Droni ukrainas me rreze të gjatë veprimi, i tipit vetëvrasës, ka vazhduar të sulmojë në mënyrë të përsëritur një depo të madhe karburanti në qytetin bregdetar të Socchit, në Rusi, që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Sulmi është pjesë e një vale të re të operacioneve ajrore të ushtrisë ukrainase, e cila duket se ka rifilluar në mënyrë të koordinuar dhe të qëllimshme sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Federatës Ruse. Në 48 orët e fundit, janë shënuar disa goditje të drejtpërdrejta mbi rafineritë e naftës dhe depot e karburantit në zona të ndryshme të territorit rus, duke…
Author: Hamdi Kumanova
Një agjenci qeveritare e Shteteve të Bashkuara, e themeluar më 2008, për t’i vlerësuar përpjekjet amerikane për të mbështetur Afganistanin, e ka dorëzuar raportin e 68-të, njëherësh i fundit, në Kongres – në të cilin përmenden shpërdorime dhe “korrupsion i përhapur” gjatë ndërhyrjes 20-vjeçare të Perëndimit, si dhe shqetësime rreth shkurtimeve të ndihmës nga administrata Trump. Raporti është përpiluar nga Inspektori i Përgjithshëm Special për rindërtim të Afganistanit, agjenci qeveritare, dhe është publikuar më 30 korrik, dy javë para përvjetorit të katërt të ngjitjes së talibanëve në pushtet në Afganistan. Në kapitullin e titulluar “Gjetjet kryesore në fund të misionit”…
Kievi po punon për një takim të ri negociues me palën ruse në Stamboll. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e bëri të ditur këtë në një postim në Telegram, shkruan Ansa. “Ne diskutuam procesin e negociatave me Sekretarin e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, dhe Shefin e Zyrës, Andriy Yermak, në veçanti zbatimin e marrëveshjeve të arritura në takimet me palën ruse në Stamboll dhe përgatitjen e një takimi të ri”, shkroi Zelensky. “Ndër çështjet kryesore është vazhdimi i shkëmbimit të të burgosurve të luftës”, shtoi ai.
Droni ukrainas ka filmuar momentin kur një ushtar rus, i veshur me një mantel të posaçëm kundër nxehtësisë (anti-termal), përpiqet të afrohet në mënyrë të fshehtë pranë pozicioneve të forcave ukrainase gjatë ditës. Edhe pse ai kishte veshur pajisje që teorikisht duhet ta mbronin nga zbulimi termik, droni e identifikoi falë lëvizjeve të tij dhe kontrastit me terrenin përreth. Kjo tregon se teknologjia e dronëve të Ukrainës është përmirësuar në mënyrë të ndjeshme, duke qenë në gjendje të zbulojë dhe neutralizojë kërcënime edhe në kushte të vështira vëzhgimi. Përpjekja e ushtarit për të kaluar pa u vënë re dështoi, duke…
Deputeti i betuar i PDK-së, Nait Hasani, të dielën në Info Magazine, foli rreth procesit gjyqësor të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai thotë se Gjykata Speciale u përcaktua të dënonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. “Me presionin ndërkombëtar, që ka qenë i jashtëzakonshëm, dhe ka qenë i papërballueshëm në kuptimin politik të kohës, dhe me premtimet po ashtu se ne do të qëndrojmë me juve, në mbrojtje të vlerave, dhe nuk do të lejojmë keqpërdorimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bankën e akuzuarve, por që do të merret me çështjen e individëve, po kjo politikë ka qenë jo e…
Kam lindur më 23. 12. 1951, në muajin e zi, të kohës së zisë, nën regjimin më të zi komunist. Më 23 shtator të vitit 1968, krye-hetuesi sadist, Llambi Gegeni, hetuesi xhahil Shyqyri Çoku dhe prokurori mizor, Thoma Tutulani, më sakatuan në Degën e Punëve të Brendshme në Shkodër, më çanë kokën, më qorruan njërin sy, më shurdhuan njërin vesh, mbasi më thyen disa brinjë, gjysmat e dhëmballëve dhe gishtin e madh të dorës së majtë, më 23 tetor 1968, më çuan në gjykatë, ku mjerani Faik Minarolli, më dha një dhjetëshe burg politik. Pasi më prenë gjysmën e dënimit,…
Më 2 gusht 2025, rreth orës 01:00, në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë është paraqitur një rast vjedhjeje të automjetit. I.B. (35) nga fshati Llacë ka raportuar se i është vjedhur vetura e tij e tipit “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, e cila kishte qenë për një kohë të gjatë e parkuar në fshat me dyer të pabllokuara. Policia ka nisur masat për gjetjen e automjetit dhe zbardhjen e plotë të rastit. Apelohet që qytetarët të tregojnë kujdes në sigurimin e mjeteve të tyre, veçanërisht kur ato lihen të parkuara për periudha të gjata.TS
Kryetari i LSDM-së, Venko Filpçe sot nga Krusheva dërgoi urime me rastin e 2 Gushtit, Ditës së Republikës – Ilindeni. “Ju uroj festën e Ilindenit nga Krusheva historike dhe e guximshme, ku filloi revolucioni, ku filloi lufta e madhe, epopeja për një shtet të lirë dhe të pavarur. Sot i festojmë të dy Ilindenët, atë të vitit 1903 dhe atë të vitit 1944 dhe KAÇKM-në. Së pari duhet të kujtojmë dhe t’u bëjmë nderime të gjitha viktimave që, me gjakun e tyre, me sakrificën e tyre, ndërtuan themelet e shtetit tonë modern. Ata e filluan luftën që nga një vend…
Më 1 gusht 2025, rreth orës 14:20, zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë arrestuar R.F. (54) nga Tetova, pas një denoncimi të djalit të tij 28-vjeçar. Në raportimin e tij në SPB Tetovë, djali ka deklaruar se një ditë më parë, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare, R.F. ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe i kishte drejtuar një pistoletë. Pas këtij denoncimi, në shtëpinë e R.F. është kryer bastisje, ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë revole me gjashtë plumba. I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse…
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka ururat 2 gushtin Ditën e Ilindenit. “Dy gushti i vitit 1903 ishte përpjekje e përbashkët e shqiptarëve, maqedonasve dhe të tjerëve për liri dhe barazi. Ky sunim u realizua nëpërmjet të bashkëqeverisjes dhe ndarjes së barabartë të përgjegjësive për ta drejtuar popullin para 122 viteve. Sot, dy gushti na gjen në rrethana përballë njëri tjetrit e jo bashkë me njëri tjetrin si dhe me tendenca margjinalizuese dhe të ushtrimit të supremacisë etnike. Pas vitesh e dekadash kontribut për barazi dhe ndarje të…
Më 1 gusht 2025, rreth orës 22:30, në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë është raportuar një rast shqetësues nga fshati Pallçisht i Poshtëm. I.R. (63), banor i këtij fshati, ka njoftuar se, ndërsa ishte ulur në tarracën e shtëpisë së tij, një plumb i paqëllimshëm kishte rënë përpara tryezës ku ndodhej. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar. Menjëherë pas raportimit, në vendngjarje ka dalë një ekip hetimi nga SPB Tetovë, i cili ka kryer ekzaminimet e nevojshme. Janë ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personit përgjegjës për qitjen e plumbit. Policia apelon për ndërgjegjësim…
Me rastin e 2 Gushtit – Ditës së Ilindenit, krerët më të lartë të shtetit, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi dhe kryeministri Hristijan Mickoski, u drejtuan me mesazhe urimi për qytetarët, duke theksuar rëndësinë historike dhe aktuale të kësaj dite. Presidentja Siljanovska-Davkova tha se Ilindeni është më shumë se festë – është thelbi i historisë dhe shtetësisë. “Republika nuk trashëgohet, por fitohet dhe meritohet. Ilindeni na obligon të ndërtojmë një shtet ku ia vlen të jetohet”, theksoi ajo, duke përkujtuar figurat historike si Dame Gruev dhe Goce Dellçev. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u shpreh se Ilindeni…

