Author: Hamdi Kumanova

Një kontroll rutinë i policisë së Gostivarit mbrëmë është kthyer në një arrestim të trefishtë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “JNA”, ku policia ndaloi një automjet të tipit “Chevrolet Spark” Gjatë kontrollit, policia ka gjetur një kuti me marihuanë te 23-vjeçari me iniciale H.L., i cili shoqërohej nga dy persona të tjerë, B.Z. (27) dhe A.Z. (24). Ajo që e rëndon edhe më shumë situatën është papërgjegjshmëria në timon. Nga verifikimi doli se shoferi, A.Z., po e drejtonte makinën pa pasur fare leje drejtimi, ndërsa vetë automjeti “Chevrolet” ishte me regjistrim të skaduar.

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se nuk do të kërkojë falje, edhe pse në llogarinë e tij në rrjetet sociale u publikua – dhe më pas u fshi – një video me përmbajtje raciste, në të cilën Barack dhe Michelle Obama paraqiteshin si majmunë Ai deklaroi se kishte kërkuar nga stafi që të publikohej videoja, por nuk kishte parë pjesën e fundit që ishte ofenduese, prandaj refuzoi të kërkojë falje. Videot u postuan gjatë një serie postimesh vonë natën nga llogaria e Trumpit në Truth Social dhe shfaqnin fytyrat e Obamave të montuara në trupat e primatëve në xhungël duke…

Lexo më Shumë

Përbërja e re e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së do t’i sjellë fitoret në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, presidenciale dhe lokale, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Pas zgjedhjes së mbrëmshme të Komitetit Ekzekutiv të partisë, Nikolloski u falënderua për besimin të cilin ja dha kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. “Për VMRO-DPMNE-në që fiton dhe ndryshon Maqedoninë! Një përbërje e re e Komitetit Ekzekutiv të partisë që do të sjellë fitore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, presidenciale dhe lokale. Faleminderit për besimin dhe nderin, kryetar Hristijan Mickoski , bashkëpunim dhe miqësi…

Lexo më Shumë

FFM mori vendim për shqiptimin e masës disiplinore ndalim i ushtrimit të funksionit për një periudhë prej dy vitesh ndaj Muamed Sejdinit, delegat i Kuvendit të FFM-së, për veprën e kryer “mashtrim dhe vënie në mashtrim të një organi të organizatës së futbollit”, në përputhje me nenin 84 të Rregullores Disiplinore. Është konstatuar se Komiteti i Emergjencës i FFM-së, më 27.11.2024, ka marrë vendim për pranimin e ofertës së shoqërisë DPTU ENERGOINVEST TREJD SHPK Shkup, për ndërtimin e një tribune në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, në vlerë prej 202.919.610,00 denarësh pa TVSH, pa kusht për pagesë avansi, dhe ka…

Lexo më Shumë

Këtë mëngjes, temperatura më e ftohtë u regjistrua në Kodrën e Diellit, ku u regjistruan zero gradë Celsius, ndërsa reshjet më të larta të shiut në 24 orët e fundit u regjistruan në Krushevë — 27 litra për metër katror. Sipas Administratës Hidrometeorologjike, reshje të konsiderueshme u regjistruan edhe në Kodrën e Diellit me 24 litra për metër katror, si dhe në Ohër dhe Llazaropole me nga 23 litra secila. Në Tetovë dhe Mavrovë u regjistruan 22 litra, në Pozharane 18, në Topolçani 14, në Prilep 13, dhe në Manastir dhe Pretor nga 12 litra për metër katror secila. Në…

Lexo më Shumë

Media “Roma Press” raporton se dy pjesëmarrësit e protestës në Manastir, Rafet dhe Feim Memishovski, janë shoqëruar mbrëmë në stacionin policor për një bisedë informative. Kjo masë vjen pasi tre ditë më parë, gjatë bllokadës së rrugës Manastir-Resnjë, ata kërcënuan publikisht policinë dhe krerët e shtetit. ​Deri më tani nuk është konfirmuar nëse ndaj tyre është zhvilluar vetëm bisedë informative apo do të nisë një procedurë urgjente sanksionimi. Vlen të theksohet se, përpara se të thirreshin në polici, Rafet dhe Feim Memishovski u kërkuan falje publike udhëheqësve shtetërorë për kërcënimet e bëra. ​Dyshja ishte pjesë e disa protestave të…

Lexo më Shumë

Një lajm i trishtë ka tronditur mëngjesin e sotëm banorët e Reçicës së Madhe dhe mbarë opinionin në Tetovë. Në moshën 25-vjeçare, pas një beteje me një problem të papritur shëndetësor, ka ndërruar jetë i riu Salajdin Bajrami. ​Lajmi është bërë i ditur nga familjarë dhe miq të të ndjerit, të cilët përmes rrjeteve sociale kanë shprehur dhimbjen e tyre të thellë për humbjen e parakohshme të djaloshit që njihej për urtësinë dhe mirësinë e tij. ​Salajdini, i cili kishte të gjithë jetën përpara, nuk arriti t’i mbijetonte komplikimeve shëndetësore, duke lënë pas një boshllëk të madh te prindërit, familja…

Lexo më Shumë

Nga nga partia më e madhe në pushtet VMRO-DPMNE sot përmes një kumtese thonë se LSDM dhe Venko Filipçe kanë treguar edhe një herë “standardet e tyre të dyfishta”, këtë herë me projektin “Safe City”. Nga atje thonë se  deputetët e LSDM -së në Parlament kanë votuar kundër ligjeve që mundësojnë zbatimin e projektit, i cili garanton sigurinë në komunikacion, ndërkohë që publikisht deklarojnë se ata që ngasin pa leje drejtimi duhet të ndëshkohen. VMRO-DPMNE thekson se opinioni ka qenë dëshmitar i rasteve kur aktivistë të LSDM -së, të lidhur me ish-ministrin Oliver Spasovski, kanë vozitur pa leje drejtimi dhe…

Lexo më Shumë

Duke komentuar uljen e pagave të funksionarëve, kryetari i ZNAM dhe i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në emisionin “Klik Plus” në TV21 tha se nuk ka asgjë kundër uljes së pagave, por theksoi se ka persona që mbajnë përgjegjësi të madhe dhe nënshkruajnë dokumente që bartin përgjegjësi penale. Për veten e tij, ai deklaroi se nuk jeton nga paga, por se është marrë me biznes privat, ka punuar jashtë vendit dhe ka investuar e riinvestuar. “Nuk dua të keqkuptohem, unë kam qenë i kënaqur dhe jam i kënaqur me pagën që marr, sepse unë nuk jetoj nga paga. Jam…

Lexo më Shumë

Këto ditë, policia maqedonase zhvilloi një operacion të madh në rajonin e Shkupit (në ish-kompleksin industrial OHIS) dhe në rajonin e Strumicës, duke sekuestruar, sipas raportimeve, rreth 27–28 tonë kanabis (marihuanë). Bëhet fjalë për sekuestrimin më të madh të këtij lloji në historinë e vendit. Burimet ndryshojnë paksa sa i përket peshës së saktë të marihuanës: disa media ballkanike përmendin 27 tonë, ndërsa Reuters dhe të tjera raportojnë 28 tonë, ndërsa informacionet më të fundit thonë se gjithsej janë sekuestruar 40 tonë. Kanabisi i sekuestruar ishte regjistruar si mjekësor, por ishte devijuar për përdorim të paautorizuar/ilegal ose kontrabandë, i lidhur…

Lexo më Shumë

Deputetja e koalicionit VLEN, Mimoza Musa në intervistën për Alsat-M ka thënë se i gjithë fokusi është të gjendet modeli më i mirë për funksionimin brenda VLEN-it dhe temë dytësore është se cili model i kryetarit të zgjidhet dhe se këtë siç tha, “do ta diskutojmë në momentin kur të finalizohen bisedimet e bashkimit të VLEN-it në një parti”. Sa u takon ndarjes së pozitave, parimi themelor i VLEN, siç potencon deputetja Musa ka qenë 25 përqindëshi dhe sigurisht se do të vazhdojë të funksionojë si i tillë. “Mendoj se ky ka qenë çelësi i suksesit të VLEN pasi askush…

Lexo më Shumë

Rritja e mandatit të rektorëve nga tre në katër vjet, mbyllja e programeve studimore me shumë pak studentë, rizgjedhja e profesorëve të rregullt çdo shtatë vjet dhe përparësi në punësim për studentët më të mirë janë disa nga risitë që parashikojnë ligjet e reja për arsimin e lartë, për cilësinë në arsimin e lartë dhe shkencë, si dhe për veprimtarinë kërkimore-shkencore, të prezantuara nga ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Dy ligjet e para nga e hëna janë publikuar në sistemin ENER dhe janë të hapura për komente nga publiku. Janevska tha se në përgatitjen e propozimeve kanë marrë…

Lexo më Shumë