Javët që do të kalojnë deri në fund të afatit kalimtar të transferimeve premtojnë të jenë të tensionuara te PSG. Klubi parizien ka finalizuar marrëveshjen që do të sjellë në kryeqytet Lucas Chevalier, i cili ka mbrojtur portën e Lille për tre vitet e fundit, dhe tani do të duhet të vendosë për fatin e Gianluigi Donnarumma. Portieri italian është futur në listën e 30 kandidatëve për “Topin e Artë”, si dhe, sigurisht, për “Çmimin Yashin”, por 40 milionë eurot që Al-Khelaifi do të paguajë për Chevalier tregojnë qartë se Parisi ka plane të tjera për të ardhmen. …
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten se gjetja e një zgjidhjeje për konfliktin Rusi-Ukrainë mund të jetë “vërtet efektive” në nivelin e udhëheqësve. “Është e nevojshme të përcaktohet koha për një format të tillë dhe gama e çështjeve që duhen trajtuar”, tha ai në një postim në X. Zelensky vuri në dukje se pas bisedës së tij telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe disa udhëheqës evropianë të mërkurën, ai zhvilloi gjithashtu diskutime të ndara me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) Mark Rutte dhe Presidentin finlandez Alexander Stubb. Më…
Kryeministri i Kamboxhias, Hun Manet, tha të enjten se e ka nominuar Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për Çmimin Nobel për Paqen, duke lavdëruar “aftësinë e tij të jashtëzakonshme shtetërore” në ndalimin e një konflikti kufitar midis Kamboxhias dhe Tajlandës, njofton Reuters. Hun Manet e bëri njoftimin në një postim në Facebook të enjten vonë, të shoqëruar nga një letër që ai tha se i ishte dërguar Komitetit Norvegjez të Nobelit, duke përshëndetur ndërhyrjen e Trump si një shembull të “arritjeve të tij të jashtëzakonshme në uljen e tensioneve në disa nga rajonet më të paqëndrueshme të botës”. “Kjo…
Osman Ferizi – ish-pjesëtar i grupit të armatosur të udhëhequr nga heroi Sali Çekaj që në dhjetor të vitit 1991 – ka reaguar ashpër ndaj protestës sw organizuar dje nga OVL-UÇK kundwr Gjykatws Speciale. Ferizi ka shprehur indinjatën ndaj atyre që, sipas tij, e kanë përvetësuar dhe keqpërdorur emrin e luftës për përfitime personale, duke harruar idealin dhe gjakun e dëshmorëve. Në reagimin e tij, Ferizi ka kritikuar heshtjen e këtyre shoqatave ndaj vrasjeve politike në Kosovë, mungesën e qëndrimeve ndaj drejtësisë së mohuar dhe instrumentalizimin e UÇK-së për pushtet dhe pasuri. Më tej, Ferizi vuri në pikëpyetje moralin…
Masakra e njohur si e Gazi Babës, e njohur me emrin “tradhëtia e madhe” vazhdon të jetë një enigmë që nuk është zbardhur deri tani, edhe ate 24 vite nga mesnata e 7 gushtit 2001, kur forcat speciale maqedone vranë në pritë në një shtëpi në Shkup, Lefter Koxhaj i njohur si komandant Teli i UÇK-së dhe bashkëluftëtarët e tij. Komandant Teli dhe pesë bashkëluftëtarët e tij u vranë më 7 gusht 2001 në një shtëpi në lagjen e Gazi Babës në Shkup, vetëm tre ditë pas vendosjes së armëpushimit mes UÇK-së dhe forcave maqedonase të sigurisë, përcjell INA. Atëkohë…
Një 33-vjeçar nga Shkupi ka raportuar në Policinë e Tetovës se është mashtruar gjatë blerjes së një veture Audi A6 nga një 36-vjeçar nga Tetova, përcjell TV21. Sipas raportimit, pasi shkupjani kishte paguar shumën e parave, të njëjtit i ishte refuzuar që ta merrte veturën mbi vete në noter“Më 06.08.2025 në ora 15:30 në SPB Tetovë, një 33-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se ishte mashtruar nga S.A. dhe E.B.(36), të dy nga Tetova. Sipas raportit, një ditë më parë ata ishin marrë vesh që ai të blinte një automjet “audi a6″ nga E.B. për një shumë prej 24,080 eurosh, dhe…
Më 07.08.2025 rreth orës 02:00, në NJPB Vinicë është raportuar nga Ndihma Urgjente se personi D.S. nga Vinica është sjellë me plagë nga një send i mprehtë. Sipas kallëzimit, ngjarja ka ndodhur para një objekti hotelierik në bulevardin “Marshall Tito”, ku N.K. nga Vinica dyshohet se e ka goditur me thikë në stomak. Policia po ndërmerr masa për kapjen e të dyshuarit dhe zbardhjen e rastit.TS
Iniciativa e Bankës Popullore për uljen e tarifave për përdorimin e shërbimeve të pagesave ka filluar të japë rezultatet e para. Në fillim të këtij muaji, tre bankat e mëdha dhe një bankë e mesme njoftuan se po ulin tarifat për qytetarët dhe kompanitë, deklaroi guvernatori Trajko Sllaveski. Siç tha ai në konferencën për shtyp, kjo pritet edhe nga bankat e tjera të mesme dhe të vogla. Sipas Sllaveskit, uljet janë veçanërisht të rëndësishme për kryerjen e pagesave të klientëve përmes sistemeve interne të bankave, si dhe përmes sistemeve pagesore ku pagesat realizohen midis bankave në kohë reale gjatë gjithë…
Qeveria mori vendim që t’u kërkojë tregtarëve të ulin çmimet e pajisjeve shkollore për së paku 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe për së paku 15 për qind në tregtinë me pakicë. Me pajisje shkollore nënkuptohen çanta shkolle, fletore, lapsa, stilolapsa, vizore, materiale didaktike, letër dhe të tjera. Vendimi vlen për periudhën nga 15 gusht-15 shtator, dhe tregtarët janë të detyruar që krahas çmimit të ri të ulur të produkteve, ta publikojnë edhe çmimin e vjetër që ka qenë në fuqi më 01 qershor, i cili merret si çmim bazë për përcaktimin e uljes. Gjithashtu, përpara hyrjes së…
Në një finale dramatike, Klubi i Shahut Alkaloid mbrëmë shpëtoi nga humbja në ndeshjen me Multi Essence në xhiron e fundit, të shtatë, të Kampionatit Ekipor të Maqedonisë. Barazimi 3:3 i mjaftoi Alkaloidit për të fituar titullin e tij të 27-të, që nga viti 1992 e deri më sot, prej të cilave 13 janë njëra pas tjetrës. Me gjashtë fitore dhe një ndeshje të barazuar, Alkaloid përfundoi i pari në tabelë me 13 pikë, ndërsa klubi Multi Essence është i dyti me 12 pikë, përkatësisht 5 fitore dhe dy barazime. Dominimi i plotë i klubit të Alkaloidit në kampionatet e…
Ndërmarrja Publike për menaxhim me ujin në Tetovë, “Sharri”, ka hedhur poshtë informacionet se bëhet shitja apo privatizimi i ujit në Tetovë. Drejtori i kësaj ndërmarrjeje Valon Zeqiri tha se orëmatësit, kanë të bëjnë me instalimin e tyre në kompani që harxhojnë më tepër ujë, me qëllim të mbajtjes në kontroll të ujit dhe furnizimit me ujë të pijshëm në gjithë qytetin. “Kemi hapur një tenderim me vlerë prej diku 12 milion denarë me çka do të sigurohen rreth 1000 ujëmatës që do jenë për firmat e mëdha në qytet. Desha të sqaroj rreth ujëmatësve se të njëjtët, do të…
Ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Limani, ka njoftuar sot nënshkrimin e Marrëveshjes së re Kolektive për punonjësit e institucioneve sociale publike, e cila garanton një rritje page prej 20% për mbi 1000 të punësuar në sistemin e mbrojtjes sociale, përfshirë edhe drejtuesit e këtyre institucioneve. Limani tha se kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të punës dhe forcimit të sistemit social në vend. “Kjo marrëveshje do të thotë kushte më dinjitoze pune, më shumë siguri juridike dhe respekt për punën humane që këta profesionistë bëjnë çdo ditë në shërbim të qytetarëve,” theksoi…

