Author: Hamdi Kumanova

Media ka mësuar se mbrëmë ka ndodhur një shpërthim i një granate dore në një pishinë në qytetin e Gjakovës. Rasti për sinjalin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, rajoni i Gjakovës. Duke bërë me dije se nga ky shpërthim, nuk ka persona të lënduar përveçse dëme materiale. “Sot më datë 20.06.2025 është raportuar për një shpërthim të ndodhur në një pishinë në qytetin e Gjakovës, ku punon ankuesi – shtetas mashkull kosovar. Sipas informacioneve të para, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kaluar, më 19.06.2025, rreth orës 22:45. Nga ky shpërthim janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk…

Lexo më Shumë

Sot dua t’ju informoj për aktivitetet konkrete dhe të dukshme që Qeveria po ndërmerr dhe po zbaton në Koçan me qëllim të përmirësimit të kushteve për kujdesin shëndetësor dhe rritjen e standardeve për kujdesin dhe rehabilitimin e pacientëve. Aktualisht po bëhet rinovimi i hapësirës së mjekësisë fizikale në spitalin e Koçanit, me një sipërfaqe totale prej 350 metrash katrorë. Afati i përfundimit të punimeve është paraparë për tre deri në katër javët e ardhshme. Dua t’ju informoj për ecurinë e rinovimit. Punimet kanë filluar me vendosjen e dritareve të reja, një instalimi elektrik krejtësisht të ri dhe një rrjeti të…

Lexo më Shumë

Pas qytetit Samobor, edhe qyteti Krizhevci në Kroaci planifikon të nisë “shërbimin për gjyshërit”, që nënkupton pagesën e gjyshërve për kujdesin ndaj nipërve dhe mbesave të tyre. Një nga premtimet parazgjedhore të kryetarit të Krizhevcit, Tomislav Katanoviq, ishte pikërisht kjo masë, ndërsa shuma e paralajmëruar është 250 euro për çdo fëmijë. Qyteti thekson se kujdesi për fëmijët brenda rrethit familjar është një ndër prioritetet më të larta dhe se masa do të nisë gjatë mandatit katërvjeçar, raporton N1. Ndjekin shembullin e Suedisë Pagesa e gjyshërve për kujdesin ndaj nipërve fillimisht është zbatuar në qytetin Samobor para disa muajsh, dhe Krizhevci…

Lexo më Shumë

Më 19.06.2025, në orën 14:45 në SPB Shkup, një grua 83-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 20.000 euro. Sipas kallëzimit, të njëjtën ditë një mashkull e kishte telefonuar, ishte paraqitur si mjek dhe i kishte thënë se vajza e saj kishte rënë, kishte thyer këmbën dhe duhej urgjentisht të operohej, ndërsa operacioni ishte shumë i kushtueshëm sepse duhej të vendoseshin një shufër dhe vida prej ari. Sipas asaj që është raportuar, pas marrëveshjes telefonike, ajo ia kishte dorëzuar paratë një gruaje në një vend të caktuar, ndërsa më vonë e kishte kuptuar…

Lexo më Shumë

SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër V.D. (45) nga Tetova për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”. Më 14.06.2025, në Stacionin Policor Aerodrom në Shkup, i padituri ka sulmuar fizikisht një oficer policie që ishte duke kryer detyra zyrtare.

Lexo më Shumë

MPB ka njoftuar se më 19.06.2025, në orën 17:35 në DPB Gostivar është raportuar se në rrugën “Pitarnica” në Gostivar, një trotinet elektrik i drejtuar nga një i mitur nga Gostivari është përplasur me një veturë të parkuar të tipit “Renault” me targa sllovene, e parkuar nga F.G. (28) nga Gostivari. Në aksident, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit. Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga një ekip hetimor i DPB Gostivar.

Lexo më Shumë

Më 19.06.2025, në territorin e Gazi Babës, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria M.S. (22), S.S. (21) dhe një 17-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “grabitje”. Ata dyshohen se rreth orës 19:00 në fshatin Trubarevë të Shkupit, me një automjet i kanë zënë pritë V.D. (42) nga Shkupi, pas së cilës njëri prej tyre e ka sulmuar fizikisht me një mjet të fortë dhe i ka marrë telefonin celular, ndërsa të tre janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes. Me të dyshuarit është zhvilluar një bisedë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, është dënuar vetëm me një gjobë monetare prej 100 ditësh me nga 100 euro në ditë, ose gjithsej 10.000 euro, të cilat duhet t’i paguajë për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në shkollat fillore në fshatrat Podgorcë, Llabunishtë dhe Radolishtë. Sipas gjyqtarit Jordan Jovanov, në këtë vendim janë marrë parasysh disa rrethana lehtësuese, pasi Merko deri më tani nuk ka qenë i dënuar. Prokuroria njoftoi se menjëherë do ta apelojë vendimin, pasi nuk është e kënaqur me të. Kjo vjen pasi javën e kaluar, i njëjti gjyqtar e shpalli të pafajshëm Merkon për…

Lexo më Shumë

Pas fitores të rëndësishme të Inter Miami-t 2:1 ndaj Portos në Kupën e Botës për Klube, Lionel Messi komentoi për paraqitjen dhe reagimin e skuadrës. Me golin e tij nga goditja e lirë, që vendosi rezultatin final, kapiteni argjentinas u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes, duke treguar përsëri klasën në momentet kyçe. Në deklaratën pas ndeshjes, Messi tha se ekipi dha një përpjekje të madhe: “I gjithë ekipi bëri një përpjekje të madhe. Jo vetëm që u mbrojtëm mirë, por edhe e trajtuam shumë mirë topin.” Ai theksoi rëndësinë e kësaj fitoreje pas zhgënjimit të ndeshjes së…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE në lidhje me incidentin e djeshëm në Komunën e Koçanit, ku dy këshilltarë u përplasën fizikisht, thotë se LSDM dhe Venko Filipce kanë nisur një skenar për ta shpëtuar atë dhe për të shpërqendruar publikun. Nga VMRO-DPMNE thonë se incidenti në Këshillin e Komunës së Koçanit, nuk ishte i rastësishëm. “Dhuna e djeshme nga këshilltari i Venko Filipçes është pjesë e një skenari që vetë Filipçe bëri një muaj më parë në Dubai gjatë takimit me Zoran Zaev. Kjo është periudha kur thamë se Filipçe ishte fshehurazi në Dubai për 6 ditë, ku me sa duket ai përgatiti një…

Lexo më Shumë

Një person është vrarë dhe të paktën 14 të tjerë janë plagosur, pasi dronët rusë sulmuan gjatë natës Odesën, qytetin ukrainas në Detin e Zi. Si pasojë e sulmeve ruse, janë dëmtuar ndërtesa dhe infrastrukturë hekurudhore, thanë autoritetet lokale dhe prokurorët më 20 qershor. Në Odesa ndodhet porti më i madh i Ukrainës në Detin e Zi dhe ai është kyç për importet dhe eksportet e mallrave. Ky qytet ka qenë nën sulme të vazhdueshme me dronë dhe raketa nga Rusia, që kur Moska nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022. Afati dyjavor, bota po pret të shohë se…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur dje në Prizren mes dy çiklistëve. Për pasojë, të dy drejtuesit e biçikletave kanë marrë lëndime, të cilët u dërguan për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Më pas njëri prej tyre u lirua nga spitali, ndërsa tjetri u dërgua në QKUK për të vazhduar tretmanin. “Rr. Nijazi Alishani, Prizren / 19.06.2025 – 18:10. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy biçikletave me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit dhe janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren dhe pastaj viktima është liruar, ndërsa drejtuesi tjetër-i…

Lexo më Shumë