Author: Hamdi Kumanova

-Absolutisht, gjithçka është e mundur dhe gjithçka nuk është e mundur. Kështu që t’ia lëmë maksimës së njohur se politika është çështje e mundësisë, thotë mes tjerash kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me mundësinë për zgjerimin e shumicë parlamentare, përcjell TV21. Mickoski thotë se shumica qeverisëse është stabile. “Shumica qeverisëse është komode, komfore, me gati 2/3 e deputetëve që e mbështesin këtë qeveri, kështu që, mund të ketë, mund edhe të mos ketë, qeveria vazhdon të realizojë atë që e presin qytetarët. Gazetari: Por nuk keni Badenter, ja ligjet reformuese duhet të miratohen, nuk keni Badenter. Këtu është edhe Kodi…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët (ASH) akuzon VLEN-in dhe partnerët e saj në Qeveri për diskriminim të hapur ndaj shqiptarëve në punësimet shtetërore dhe përfaqësimin institucional. Sipas ASH-së, derisa VLEN mundohet ta shesë si sukses një numër të vogël punësimesh shqiptare, në realitet ka ndodhur një “deshqiptarizim” i administratës, i dëshmuar me të dhëna konkrete: nga 205 punësime dhe avancime të fundit në institucione kyçe, vetëm dy janë shqiptarë. Ata e quajnë këtë disproporcion alarmues dhe kërkojnë që të ndalet manipulimi publik me shifra boshe, ndërkohë që partnerët maqedonas të VLEN-it marrin vendime të njëanshme, ndalojnë përdorimin e gjuhës shqipe dhe shpërndajnë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e cilësuar si shkaktar të krizës aktuale politike dhe institucionale në vend, siç tha ai vendi po e paguan çmimin e një “mashtruesi”. Sipas tij, Kurti po e mban peng vendin, duke bllokuar proceset politike dhe duke mos reflektuar pas zgjedhjeve. Haradinaj: Për fat të keq jemi duke e paguar çmimin që i kemi besuar një mashtruesi “Kjo pyetje duhet t’i behet veç një njeriut, mashtruesit, Albin Kurti. Për fat të keq jemi duke e paguar çmimin që i…

Lexo më Shumë

Uragani Erick është forcuar në një stuhi të kategorisë 4 “jashtëzakonisht të rrezikshme”, ndërsa po shkon drejt bregdetit të Paqësorit të Meksikës, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) e SHBA-së. Erërat maksimale të qëndrueshme në stuhi janë rritur në 230 km/orë (145 mph) vonë të mërkurën sipas orës lokale, raporton BBC. Parashikuesit e motit presin që ai të arrijë të enjten, në shtetet e Oaxacas dhe Guerrero që ka më shumë të ngjarë të preken nga ajo që NHC e quan “dëmtim shkatërrues nga era”. Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum u tha qytetarëve të “qëndrojnë të informuar me komunikimet zyrtare, të…

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhim me Kriza ka dalë me njoftim për gjendjen e krijuar në Shkup pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, ku siç bëhet e ditur, pjesa më e dëmtuar është Haraçina dhe Gazi Baba apo vendbanimet Haraçina dhe Stajkovci. Ka pasur vërshime në disa objekte, ndërkaq dëme janë evidentuar edhe në infrastrukturën rrugore dhe në tokën bujqësore. “Sipas informacioneve dhe fotografive që i marrim nga terreni nga Sektori për operacione dhe koordinim në QMK, reshjet e rrëmbyeshme e kanë kapuar territorin e qytetit të Shkupit, veçanërisht komunat si Haraçinë dhe Gazi Babë, më saktë vendbanimet Hasanbeg dhe Stajkovc. Bëhet…

Lexo më Shumë

“Qeverisja nuk bëhet në zyrë, por në rrugë, në takime, sy më sy me qytetarët.” Kjo ishte porosia e zëvendëskryeministrit të parë, Izet Mexhiti gjatë një takimi me qytetarët e Çairit, ku u prezantua një nga iniciativat më të fuqishme për punësim në vend. Në një atmosferë të ngrohtë bashkëbisedimi, Mexhiti theksoi se nuk është koha për premtime, por për veprim. Dhe veprimi ka nisur: është prezantuar plani për punësim me një fond rekord prej 40 milionë euro. Ky fond synon të krijojë mundësi reale për të rinjtë që kërkojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend, për nënat…

Lexo më Shumë

Dimitrievski konfirmon bashkëpunim parazgjedhor me VMRO-DPMNE në disa qytete për zgjedhjet lokale Kryetari i Lëvizjes ZNAM dhe njëkohësisht kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ka konfirmuar mbrëmë në një intervistë për televizionin Sitel se për disa komuna do të ketë bashkëpunim parazgjedhor mes ZNAM dhe VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë. “ZNAM do të garojë me kandidatë të vet për kryetarë komunash, ashtu si edhe VMRO-DPMNE dhe koalicioni i saj. Por definitivisht, për disa komuna do të kemi bashkëpunim parazgjedhor ose mbështetje reciproke për kandidatët e njëri-tjetrit,” deklaroi Dimitrievski. I pyetur nëse ka një marrëveshje…

Lexo më Shumë

“Më e mira që mund të ndodhë është që të mos ketë fare një Raport të tillë Progresi për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Procesi i krijimit të tij është i gabuar sepse ka rrjedhje të rregullta informacioni” Kjo u deklarua për mediat bullgare nga eurodeputeti Stanislav Stojanov nga grupi “Evropa e Kombeve Sovrane/Rilindja” në margjinat e Parlamentit Evropian në Strasburg. Më 4 qershor, Komiteti i Punëve të Jashtme i PE-së ra dakord të shtyjë votimin për raportin e progresit për Maqedoninë në BE me propozimin e raportuesit Thomas Weitz. Votimi në komisionin parlamentar është planifikuar të zhvillohet më 24…

Lexo më Shumë

Shoqata “Inxhinierët e Maqedonisë” ka reaguar përmes një kumtese pas ankesës së paraqitur nga shoqata më 29 maj në Komisionin Rregullator të Energjisë (KRRE), kur hyri në fuqi Ligji i ri për Energjinë. Nga aty thonë se përgjigjja e KRRE-së është një shembull tipik i nënshtrimit institucional ndaj operatorit të energjisë EVN dhe provë e qartë e dështimit të sistemit rregullator për të mbrojtur interesin publik, transmeton Portalb.mk. Sipas Shoqatës, thelbi i ankesës është të theksojë se matja e energjisë së konsumuar është një proces teknik që kryhet nga pajisja matëse, dhe leximi është një veprim i operatorit për të…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, thekson rrënien dramatike të mbështetjes për VMRO-DPMNE-në, kolapsin ekonomik dhe sjelljen hipokrite të Qeverisë, e cila në vend të rezultateve ofron vetëm propagandë. “Informacioni ynë është se VMRO-DPMNE ka humbur 100 mijë vota deri më tani. Një rënie e tillë e votave, një debakël i tillë thjesht nuk ka ndodhur në historinë e vendit në një kohë kaq të shkurtër”, tha Filipçe. Ai paralajmëroi se qeveria po përpiqet të mbulojë situatën reale në vend me propagandë agresive të marrëdhënieve me publikun, por qytetarët nuk janë naivë. “Po na mbingarkojnë me informacione, me propagandë, me marrëdhënie…

Lexo më Shumë

Në vetëm pak javë, qeverisja e re e drejtuar nga VLEN po dëshmon në praktikë se ndryshimi nuk është vetëm një slogan elektoral, por një realitet i prekshëm dhe transformues për administratën publike në Maqedoninë e Veriut. Brenda një kohe shumë të shkurtër, janë ndërmarrë hapa të fuqishëm dhe të guximshëm për avancimin dhe përfaqësimin real të kuadrove shqiptare në institucionet shtetërore, aty ku për dekada ka munguar barazia, profesionalizmi dhe meritokracia. Në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK), vetëm tre javë pas emërimit të Muhamed Aliut si drejtor, janë avancuar katër shqiptarë me mbi 20 vite përvojë, ndërkohë që…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes një komunikate njofton se po punon në rritjen e efikasitetit energjtik dhe përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë. Për këtë qëllim, në 50 shkolla në të gjithë Maqedoninë gjatë verës do të vendosen sisteme fotovoltaike. “Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nënshkruar marrëveshje për një grant të pakthyeshëm prej 1.1 milion eurosh me Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës, për investime në burime të rinovueshme të energjisë. Me këtë investim do të kursehen mjete të shumta buxhetore, dhe këto para mund të riinvestohen në projekte infrastrukturore, tekste shkollore dhe mjete…

Lexo më Shumë