Të lënduarit në incidentin me thika në Çair janë në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. “Bëhet fjalë për 57 vjeçarin dhe 14 vjeçarin, të cilët janë pranuar në spital me lëndime të rënda trupore. Nga spitali na njoftojnë se te 14 vjeçari, gjatë natës është kryer intervenim kirurgjik”, raporton Ajnur Bafqari, gazetare. Ata aktualisht po kurohen në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në Shkup. “Të dy janë me lëndime të rënda trupore, me atë që pacienti 14 vjeçar, gjatë natës është futur në sallë, është bërë intervenim kirurgjik, është larguar një pjesë e mushkërisë së bardhë. Për momentin…
Author: Hamdi Kumanova
U desh të kalojë një dekadë nga vërshimet në Hasanbeg, që autoritetet të dëgjojnë zërin e qytetarëve të shumtë të cilët prej vitesh ankohen për rrugën e dëmtuar në këtë qarkore. Ekipet e Ndërmarrjes “Rrugët Shtetërore” punojnë në sanimin e dëmeve në këtë qarkore. Ndërkohë një pjesë tjetër e qarkores vazhdon të jetë me gropa. “Si kjo gropë e madhe e cila është në mes të rrugës, apo më saktësisht në qarkoren e cila lidhë Kumanovën me Shkupin por edhe vendbanime tjera, ka shumë të tilla të cilat janë bërë sfidë në vete për të gjithë që e kalojnë këtë…
Më 17.06.2025 në orën 14.00 në Vendkalimin kufitar Deve Bair, nëpunësit policorë e privuan nga liria J.K. (56) nga Republika e Turqisë, ngase gjatë kontrollit kufitar u konstatua se kishte paraqitur karton të gjelbër të falsifikuar për automjetin që drejtonte. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të Stacionit Policor Kriva Pallankë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatëse.TS
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, është pyetur në lidhje me kërkesën e Iniciativës Zero, të cilët kërkuan që hapësira ku ndodhej Spitali Modular të shndërrohet në park memorial, ndërsa tha se do të përkrahin çdo iniciativë për viktimat në zjarrin tragjik në Spitalin Modular. “Gjithçka që ka të bëjë me tragjedinë në Spitalin Modular Komuna e Tetovës do ta përkrahë. E kemi theksuar edhe në të kaluarën, por e përsërisim edhe tani – kërkojmë nga institucionet e drejtësisë që të zbardh këtë rast dhe familjarët e viktimave të marrin drejtësinë e merituar. Ne si pushtet lokal jemi të…
MPB ka njoftuar se më 17.06.2025, në ora 23:25, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Tetovës e privuan nga liria Sh.C. (45) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 41-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet kallëzim përkatës.
Zgjerimi do të jetë në fokus të presidencës daneze të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 korrik, pasi zhvillimet aktuale gjeopolitike po e bëjnë këtë proces edhe më urgjent, dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të inkurajuar integrimin evropian të vendit, por kjo rrugë duhet të ndiqet së bashku, në mënyrë që të shihet nëse mund të arrihet përparim dhe në cilat fusha mund të realizohet, tha ministrja për Çështjet Evropiane e Danimarkës, Marie Bjerre, e cila sot po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin…
-Ata që akuzojnë, i kanë bërë procesverbalet në gjuhën maqedonase, tha zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti në lidhje me publikimin e procesverbaleve në qeveri, shkruan TV21. Mexhiti tha se që nga dita e djeshme, pa marrë parasysh se kush udhëheq me seancën qeverisëse, procesverbalet do të jenë në dy gjuhë, respektivisht edhe në gjuhën shqipe. “Nuk është e vërtetë, procesverbalet në vazhdimësi, pra në qeveritë e kaluara kanë qenë vetëm në maqedonisht, vetëm ata një muaj sa ka qenë Talat Xhaferi kryeministër ka pasur në dy gjuhë, ndërsa 20 vite të tëra BDI-ja, qeveritë e BDI-së i kanë pasur në…
MPB njofton se dje 17.06.2025 në orën 23:41 në Shtip dhe në orën 19:54 në Berovë, oficerët e DPB Shtip dhe DPB Berovë arrestuan H.P. (32) nga Shtipi dhe V.P. (39) nga Pehçeva. “Rreth orës 23:00 në rrugën “Marshall Tito” në Shtip, H.P. me një automjet pasagjerësh “Fiat” me targa të Shtipit, të cilin e drejtonte, është përplasur me një automjet pasagjerësh të parkuar “Renault” me targa të Shtipit, të parkuar nga V.N. (63) nga Shtipi. Gjatë marrjes së masave në lidhje me aksidentin, oficerët e policisë kanë përcaktuar se H.P. e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht në…
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se RMV është një nga vendet me rritje më të madhe ekonomike në Evropë. “Ne jemi shpresa e re. Ne jemi ndryshimi që nuk ka frikë të përballet me sfidat, të korrigjojë gabimet dhe të vendosë rend dhe drejtësi të drejtë. Qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM mori përgjegjësinë në një kohë kur ekonomia ishte në krizë, kur qytetarët ishin të shqetësuar dhe të zhgënjyer. Por sot, me krenari mund të themi se vendi ynë është një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë me rritjen e katërt më të lartë ekonomike në produktin e…
21-vjeçari, i cili planifikoi sulmin në ish-shkollën e tij në Graz të Austrisë ku mbetën të vrarë 9 nxënës, prej tyre një vajzë nga Kosova dhe një mësues, sipas policisë ishte i fiksuar nga të shtënat në shkolla. Megjithatë, Policia e Austrisë ka bërë të ditur se motivi që e çoi deri në këtë sulm mbetet i paqartë. “Ai lavdëroi jo vetëm aktet në përgjithësi, por edhe autorët që i kryen këto akte”, kanë deklaruar nga policia, shkruajnë mediat ndërkombëtare. Sipas hetuesve, personi i armatosur kishte planifikuar sulmin me shumë kujdes. Gjatë një kërkimi në shtëpinë e tij, policia kishte…
Ndonëse partitë politike ende nuk i bëjnë të ditur kandidatët për komuna, megjithatë jozyrtarisht po përmenden disa emra. Përveç Visar Ganiut, nga VLEN për Çairin mund të kandidojë Izet Mexhiti, derisa është biseduar edhe për Kaltrina Zekollin. I pyetur se a do të jetë ai kandidati për Çairin, Mexhiti tha: “Për momentin VLEN ka angazhuar agjenci serioze për anketim, në çdo komunë ku gravitojnë shqiptarët – janë diku 16 komuna. Anketat do të na japin orientimin për kandidatët, pra nuk flasim për emra të përveçëm”. Nga Fronti Europian, emri i parë që flitet jozurtarisht për Çairin është Bujar Osmani, ndërsa…
Shtyhet pretenca për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro lidhur me procedimin e dytë penal ndaj tij për shpërdorim detyre dhe tjetërsim të pronës shtetërore. Shkak është bërë kërkesa e prokurorit Elvin Gokaj që tha se janë se ka përgatitur konkluzionet përfundimtare në një material prej 75 faqesh, por njëherësh kërkon kohë për të analizuar pretendimet e mbrojtjes të paraqitura në seancën e fundit. “Na duhet kohë për të integruar në mënyrë të plotë qëndrimet e mbrojtjes në konkluzionet tona,” u shpreh Gokaj. Seanca e radhës për dhënien e pretencës u caktua për datën 2 korrik, ora 08:30. Jorgo…

