Në një nga shkollat publike në New York u inaugurua “Programi Kalimtar Dygjuhësh për Shqiptarët”, në shqip dhe anglisht, që do t’u shërbejë fëmijëve shqiptaro-amerikanë në Bronx. I financuar nga Departamenti i Edukimit në Qytetin e New York-ut, programi lehtëson inkuadrimin e nxënësve shqiptarë që ende nuk dinë anglisht apo të nxënësve të rritur në SHBA që duan të mësojnë edhe shqip duke ua ofruar mësimin, në të gjitha lëndët, në të dy gjuhët, në shqip dhe anglisht. Ky program që si e përmendën shumë nga folësit nuk ka të ngjashëm për shqiptarët në asnjë vend të botës, është…
Author: Hamdi Kumanova
Kancelari gjerman Friedrich Merz propozon që fondet e ngrira ruse në Evropë të përdoren për të mbështetur financimin e mbrojtjes së Ukrainës, raporton Financial Times. “Bashkimi Evropian mund t’i japë Ukrainës një hua pa interes prej 140 miliardë eurosh, ndërsa fondet e ngrira ruse në Evropë mund të shërbejnë si garanci,” shkruan kancelari gjerman Friedrich Merz (Unioni Kristian-Demokrat CDU). Sipas Merz, Ukraina do të kthejë huanë vetëm kur Rusia të kompensojë dëmet e shkaktuara gjatë luftës. Kështu, ndihma e BE-së për Ukrainën do të financohet përmes huasë dhe jo nga buxhetet kombëtare si më parë, ndërsa fondet e Bankës…
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, do të dorëzojë sot kallëzim penal dhe padi civile ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, përmes përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Gent Gjini. Përmes një postimi në Facebook, avokati Gjini ka bërë të ditur se dorëzimi i kallëzimit penal dhe padisë do të bëhet sot, në orën 13:20, pranë Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Padia lidhet me pretendimet e Bashës për financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kartelët e drogës dhe për bashkëpunimin e tij me një autore për publikimin e këtyre pretendimeve në një revistë shkencore…
Polonia ka rihapur kufirin e saj me Bjellorusinë pas pothuajse dy javësh. Varshava e mbylli kufirin për shkak të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake “Zapad”, që Minsku zhvilloi me Rusinë. Pekini duket se ka luajtur një rol thelbësor në vendimin për rihapjen e kufirit. Në minutat e para të 25 shtatorit, automjetet e pasagjerëve rinisën kalimin përmes Terespol–Brest dhe kamionët në Kukuriki–Kazloviçi, ndërsa hekurudha e mallrave u rihap përmes Kuznica Bialostocka–Hrodna, Siemianovka–Svislaç dhe Terespol–Brest. Ky hap pasoi një urdhër të ministrit polak të Brendshëm, Marcin Kierwinski, i cili u bë publik nga kryeministri Donald Tusk. Kufiri kishte qenë i…
Operatori i Sistemit Distributiv – Elektrodistribuimi, ka përqëndruar fokusin kryesor për gjashtë muajt e parë të vitit në transformimin digjital dhe modernizimin e rrjetit distributiv. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, kompania ka investuar 30 milionë euro në projekte të rrjetit të tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët. Përmes këtyre investimeve, Elektrodistribuimi siguron zhvillimin e duhur të rrjetit distributiv dhe zvogëlimin e humbjeve, duke ndjekur nevojat e konsumatorëve, duke siguruar gatishmërinë e duhur teknike dhe profesionale, lidhjen e shpejtë dhe efikase të konsumatorëve të rinj në rrjet dhe shërbim cilësor ndaj atyre ekzistues. Investimet e…
Policia e Kosovës sot do të organizojë ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta ilegale, në ambientet e kompanisë Metal 05 SH.P.K., në fshatin Prelez, magjistralja Prishtinë–Ferizaj. Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queirós, përfaqësues të Zyrës së BE-së dhe ambasadave të shteteve partnere, si dhe zyrtarë të lartë institucionalë. Aktiviteti zhvillohet në kuadër të Programit të Kosovës për Siguri (KSSP), të mbështetur nga UNDP dhe partnerët ndërkombëtarë, si dhe nga projekti rajonal IPA që synon luftimin e…
Të mërkurën në orën 17:00 në Stacionin Policor në Gostivar, një vajzë 22 vjeçare nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar se ish-i dashuri i saj, L.Q. nga fshati Negotinë, pasi ishin ndarë, e kishte ndjekur dhe shqetësuar, ndërkohë që gjatë ditës rreth orës 14:30, para ambulancës në një fshat të Gostivarit, ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe nënës së saj, pas së cilës kishte sulmuar fizikisht personin T.A. (33) nga fshati Forinë, duke menduar se ishte bashkë me to. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Shkaku? Dy të burgosur kishin të njëjtin emër dhe mbiemër, ndërsa datat e lindjes duket se nuk u kontrolluan. Personi që duhej të lirohej ishte një 17-vjeçar i dyshuar për vjedhje. Në vend të tij, u lirua një 30-vjeçar, shtetas i Maqedonisë, i cili duhej të dëshmonte në një proces për tentim vrasje. Sipas raportimeve, ai kishte ndihmuar një të afërm të shpëtonte pasi ky i fundit kishte qëlluar një person tjetër. Policia konfirmoi raportimin e bërë nga gazeta “Kronen Zeitung”. Shtetasi i Maqedonisë në arrati Kur gabimi u zbulua, ishte shumë vonë. Shtetasi i Maqedonisë që…
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër B.S. (47) nga një fshat i Gostivarit, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “Lëndimi trupor”. Sipas njoftimit, më 06.08.2025, në shtëpinë familjare në fshat, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht babanë e tij dhe i ka marrë para. Rasti po hetohet nga autoritetet për dokumentimin e plotë dhe marrjen e masave ligjore përkatëse.TS
SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër V.S. (20) nga Shtipi për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”. Sipas policisë, më 29.06.2025 në Shtip, i denoncuari drejtonte një automjet pasagjerësh nën ndikimin e alkoolit, me 0.84 promilë të konstatuar në gjak. Pas urdhërit të dhënë nga punonjësit policorë për të ndaluar automjetin, ai tentoi të largohej dhe në këtë rast sulmoi fizikisht një nëpunës policor. Rasti është duke u hetuar, dhe ndaj të denoncuarit do të ndiqen masat ligjore përkatëse.TS
Më 24.09.2025, në orën 23:07, në SPB Shkup është denoncuar se në një hapësirë parkingu në bulevardin “11 Tetori” është djegur një automjet pasagjerësh “BMW” me targa të Shkupit, pronë e një personi juridik. Nga flakët është përfshirë edhe automjeti “Citroen” me targa të Shkupit, si dhe një pjesë e një objekti tregtar. Zjarrfikësit e Brigadës kanë shuar zjarin, ndërsa persona të lënduar nuk ka pasur. Në vendngjarje është kryer këqyrja dhe policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.TS
Më 24/25.09.2025, në Shkup, në vende të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup privuan nga liria D.K. (21), P.S. (19), T.J. (18) dhe një të mitur 16-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, si dhe B.S. (35) nga Sveti Nikolla. Sipas policisë, tek të arrestuarit janë gjetur dhe sekuestruar një materie pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ndiqen parashtresa përkatëse.TS

