Zëvendëskryeministri italian, njëherësh ministër i Jashtëm, Antonio Tajani, ka thënë se Italia dëshiron ta përshpejtojë zgjerimin e BE-së me të gjitha shtetet e Ballkanit. “Për Italinë, ribashkimi me shtetet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është prioritet.” Këto komente Tajani i bëri në margjina të Ministerialit të mbajtur të enjten në Taormina, Itali, me rastin e 70-vjetorit të Konferencës së Messinës. “Takimi i sotëm është shumë i rëndësishëm, veçanërisht për t’u dërguar një mesazh të fortë të gjitha vendeve kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian: ribashkimi është një përparësi për Italinë. Pra, për vende të tilla si Shqipëria,…
Author: Hamdi Kumanova
Spanja ka hedhur poshtë një propozim të NATO-s për të shpenzuar 5 përqind të PBB-së për nevojat e mbrojtjes, i cili pritet të shpallet javën e ardhshme, duke e quajtur atë të paarsyeshëm. Në një letër dërguar të enjten Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez tha se Spanja nuk mund të angazhohet për një objektiv specifik shpenzimesh në terma të PBB-së në samitin e NATO-s javën e ardhshme në Hagë. Shumica e aleatëve të SHBA-së në NATO janë në rrugën e duhur për të mbështetur kërkesën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që ata të…
Granit Xhaka është gati të bëjë hapin e radhës në karrierën e tij dhe të transferohet në Itali, ku e pret Milani. Mesfushori është gati të bëjë një sakrificë të madhe për të, vetëm që t’u bashkohet kuqezinjve, pasi kërkon të jetë një nga emrat që do të ndihmojnë në ndërtimin e një cikli të ri fitues. “Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se futbollisti ka një akord parimor me Milanin për transferimin e tij dhe tashmë mbetet të bindet Leverkuseni që të finalizojë me sukses negociatat për shitjen e kartonit të mesfushorit. Bëhet e ditur se në bisedime është…
PSV Eindhoven i kanë dhënë një ultimatum yllit kroat Ivan Perisic për të vendosur të ardhmen e tij. Finalisti i Kupës së Botës ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me PSV-në dhe iu bashkua klubit si lojtar i lirë në shtator të vitit 2024. Pas një fund sezoni spektakolar, ku shënoi shtatë gola dhe dhuroi tri asistime në tetë ndeshjet e fundit të kampionatit, Perisic ndihmoi ekipin nga Eindhoven që të përmbyste një disavantazh prej nëntë pikësh ndaj Ajax dhe ta fitonte titullin në Eredivisie. Pavarësisht entuziazmit pas suksesit, që ishte titulli i katërt i kampionatit në karrierën e tij, tridhjetë…
Memedali Jusufi Te dish rendesine e botes qe te rrethon..cdo gje te mire ne ia kuptojme rendesine vetem ne castin kur e humbasin….Lufta dhe paqja. Sanskrishtja është qënësisht një gjuhë diturore, që kurrë nuk është folur, ashtu siç e tregojnë dokumentet. Ajo u shërben sot priftërinjve dhe letrarëve. Ajo është shfronësuar nga vendi i lartë që zinte, si përfaqsuese e veçantë e gjuhës mëmë ariane dhe është pranuar se nga disa pikpamje, gjuhët europiane kanë ruajtur më besnikërisht tingujt dhe format primitive, se sa i kanë gjuhët e Indisë. .. Rëndësia është një veti e njësive që kanë rëndësi ose…
Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të kompanisë, TITAN Usje priti një delegacion të lartë diplomatik të përbërë nga ambasadori i Bashkimit Evropian, Michalis Rojas, ambasadorja e Mbretërisë së Holandës, Özlem Çanel, dhe ambasadorja e Greqisë, Sofia Filipidu. Gjatë vizitës u prezantuan investimet në teknologji të avancuar, digjitalizim dhe inovacion në prodhimin e çimentos dhe produkteve të reja ekologjike. U paraqitën edhe projektet e vazhdueshme për zhvillimin e komunitetit. Ambasadorët patën mundësinë të njihen me arritjet kyçe të kompanisë, përfshirë investimet e vazhdueshme në modernizim dhe uljen e emetimeve të CO₂, nëpërmjet përdorimit të lëndëve djegëse alternative dhe burimeve të…
Çmimi i naftës pas mesnate do të rritet për 2,5 denarë, . Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftojnë se për 2,5 denarë rritet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë. Çmimet e benzinave mbetet të njëjta. Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së: Nafta – 70,0 den/l Vaji ekstra i lehtë – 70,0 den/l Benzina BS-95 – 76,0 den/l Benzina BS-98 – 78,0 den/l
MPB njofton se më 18.06.2025 në ora 13:30 në SPB Tetovë, V.K. (54) nga fshati Brvenicë, Tetovë, ka raportuar se në një objekt në oborrin e saj e ka gjetur macen e saj – kafshë shtëpiake, me lëndime të shkaktuara nga plumba të një pushke ajrore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Kryeministri Hristijan Mickoski e ftoi Prokurorinë që t’i rihapë dhe rishqyrtojë çështjet për tragjeditë e “Spitalit Modular”, “Llaskarcën” dhe “Besa Trans”, të cilët siç shprehet ai, janë harruar nga organi i akuzës. Dyshimet e kreut të Qeverisë janë se Prokuroria në këtë mënyrë po mbron LSDM-në dhe BDI-në dhe për këtë po i fsheh fajtorët e vërtetë të këtyre tragjedive, që u morën jetën gjithsej 75 personave. “Unë me të vërtetë e ftoj Prokurorinë Publike me zell të merret me këto raste. Pasi ata thanë që do të merren edhe me këto raste, por shoh disi sikur i kanë harruar,…
Në Gjykatën Themelore në Strugë u mbajtën sot fjalët përfundimtare të Prokurorisë dhe mbrojtjes në çështjen gjyqësore kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për emërimin e paligjshëm të drejtorëve të shkollave në Labunishtë, Radolishtë dhe Podgorcë. Gjykatësi Jordan Jovanov do ta shpallë vendimin nesër, më 20 qershor, në orën 12:30. Prokuroria Themelore Publike e Strugës ngriti akuzë ndaj kryetarit të bashkisë së Strugës për sjellje të pakujdesshme. Në fjalën e saj përfundimtare, prokurorja kërkoi që gjykata ta shpallë fajtor për ndërmarrjen e përsëritur të veprimeve në cilësinë e kryetarit të komunës për emërimin e drejtorëve të shkollave fillore…
Pas gati tri dekadash përvojë profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ylber Limani është emëruar zëvendësdrejtor i burgut të Kumanovës. Emërimi i tij vjen si pjesë e angazhimit të Qeverisë për të ndërtuar institucione profesionale, të përgjegjshme dhe të drejta. Limani është jurist i diplomuar dhe magjistër në Studime Politike. Gjatë karrierës së tij ka shërbyer si inspektor i lartë në Departamentin për Krim të Organizuar brenda MPB-së, ku për vite me radhë ka kontribuar në luftën kundër krimit dhe në forcimin e rendit dhe ligjit. “Ky angazhim për mua nuk është thjesht një detyrë e radhës, por një…
Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 40 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë vonesa nga ana e Maqedonisë është rreth 30 minuta, informon në mëngjes Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë kryesisht të thata. Në aksin rrugor P1202 Ura e Boshkut – Dibër për shkak të një aksidenti komunikacioni është në ndërprerje.

