Presidentët e Argjentinës dhe Rumanisë thanë të dielën se janë ftuar të marrin pjesë në takimin inaugurues të “Bordit të Paqes” të diskutueshëm të Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Uashington më 19 shkurt. Presidenti i Rumanisë, Nicusor Dan, në faqen e tij në Facebook, tha se vendi i tij nuk kishte marrë ende një vendim nëse do të pranojë apo jo ftesën. “Kam marrë ftesë për të marrë pjesë në takimin e parë të Këshillit të Paqes, që do të mbahet në Washington, më 19 shkurt. Siç thashë më parë, Rumania mirëpret përpjekjet e Administratës amerikane për të…
Author: Hamdi Kumanova
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) ka njoftuar se sot në njësinë B1 të Termocentralit Kosova B janë evidentuar rrjedhje të konsiderueshme të avullit në sistemin e gypave brenda kaldajës, të paraqitura rreth orës 10:00. Për këtë ka reaguar Janna Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke thënë se është bërë e zakonshme të thuash se një bllok nuk po funksionon. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka treguar sesa ditë B1 nuk ka qenë në funksion. Postimi i plotë: Të thuash se sot një bllok i termocentralit nuk punon, fatkeqësisht është bërë e zakonshme, megjithatë të thurren poste…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) vazhdon ta shpreh shqetësimin në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Së fundmi ata janë indinjuar ku në tabelën e autostradës Shkup-Tetovë-Gostivar është anashkaluar gjuha shqipe. Teksa kanë publikuar dhe tabelën, ata shkruajnë se Qeverisë aktuale e Maqedonisë së Veriut nën udhëheqjen e Hristijan Mickoski, i pengon gjuha shqipe kudo. “Vazhdon anashkalimi i gjuhës shqipe në autostradën Shkup–Tetovë-Gostivar. Kësaj Qeverie i pengon shqipja kudo, aq sa nuk respekton as Kushtetutën, as ligjin”, shkruan BDI.
Kryetari i qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski mbrëmë, përmes profilit të tij në Fejsbuk, shprehu mirënjohje të sinqertë dhe të thellë për besimin të cilin ia dha kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, të jetë pjesë e Komitetit Ekzekutiv të partisë. Kjo, siç bën të ditur Gjorgjievski, për të është detyrë që pranohet me ndërgjegje të pastër dhe me gatishmëri, përkushtim të madh dhe sakrificë për Shkup më të mirë dhe Maqedoni më të fuqishme. “Rruga që kemi ecur nuk ka qenë e lehtë. Nuk na u dhuruan fitore, por i fituam ato me këmbëngulje, sakrificë dhe…
Kjo është kohë e vendimeve të fuqishme dhe të mençura, me hapa të vendosura për fitore edhe më të mëdha, shkroi në profilin e saj në Fejsbuk ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska – Koçoska pas rizgjedhjes së mbrëmshme si anëtare e Komitetit Ekzekutiv (KE) të VMRO-DPMNE-së. Siç thekson Dimitrieska – Koçoska, besimi është çelës për çdo sukses. “Dua të shpreh mirënjohjen time të madhe ndaj kryetarit Hristijan Mickoski për besimin që më dha që të jem përsëri pjesë e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së. Është nder për mua që të vazhdoj të kontribuoj me të gjithë përpjekjet, njohuritë dhe…
Sot në mëngjes më ftohtë ishte në Kodër të Diellit, zero gradë, ndërsa më së shumti reshje, 27 litra në metër katrorë, janë regjistruar në Krushevë. Siç njofton DPHM, në 24 orët e kaluara kanë rënë 24 litra për metër katror në Kodër të Diellit, 23 në Ohër dhe Llazaropolë, 22 në Tetovë dhe Hanet e Mavrovës, 18 në Pozharanë, 14 në Topollçan, 13 në Prilep, 12 në Manastir dhe Pretor, 10 në Shkup – Zajçev Rid, 8 në Kriva Pallankë, 6 në Shkup-Petrovec dhe Vinicë, 4 në Kumanovë dhe Gjurishtë, 3 në Veles dhe Kavadar, 2 në Shtip,…
MPB mjofton se më datë 06.02.2026, rreth orës 16:40, në lagjen Mllaki të Gostivarit, policia ka privuar nga liria personin A.K. (45) nga fshati Leunovë. Arrestimi i tij u bë pasi personi ishte i kërkuar me fletarrest, në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore e Gostivarit. Sipas njoftimit zyrtar, 45-vjeçari duhet të vuajë një dënim me burg prej 30 muajsh (2 vjet e gjysmë) për vepra penale që lidhen me vjedhje dhe dëmtim të pronës (nenet 235, 236 dhe 268 të Kodit Penal). I dënuari është dërguar menjëherë në Burgun e Tetovës për të filluar shlyerjen…
Ndikimi i propagandës ruse në Ballkanin Perëndimor nuk është as i ri dhe as i panjohur. Prej vitesh, institucionet evropiane dhe organizatat e shoqërisë civile paralajmërojnë për rolin destabilizues që Moska luan në rajon, veçanërisht në vendet aspirante për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Maqedonia e Veriut, anëtare e NATO-s që nga viti 2020 dhe vend kandidat për BE, nuk bën përjashtim nga kjo dinamikë, ashtu si edhe disa shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor, me Serbinënë krye. Në këtë kontekst zhvillimet e fundit politike në Shkup kanë shtuar shqetësimet për drejtimin eurointegrues të vendit. Qeveria aktuale dhe kryeministri…
Më 06.02.2026, në ora 17:20 në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria personin A.V. (35) nga Shkupi. Arrestimi u bë pas një denoncimi paraprak të datës 04.02.2026, sipas të cilit A.V., në periudhën kohore nga 18.12.2025 deri më 04.02.2026, në një pikë shitjeje në zonën e Bit Pazarit ku ishte i punësuar si menaxher, në disa raste ka marrë pa autorizim para nga arka. Me këto veprime, ai i ka shkaktuar subjektit juridik një dëm në vlerë prej 2.783.867 denarë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë kallëzimet përkatëse sipas nenit 239 “Fshehje” (përvetësim)…
Juventus ka vendosur të sigurojë të ardhmen e një prej talenteve më premtues të skuadrës. Sipas Fabrizio Romanos, klubi bardhezi ka arritur një marrëveshje verbale me Kenan Yildiz dhe menaxhmentin e tij për një kontratë të re katërvjeçare. Yildiz do të nënshkruajë së shpejti, ndërsa paga e tij do të rritet ndjeshëm, duke e bërë atë një nga lojtarët më të paguar në skuadër. Me këtë lëvizje, Juventusi tregon se beson fuqishëm tek e ardhmja e talentit të ri, i cili pritet të ketë rol kyç në projektin e ardhshëm të klubit.
Gjykata Themelore në Gjakovë ua ka caktuar masën e sigurisë 22 të dyshuarve për falsifikim të rezultateve të votimit nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Siç bëhet e ditur në njoftim, atyre u është caktuar masa e paraqitjes në stacion policor, njofton Dukagjini. Gjyqtari i procedurës paraprake, Drilon Haraçia, ka vlerësuar se nuk janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve dhe ndaj tyre ka caktuar masën e paraqitjes në stacion policor. Me këtë vendim, të pandehurit do të paraqiten në stacion policor për një periudhë prej një muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga…
Aleanca për Shqiptarët – krahu i Arben Taravarit ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për të refuzuar kërkesën e studentëve shqiptarë që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe, duke e cilësuar arsyetimin e institucionit si banal, të papranueshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, transmeton Gazeta Flaka “Ministria e Drejtësisë refuzimin e kërkesës së studentëve e ka arsyetuar me një arsye banale dhe juridikisht të paqëndrueshme, duke pretenduar se provimi i jurisprudencës nuk mund të mbahet në gjuhën shqipe pasi shërben si test për njohjen aktive të gjuhës maqedonase,” thuhet…

