Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi që pa miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve i cili ndodhet në Kuvend, punëtorët e Inspektoratit të cilët pesë muaj janë pa rroga, edhe më tej nuk mund të marrin rroga. Mickoski, i cili të shtunën realizoi takim me drejtorin e Inspektoratit Arsim Idrizin dhe disa të punësuar, thekson që kjo është e domosdoshme për shkak të harmonizimeve të ligjeve. “A mund t’u paguhet rroga para se të ndryshohet ligji? Jo nuk mundet. Për atë ishim në atë takim. Ligji do të jetë para deputetëve me çka, në pajtueshmëri me Ligjin…
Author: Hamdi Kumanova
Dhjetëra infermierë të punësuar në spitalin e Tetovës përsëri protestuan për të kërkuar zgjidhjen e statusit të tyre dhe pagat e tyre të vonuara. Thanë se nuk kanë asnjë përkrahje nga sindikatat, ndërsa nga takimi i fundit me drejtorin e spitalit thonë se nuk kanë pasur asnjë kontakt më me të. “Spitali i Tetovës mbahet gjallë nga ne, por neve na kanë harruar. Ne nuk po kërkojmë dhurata kërkojmë pagat tona të vonuara, kërkojmë kontratat tona të munguara, kërkojmë vendimet tona të merituara dhe premtuara, boll më me rrena. Sa kohë do të vazhdojë kjo padrejtësi nuk do të heshtim,…
Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit nga 1 qershori është lidhur me edhe tre qytete të tjera në Turqi. Kompania ajrore AJet filloi fundjavën e kaluar fluturimet drejt Ankarasë, Çukurovës dhe Dijarbakirit, tre destinacione të reja për pushime, njoftoi operatori i aeroportit TAV Maqedoni. Fluturimet sezonale nga Shkupi drejt Ankarasë dhe Dijarbakirit do të realizohen një herë në javë, ndërsa fluturimet e AJet drejt aeroportit Çukurova do të jenë dy herë në javë. Fluturimet do të zhvillohen nga 1 qershori deri në fund të shtatorit të këtij viti. – “Lidhja direkte e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit me tre destinacionet e reja në…
Dogjën automjetin në përdorim nga një 30-vjeçar, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, Policia zbardh ngjarjen. Identifikohen 2 autorët e dyshuar. Vihet në pranga njëri prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit. Procedohet penalisht një 23-vjeçar, për moskallëzim krimi. Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera menjëherë pas denoncimit të një 30-vjeçari, se i kishin djegur automjetin, gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 01.06.2025, në Burrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në kuadër të operacionit “Firemen”, zbardhën autorësinë e rastit. Gjatë operacionit u identifikuan autorët e dyshuar, shtetasit E. K.(H.), 24 vjeç, banues në…
Këtë javë, territori i Maqedonisë do të ndikohet nga një masë ajrore e ngrohtë me origjinë nga Afrika, e cila do të sjellë mot stabil dhe me diell, por me temperatura të larta dhe kushte për jostabilitet lokal pasditeve. Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe erë të lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Megjithatë, gjatë orëve të pasdites është e mundur të formohen re me bubullima, të cilat mund të sjellin reshje të shkurtra por intensive, bubullima dhe erë të fuqishme. Nuk përjashtohet mundësia për dukuri të…
Kryeministri Hristijan Mickoski u ka bërë thirrje të rinjve të paraqiten në shpalljet për grantet nga Plani operativ për punësim që Qeveria e ka miratuar në seancë dhe u prezantua të mërkurën. Plani parashikon punësim të 16.000 personave, të aftë për punë, por të papunësuar “Prej tyre, presim 65 për qind të jenë të rinj, respektivisht bashkëqytetarë tanë të moshës deri 29-vjeçarë, të cilët, varësisht nga ajo nëse do të kenë kompani sipas parimit SHPKNJP ose SHPK, do të marrin grante”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve sot gjatë vizitës në Institutin për shëndet publik. Sqaroi se nëse…
Zhvillimet e fundit të lidhura me agjendën antievropiane në rajon janë tregues i qartë se është në lëvizje një projekt i organizuar, i mbështetur nga qendra të fuqishme proruse dhe prokineze, me qëllim rrëzimin e rendit demokratik në Ballkan dhe ndalimin e procesit të integrimit evropian. Bëhet fjalë për një projekt të mirëorganizuar dhe të mbështetur politikisht, mediatikisht dhe financiarisht nga forca anti-perëndimore, të cilat duan ta izolojnë rajonin dhe ta kthejnë në një zonë nën ndikimin e autokracive lindore. Në këtë skenar të rrezikshëm, për fat të keq, pjesëmarrës aktivë janë bërë edhe disa fraksione shqiptare në pushtetin aktual,…
Sot do të zhvillohet edhe tentativa e 25-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Deputeti nga radhët e LVV-së Agim Bahtiri, i bëri thirrje ish opozitës të reflektojë. “Është e tmerrshme, edhe para familjeve të tyre se lërë më para popullit”, tha ai. “Edhe njëherë po ju bëjë thirrje që të reflektojnë pozitivisht se jemi duke dalur keq para ndërkombëtarëve, por edhe para popullit”, tha Bahtiri.
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, para fillimit të seancës konstituive, është deklaruar para mediave. “Çdo herë vijmë me shpresën që diçka ka lëviz nga ana e kampit opozitar, e vërteta është që qytetarët presin që ne me ofru zgjidhje, nuk është që skemi bë lëvizje në këtë drejtim, do të kemi lëvizje atëherë kur të kemi reflektim prej partive politike që deri sot kanë refuzu me aprovu komisionin përmes të cilit ne mund të hyjmë në pikën tjetër të rendit të ditës, që është procedimi i kandidatit për kryetar të kuvendit”, tha ai. Peci tha se ka pasur…
Një 24-vjeçare ka mbetur e vdekur ndërsa shoferi ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e një vetaksidenti në Polluzhë të Drenasit. Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 14:43, raporton “Betimi për Drejtësi“. “Fsh. Polluzhe, Drenas 01.06.2025-14:43. Raportohet se vozitësi mashkull kosovar dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vet aksident trafiku, ku si pasojë, lëndime të rënda ka pësuar vetë vozitësi, ndërsa pasagjerja femër kosovare ka mbetur e vdekur. Njësitë përkatëse policore janë duke trajtuar rastin”, thuhet në njoftim.
Një person u gjet pa shenja jete të dielën në Leposaviq. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 13:40 dhe u iniciua si “Hetim i vdekjes”, raporton “Betimi për Drejtësi“. “Leposaviq 01.06.2025-13:40. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Tre persona janë arrestuar pasi dyshohen se kanë kanosur një burrë dhe një grua. Njërit nga të dyshuarit i është gjetur një armë zjarri. Në rapotin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të dielën në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi“.Rasti u iniciua si “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. “Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë 01.06.2025-10:19. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarveshje, kanë kanosur dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare. Gjatë kontrollit, tek njeri prej të dyshuarëve është gjetur dhe konfiskuar një armë e zjarrit…

