Parregullsi të shumta janë detektuar në disa Institucione shëndetësore publike dhe private. Janë dhënë pushime mjekësore pa pasur nevojë, disa drejtor të klinikave kanë marrë paga më shumë se duhet, ndërsa klinikat gjinekologjike kanë punuar pa kupon fiskalë. “Në lidhje me pushimet mjekësore, ne jemi duke shqiptuar dënime në 28 institucione private shëndetësore, ku dënimet do të jenë në shumë prej 1.2 milionë denarë dhe për dikë do të jetë për herë të parë, për dikë kemi përsëritje të dënimeve. Tek gjinekologët, për fat të keq kemi një valë të re të ankesave për mos dhënien e kuponit fiskal, kemi…
Author: Hamdi Kumanova
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë protestës që po mbahet sot në Prishtinë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Pas arrestimit, kanë reaguar të revoltuar edhe disa qytetarë të pranishëm në protestë, të cilët kanë tentuar ta ndalojnë veprimin e policisë. Jozyrtarisht besohet se arrestimi ka ndodhur pasi personi në fjalë ka hedhur mjet piroteknik. Kjo, megjithatë, mbetet për t’u konfirmuar. /Klankosova.tv Lojtës Videosh
Ky është vendkalimi i paligjshëm i këmbësorëve në Bit Pazar, në një nga bulevardet më të ngarkuara në Shkup, i cili, sipas paralajmërimeve të kreut të Shkupit Gjorgjievski, do të mbyllet. Disa nga qytetarët thonë se ky kalim i paligjshëm nuk duhet të mbyllet, ndërsa të tjerët besojnë se duhet të mbyllet. “Duhet të ketë vendkalim për këmbësorë, të mos mbyllet, të shënohet sepse ka këmbësorë”, tha një qytetar. “Nuk duhet të mbyllet, shkaku i tregut, dhe çfarë nëse ky mbikalim do të hapet këtu? Pra, nuk është hapur, ai duhet të hapet, pastaj njerëzit me invaliditet nuk mund të…
Një mospajtim i hapur është shfaqur brenda koalicionit qeveritar mes përfaqësuesve të VLEN dhe ZNAM lidhur me gjuhën në të cilën duhet të zhvillohet Provimi i Jurisprudencës, pas kërkesës së studentëve shqiptarë që ai të mund të jepet edhe në shqip. Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, deklaroi se Ligji për Provimin e Jurisprudencës, në fuqi që nga janari i vitit 2020, përmban mangësi pasi nuk e përcakton qartë gjuhën e zhvillimit të provimit. Ai tha se kjo duhet të precizohet dhe se mbështet kërkesën e studentëve shqiptarë të juridikut që provimi të realizohet edhe në gjuhën shqipe. Sipas Salit, Kushtetuta…
Organizatat sindikale të AOGJSH-së e pranuan ofertën e Qeverisë, sipas së cilës pagat e rreth 7.800 të punësuarve në administratën shtetërore dhe gjyqësor do të rriten me nga 8% në tre vitet e ardhshme, ndërsa njëkohësisht do të harmonizohen në mënyrë lineare me rritjen e pagës minimale. AOGJSH: -Sipas deklarimeve të deritanishme, 95% e organizatave sindikale janë shprehur se kërkesa e Sindikatës së AOGJSH-së, e pranuar nga Qeveria për rritjen e pagave, është më e favorshme dhe e pranueshme. Sipas llogaritjeve të kryeministrit, nëse në tre vitet e ardhshme pagës së nëpunësve administrativë i shtohen nga 1.500 denarë nga rritja…
Sistemi “Qyteti i Sigurt” duhet të fillojë së shpejti të funksionojë në Ohër dhe Strugë, me instalimin e gjithsej 40 kamerave të trafikut që do të zbulojnë shkeljet dhe do të shërbejnë si një mjet për disiplinë më të madhe në rrugë. Një pjesë e infrastrukturës është tashmë në teren: katër kamera janë instaluar në seksionin e autostradës Ohër-Kërçovë, pranë Gorencit dhe Trebenishtës, si dhe pranë Botunit dhe Novo Sellës në Debrcë. Për momentin, kamerat nuk vendosin sanksione – sistemi është në fazën e testimit teknik dhe kontrollit të pajisjeve. SPB Ohër raporton se qëllimi është të zvogëlohen shkeljet…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu së bashku me zëvendëskryeministrin e parë Bekim Sali, sot vizituan ambientet e reja të Institutit të Mjekësisë Transfuzive në Tetovë. “Me promovimin e sotëm përmbyllim plotësisht procesin e rikonstruksionit të kapaciteteve të reja hapësinore të Institutit të Mjekësisë Transfuzive në Tetovë. Për këtë qëllim, nga Instituti janë investuar rreth 8.3 milionë denarë. Qendra Rajonale e Transfuzionit në Tetovë, si pjesë përbërëse e Institutit, përfshin edhe tre qendra më të vogla: në Gostivar, Kërçovë dhe Strugë. Kjo qendër rajonale përpunon gjakun e mbledhur nga qendrat e tjera, ofron shërbime ambulatore shëndetësore për pacientët, organizon aksione…
Më shumë se dy të tretat e njerëzve që jetojnë në amvisëritë e BE-së posedojnë shtëpi të veten, përkundër 32 për qind, të cilët jetojnë në banesa të marra me qira. Në Maqedoni rreth 87 për qind jetojnë në shtëpi të veten, ndërsa 12 për qind me qira, tregojnë të dhënat e Eurostatit. Sipas të dhënave të fundit të Eurostatit, në vitin 2024, më shumë se dy të tretat (68 për qind) të popullatës që jeton në amvisëritë e BE-së kanë poseduar shtëpi të veten, që është më pak se 69 për qind në vitin 2023. Të tjerët 32…
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon se sot filloi pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe të mbrojtjes civile për muajin janar të këtij viti. Përfituesit e të drejtave monetare, të cilët posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa pa para të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes bankave elektronike dhe atyre mobile. Ata përfitues të cilët nuk përdorin kartela, nga sot, do të jenë në gjendje t’i tërheqin mjetet e tyre nga të gjitha filialet dhe ekspoziturat e hapura të bankave.
Lidhja Demokratike e Pavle Trajanov ka kërkuar nga Parlamenti që me procedurë të shkurtuar të miratojë ndryshime ligjore, me të cilat do të ndalohet prodhimi i marijuanës (Cannabis sativa) për qëllime të pretenduara mjekësore. “Që nga viti 2017, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me institucione të tjera ka lëshuar 61 licenca për kompani që kanë pasur të drejtë të prodhojnë marijuanë për qëllime mjekësore. Është më se e qartë se kontrolli ka dështuar, prandaj ndodhën vjedhje të inskenuara, përplasje mes narkomafias, sekuestrime të kanabisit nga policia etj. Megjithatë, biznesi kriminal vazhdoi, sepse narkomafia, në të cilën ishin të përfshirë edhe…
Burime nga Ministria e Punëve të Brendshme sqarojnë rastet konkrete se kur konsiderohet që një automjet po drejtohet pa patentë shoferi, duke rikujtuar se ky veprim përbën vepër penale. Sipas ligjit, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike, MPB-ja ka të drejtë të sekuestrojë automjetin e përfshirë në shkelje të tilla. Ky sqarim vjen si përgjigje ndaj dilemave të shfaqura në rrjetet sociale nëse mjetet e sekuestruara merren përkohësisht apo përgjithmonë. Sipas burimit të MPB-së sqarojnë për Plusinfo,se për konfiskimin e përhershëm të një automjeti është i domosdoshëm një aktgjykim i plotfuqishëm gjyqësor. Ndërkaq, nën kategorinë e drejtimit…
Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media dënon qëndrimin dhe deklarimet të ministrit të Drejtësisë, në lidhje me kërkesën e studentëve të juridikut, që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Nga BDI thonë se “në mënyrë brutale dhe të papranueshme, ministri ka injoruar kërkesat legjitime juridike të studentëve shqiptarë për mbajtjen e provimit tëjurisprudencës në gjuhën shqipe, një e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj”. “Ky veprim përbën precedent të rrezikshëm institucional, ku Ministri i Drejtësisë vendos veten mbi Kushtetutën, mbi ligjin, mbi Qeverinë dhe mbi çdo institucion tjetër të vendit, duke cenuar rëndë…

