Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkarkuar me urgjencë drejtoreshën e Byrosë së Statistikave të Punës, vetëm pak orë pasi një raport zyrtar për punësimin nxiti panik në tregje dhe sfidoi narrativën e tij ekonomike. Në një postim në rrjetet sociale, Trump, pa paraqitur prova, akuzoi komisioneren Erika McEntarfer për manipulim të të dhënave të punësimit për arsye politike. Vendimi i papritur ka tronditur Wall Street-in dhe ka ngritur shqetësime për ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Shtëpisë së Bardhë në publikimin e statistikave zyrtare. Në reagimin e saj, McEntarfer e quajti periudhën në krye të Byrosë së Statistikave të Punës (BLS)…
Author: Hamdi Kumanova
Oficeri ushtarak në Kroaci, Esad Çollaku, ka thënë se janë akoma larg bashkëpunimit ushtarak Shqipëri-Kroaci-Kosovë. Sipas Çollakut, shteti i Kosovës duhet të vetëdijësohet dhe të mos pres shumë nga shtetet e tjera, por ta forcojë ushtrinë dhe policinë. “Akoma jemi larg një bashkëpunimi ushtarak Shqipëri-Kroaci-Kosovë. Ajo që në fazën e parë të nënshkrimit të marrëveshjes tregon se kemi mundësi t’i zgjerojmë këto marrëveshje, deri te marrëveshja që t’i ndihmojmë njëra-tjetrës në secilën rrethanë që mund të ndodhen shtetet tona”. “Ne duhet të vetëdijësohemi brenda territorit të Kosovës dhe nuk duhet të presim shumë nga shtetet e tjera. Duhet ta forcojmë…
Armando Broja ka marrë një vendim befasues për të ardhmen e tij. Sulmuesi shqiptar largohet nga Chelsea dhe i bashkohet Burnleyt në një transferim definitiv, duke qëndruar kështu në Premier League, pavarësisht interesimit të madh nga klube të rëndësishme të Europës. Sipas Fabrizio Romanos, Broja do të kryejë vizitat mjekësore brenda 24 orëve të ardhshme dhe më pas do të prezantohet si përforcimi më i ri i Burnleyt. Ky transferim vjen pasi Burnley pranoi kërkesat financiare të Chelseat dhe arriti marrëveshje me vetë lojtarin. Ky është një vendim që ka habitur jo pak, pasi Broja ishte kërkuar me ngulm nga…
Në Turqi kanë filluar të qarkullojnë thashetheme për një largim të mundshëm të Brahim Díaz nga Reali i Madridit dhe një transferimi të tij drejt Fenerbahçes, të drejtuar nga Zhoze Murinjo. Pas këtij spekulimi, tifozët e klubit turk kanë mbushur rrjetet sociale me mesazhe drejtuar sulmuesit të krahut, duke përsëritur frazën tashmë klasike: “Eja te Feneri”. Një nga faktorët që e nxisin këtë lidhje, është marrëdhënia e ngushtë midis Brahim Díaz dhe ish-lojtarit të Fenerbahçes, Arda Gyler. Gjatë festimeve të kampionatit të sezonit të kaluar, Brahim shprehu dashurinë e tij për mesfushorin e ri: “Ne jemi pothuajse gjithmonë bashkë.…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Këshilli i Sigurisë Kombëtare i shtetit të tij do të mblidhet, pasi Gjykata në Bosnje e Hercegovinë dënoi me vendim të formës së prerë presidentin e entitetit të Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodikut. Sipas Vuçiçit, pas këtij vendimi të marrë nga drejtësia në Bosnje, Serbia nuk ka qenë në një situatë “kaq të vështirë” dhe nuk është përballur “me presion kaq të madh” që nga viti 2008. Siç tha ai, që nga viti 2008 – kur Kosova ka shpallur pavarësinë, vendim që Beogradi refuzon ta pranojë Serbia është përballur me një sërë krizash,…
VLEN me krenari njofton opinionin publik se sot, më 1 gusht 2025, në mbledhjen e Komisionit Qeveritar, është miratuar Propozim-Vendimi për themelimin e shkollës fillore komunale “Azem Marana” në fshatin Moranë të Komunës së Studeniçanit, si një subjekt i pavarur dhe i veçantë shkollor. Ky vendim është fryt i angazhimit të pandalshëm të zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, dhe i vizionit të VLEN për arsim gjithëpërfshirës, të dinjitetshëm dhe kombëtar. Themeli i kësaj shkolle nuk është vetëm një vendim administrative, është investim në të ardhmen, është shpresë për gjeneratat që vijnë, është nderim për figurat tona historike, si…
Lamine Yamal ka shënuar golat e tij të parë me Barcelonën në përgatitjet e verës. Ai ka shënuar dy herë në fitoren 7-3 të katalanasve në Seul, që ndër të tjera ishin dhe golat e tij të parë me fanellën me numrin “10”.Barcelona njoftoi zyrtarisht më 16 korrik se lojtari i ri do të trashëgonte këtë numër ikonik, të mbajtur nga lojtarë si Mesi dhe Maradona ndër të tjerë. Dhe kjo e bën të ndihet krenar 18-vjeçarin, që ka komentuar pas takimit në Seul. “Të jem në gjendje të shënoj me këtë fanellë dhe me këtë numër është shumë e…
Real Madridi thuhet se është gati të ndahet nga sulmuesi anësor Rodrygo këtë verë, por vetëm nëse plotësohen dy kushte kryesore. Rodrygo, 24 vjeç, është lidhur me një largim nga klubi gjatë gjithë verës, me skuadra si Arsenal-i dhe Liverpool-i që thuhet se janë të interesuara. Braziliani duket se nuk është më në favor të trajnerit të ri Xabi Alonso, pasi luajti vetëm 92 minuta gjatë gjithë Kupës së Botës për Klube. Sipas COPE, Real Madridi është i gatshëm ta shesë Rodrygon, por vetëm nëse ai kërkon shprehimisht të largohet dhe ata marrin një ofertë prej 100 milionë eurosh. Megjithatë,…
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve të Çairit, ku theksoi se pensionistët janë shtylla e shoqërisë dhe meritojnë respekt, dinjitet dhe barazi. “Pensionistët nuk kanë nevojë për mëshirë, por për dinjitet dhe e meritojnë plotësisht. Brenda vetëm një viti, pensionet janë rritur me 7.000 denarë, si dëshmi se politika mund të jetë mjet i dinjitetit dhe drejtësisë, jo i harresës”, u shpreh Mexhiti. Ai shtoi se kjo është vetëm pika e nisjes për investime serioze në shëndetin, kujdesin dhe mirëqenien e gjeneratës së…
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka dalë në mbështetje të protestës kundër Gjykatës Speciale, e cila do të organizohet më 7 gusht në Prishtinë. Ai iu ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve që t`i bashkohen kësaj proteste. Në profilin e tij në “Facebook”, Ahmeti ka shkruar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dje e duhur. “Lufta e popullit shqiptar e prirë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishtë e drejtë, e duhur dhe e përkrahur nga gjithë bota demokratike dhe liridashëse. Që nga paslufta, panumër procese gjyqësore ndërkombëtare e vendore dëshmuan çiltërsinë e luftës sonë për liri, demokraci, pavarësi. Drejtësia për…
“Përgjigja më e qartë dhe më e sinqertë për grupimin politik të quajtur VLEN u dha të enjten nga foltorja e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku vetë kryeministri aktual Hristijan Mickoski sqaroi publikisht se kryeshefi i tyre politik, Arben Fetai, kishte shpifur në deklaratat e bëra në një emision televiziv. Kjo nuk ishte vetëm një ekspozim i radhës, por një konfirmim institucional i asaj që Aleanca për Shqiptarët ka paralajmëruar prej muajsh – se VLEN është projekt i kapur dhe i kontrolluar nga qendra e pushtetit”, theksohet kjo në një reagim të Aleancës për Shqiptarët. Më tej thuhet se…
Në zemër të Zagrebit u mbajt dje parada ushtarake dhe shtetërore për të përkujtuar 30-vjetorin e Operacionit “Oluja”, ofensiva që në gusht të vitit 1995 shënoi fitoren vendimtare të Kroacisë ndaj forcave serbe dhe rivendosi sovranitetin e saj territorial. Ngjarja mblodhi drejtuesit më të lartë të shtetit kroat, përfaqësues të ushtrisë, veteranë të luftës dhe aleatë ndërkombëtarë. Mes flamujve të shumtë që u valëvitën në bulevardet e Zagrebit, u vu re edhe flamuri shqiptar, në nderim të kontributit të shqiptarëve që luftuan përkrah kroatëve për lirinë e vendit. Shqiptarët dhanë një kontribut të rëndësishëm në Ushtrinë Kroate gjatë viteve të…

