njëzet e dy vjet më parë, kur Erna qëndronte përpara shtëpisë së saj në veri të Jakartës, dritaret ndodheshin në nivelin e gjoksit të saj. Sot, ato janë në nivelin e gjunjëve. Shtëpia është zhytur gradualisht në tokë, dhe me të edhe jeta e saj. “Kur kishte përmbytje ekstreme, përdornim kanoe – uji nuk ndalej dhe mbulonte katin përdhes”, thotë 37-vjeçarja, e cila prej fëmijërisë ka jetuar në një nga zonat më të prekura të kryeqytetit indonezian. Jakarta është një nga qytetet që po zhytet më shpejt në botë. Rënia e tokës e kombinuar me ngritjen e nivelit të detit…
Në ditën e Kurban Bajramit, Policia e Kosovës shqiptoi plot 784 gjoba trafiku. Po ashtu gjatë ditës së premte u shënuan 51 aksidente trafiku. Ku prej tyre 26 me të lënduar ndërsa 25 me dëme materiale. U arrestuan tetë persona, pesë të tjerë u dërguan në mbajtje ndërsa një tjetër person u dërgua në ndalim policor.
Është arrestuar një person në Pejë. Kjo pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij të mitur. Sipas policisë, me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar. Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Një skandal mediatik ka shpërthyer para përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë. Mediumi serb “Kurir” ka publikuar pamje të marra fshehurazi nga stërvitja e Kombëtares shqiptare në Tiranë, duke i shoqëruar me një titull provokues: “EKSKLUZIVE: I SPIUNUAM SHQIPTARËT NË MES TË TIRANËS – Ja si po përgatiten për ndeshjen kundër Serbisë!” Ky veprim ka ngritur shqetësime për shkeljen e etikës profesionale dhe tentativat për tensionim të atmosferës para ndeshjes. Sylvinho reagon qetë ndaj provokimit Në konferencën për shtyp, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, reagoi me maturi ndaj këtij raportimi: “Trajneri i Serbisë tha se i ka parë 5-6 ndeshje tona.…
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Komoran. Policia njofton se ata në gjendje të dehur kanë sulmuar fizikisht një person. “Komoran 06.06.2025 – 00:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në gjendje të dehur, me veturën e tyre, i kanë zënë-bllokuar rrugën viktimës mashkull kosovar i cili ishte me automjet dhe pasi e kanë sulmuar fizikisht, ia kanë marrë automjetin”, ka njoftuar policia. Sipas ankuesit, të dyshuarit kishin një mjet të mprehtë-thikë dhe një armë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Shqipëria do të përballet me Serbinë në një ndeshje të rëndësishme kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Ndeshja do të zhvillohet në orën 20:45 në “Arenën Kombëtare” në Tiranë. Kjo përballje është e ngarkuar emocionalisht për shkak të historisë së tensionuar mes dy vendeve, veçanërisht pas incidentit të vitit 2014 në Beograd, ku një dron me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”, shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes dhe përleshje në fushë, shkruan KosovaPress. Për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes, autoritetet shqiptare kanë ndërmarrë masa të rrepta sigurie. Janë angazhuar mbi 2,000 efektivë policie për të siguruar rendin brenda dhe jashtë stadiumit. Gjithashtu,…
Autoritetet në Poloni thonë se rreth 30 mijë njerëz mbetën pa energji elektrike të premten, pasi erërat e forta shkatërruan linjat e energjisë elektrike. Kjo vjen pas ngjarjeve ekstreme të motit në të gjithë vendin, veçanërisht në rajonin jugor, ku shirat e rrëmbyeshëm, erërat e forta dhe breshëri shkaktuan dëme në fasadat e ndërtesave të banimit dhe fermave. Shërbimi i zjarrfikësve tha se kanë punuar për t’u përballur me ndikimin që nga mbrëmja e së enjtes. closevolume_off Zëdhënësi i Shërbimit Shtetëror të Zjarrfikësve në Kielce, tha se zjarrfikësit kishin më shumë ndërhyrje se zakonisht.
Drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Urbanizëm dhe Ndërtim, Zuhejr Rexhepi, thotë se problemi i ndërtimeve pa leje është problem në të gjitha komunat e shtetit dhe jo vetëm në Çair. Në bazë të statistikave, thotë ai, komuna që prinë me numrin e objekteve pa leje në gjithë shtetin është ajo e Gazi Babës. Rexhepi shpalosi të dhëna zyrtaret edhe për numrin e objekteve pa leje brenda Qytetit të Shkupit, ku nga 10 komuna gjithsej, Çairi renditet në pozitën e gjashtë. “Momentalisht në Republikën e Maqedonisë kemi të evidentuara 203 mijë objekte pa leje. Këto 203 mijë objekte…
Interpelanca për Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski mund të refuzohet ose Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi mund t’ia kthejë atë paraqitësit BDI për ta finalizuar, thanë nga Kuvendi për “Sloboden Peçat”. Gashi do të vlerësojë nëse interpelanca për Kostadinovskin do të jetë në rend të ditës në Kuvend, sepse BDI paraqiti kërkesën për përgjegjësinë e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Kuvendi nuk zgjedh kryetar, por një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, dhe Gjykata zgjedh kryetarin. Përndryshe, interpelanca për Kostadinovskin tashmë ka mbërritur në Kuvend. BDI dje paraqiti një interpelancë për Kostadinovskin me shpjegimin se Kryetari i Gjykatës Kushtetuese…
SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër Xh.I. (43) nga f. Jabollçishtë i Poshtëm, komuna e Çashkës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Nëpunësit policorë kryen bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar armë të gjata gjysmëautomatike dhe municione për gjueti dhe qitje sportive.TS

