Author: Hamdi Kumanova

Të shtënat me armë pranë Umbertide në Itali ndërprenë papritur qetësinë e pasdites së vonë të së enjtes, më 19 qershor. Dy burra u plagosën rëndë, sipas rindërtimeve fillestare nga hetuesit, duket të jetë një larje hesapesh që lidhet me trafikun e drogës. Dëshmitë e mbledhura në vend ofrojnë një pamje dramatike të asaj që ndodhi, Ai që flet është një dëshmitar okular, ende në gjendje shoku, i cili e pa të gjithë skenën: “Në sheshin midis Conadit dhe Cantina Donini kishte katër persona, ndoshta shqiptarë. Papritmas, rreth orës 7:30 të mbrëmjes, mbërriti një makinë, nga e cila dolën dy…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, prof. dr. Vesna Janevska, do të merrë pjesë në Samitin e 6-të ndërkombëtar të teknologjive arsimore, i cili do të mbahet në Stamboll, prej më 20 deri më 22 qershor 2025, organizuar nga Ministria e Arsimit Kombëtar dhe Shkencës të Republikës së Turqisë. Siç njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës, këtë vit, mbledhja e politikëbërësve të arsimit nga disa vende, përfaqësues të institucioneve arsimore, kompanive globale të teknologjisë dhe parqeve teknologjike përqendrohet në formësimin e së ardhmes së arsimit përmes zbatimit të inteligjencës artificiale. Mbi 100 pjesëmarrës në më shumë se 50 sesione do të…

Lexo më Shumë

Pasqyra makroekonomike për ekonominë e vendit nuk ka ndryshuar dukshëm në krahasim me projektimet e tetorit, vlerëson Këshilli i Bankës popullore. Në mbledhjen e rregullt, siç informojnë nga banka qendrore, ishte miratuar raporti më i ri i tremujorit në kuadër të të cilit janë përfshirë edhe projektimet makroekonomike. “Rritja e ekonomisë vendore gradualisht do të përshpejtohej në periudhën e projektimeve 2025 – 2027. Për këtë vit pritet rritje prej 3 për qind, që paraqet revizion të vogël të pamjaftueshëm në raport me vlerësimin e tetorit, në kushte të ambientit më të pavolitshëm të jashtëm. Për periudhën 2026 – 2027, vlerësimet…

Lexo më Shumë

Trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimin kufitar Bogorodicë ndalesa nga ana e Maqedonisë është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, deklaroi se përmirësimi i ndjeshëm i cilësisë së ajrit në Shkup mund të arrihet me realizimin e tre projekteve kyçe, si vendosja e trenit urban, autobusët e rinj dhe vendosja e tramvajit, përcjell TV21. Nikolloski tha se qeveria po punon në këtë drejtim. “Për versionin më të vogël të projektit të trenit urban po punojmë me mjete vetanake, ndërsa versioni i madh do të jetë pjesë e të ashtuquajturit ‘projekt britanik’. Pra, pjesë e hekurudhës së shpejtë do të jetë edhe treni i madh urban për Shkupin. Sa i përket projektit të dytë,…

Lexo më Shumë

Tre liderët Ahmeti, Sela dhe Taravari zyrtarizojnë bashkëpunimin për zgjedhjet lokale që pritet të nënshkruhet ditëve në vijim. Ali Ahmeti, Ziadin Sela dhe Arben Taravari do të garojnë të bashkuar në zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti. Marrëveshja e arritur mes tyre parashikon kandidatë të përbashkët dhe lista të përbashkëta në të gjitha komunat, me synimin për një fitore absolute të Frontit Europian. Sipas informacioneve zyrtare që portali TS ka mësuar nga tre partitë politike, është finalizuar edhe ndarja e komunave ku secila do të udhëheqë garën: 🔷 BDI do të ketë kandidatët në: Tetovë, Çair, Kërçovë, Bogovinë, Bervenicë,…

Lexo më Shumë

I akuzuari Naim Murseli për vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj është dërguar sot në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës (QKUK) KosovaPress merr vesh se në QKUK, Muresli është dërguar i prangosur këmbë e duar. Burimet të KosovaPress bëjnë të ditur se i akuzuari Naim Murseli, në Klinikën e Neorologjisë sot ka kryer një ekzaminim psikiatrik me trajtimin e CT-s dhe më pas ai është larguar nga kjo klinikë. Në seancën gjyqësore të mbajtur më katër qershor në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ishte aprovuar kërkesa e mbrojtjes që Naim Murselit t’i bëhej ekzaminim…

Lexo më Shumë

Në rreth 50 shkolla në territorin e Maqedonisë gjatë periudhës së verës do të vendosen panele fotovoltaike. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nënshkruar një grant të pakthyeshëm prej 1.1 milionë euro për investime në burime të ripërtërishme të energjisë me Bankën për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës. Me këtë jo vetëm që kursejmë shpenzimet financiare, por edhe fitojmë mundësinë që mjetet t’i riinvestojmë në projekte të tjera infrastrukturore, mjete digjitale për nxënësit në shkolla, si dhe për tekste shkollore. Angazhimi ynë si Qeveri është të rrisim efikasitetin energjetik përmes shfrytëzimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë. Me hapa konkrete,…

Lexo më Shumë

Mihalis Rokas, ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut sot do ta vizitojë komunën e Kriva Pallankës, si pjesë e i iniciativës për informim të opinionit, e cila ka për qëllim ta sjellë BE-në dhe procesin e integrimit të vendit më afër qytetarëve lokalë. Vizita do të fillojë me takime mes ambasadorit Rokas dhe kryetarit e Komunës Sashko Mitovski, si dhe me Këshillin komunal. Këto diskutime do të fokusohen në përfitimet e anëtarësimit në BE dhe ndikimin konkret të ndihmës së BE-së në jetën e përditshme në rajon. Pasdite, në orën 18:00, është paraparë që ambasadori të marrë pjesë…

Lexo më Shumë

Mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën Bulevardi Turistike në Ohër, pranë Mini Marketit, ndodhi një aksident i rëndë trafiku. Një shofer i veturës Golf me targa të Ohrit humbi kontrollin mbi automjetin dhe goditi direkt dy këmbësorë. Nga forca e përplasjes, të dy personat pësuan lëndime të rënda kërcënuese për jetën. Njëri prej tyre, i lindur në vitin 1980, ndërroi jetë nga plagët e marra, gjë që u konfirmua nga mjekët në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. Personi tjetër ka pësuar fraktura në tre brinjë dhe lëndime të tjera të rënda trupore. Jozyrtarisht, shkaku i aksidentit dyshohet të ketë qenë…

Lexo më Shumë

Gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit vazhdon sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup me fjalë përmbyllëse të të akuzuarve dhe mbrojtjes së Ljupço Palevskit pasi që në seancën e kaluar mbrojtja e Velibor Manevit, Bore Videvskit, Vllatko Keshishovit dhe Aleksandar Gjorçevskit kërkuan aktvendim lirues. Prokuroria themelore publike paraprakisht kërkoi dënim maksimal me burg të përjetshëm për Palevskin, Keshishovin, Videvskin dhe Manevin, përderisa për babain e Vanjës kërkoi gjykata t’ia caktojë dënimin adekuat me burg. Të akuzuarit në fillim të gjykimit deklaruan se nuk ndjehen fajtorë, ndërsa i akuzuari i parë Palevski gjatë gjithë procesit pohoi se ky…

Lexo më Shumë

Nën udhëheqjen tonë vizionare dhe me profesionalizmin e padiskutueshëm të drejtorit të MEPSO-s, Burim Latifi, është hedhur një hap historik: për herë të parë, ndërtohet interkoneksioni energjetik Tetovë–Prizren, një projekt strategjik që jo vetëm lidh dy qytete shqiptare, por forcon identitetin tonë energjetik, ekonomik dhe politik në rajon. Ky është Ballkani që ndërtojmë ne, me bashkëpunim, zhvillim dhe fuqi shqiptare në qendër të proceseve! Ky është transformimi që garanton VLEN, aty ku ka vullnet, dije dhe drejtësi! Nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit mes MEPSO-s dhe KOSTT-it për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV Tetovë–Prizren është një prej zhvillimeve më domethënëse…

Lexo më Shumë