Gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit vazhdon sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup me fjalët përfundimtare të mbrojtjes së të pandehurve. Në seancën e mëparshme, Prokuroria Themelore Publike kërkoi dënim maksimal me burgim të përjetshëm për katër të pandehurit Ljupço Palevski, Vlatko Kesishev, Bore Videvski dhe Velibor Manev, ndërsa për babanë e Vanjës, të pandehurin Aleksandar Gjorçevski, gjykata kërkoi që të shqiptohet dënimi përkatës me burg.
Author: Hamdi Kumanova
Sa shumë u shpërqendruan lojtarët e Interit? Dhe a e mbajti trajneri fokusin? Në vitin 2010, gjërat shkuan ndryshe… Lautaro Martinez, ndërsa përpiqet të kthejë faqe dhe të gjejë stimuj të rinj nën diellin amerikan, përsërit vazhdimisht se ende nuk arrin të kuptojë se si ndodhi një disfatë si ajo që përjetoi në finalen e Champions League. Është e qartë se një humbje e tillë ka shumë arsye – nga aspekti taktik te gjendja fizike – dhe mes tyre nuk mund të jetë befas paaftësia e një skuadre që kishte mundur Bayern-in dhe Barcelonën. Por një pjesë e këtyre…
Martha Laura Mendoza, kryetare e bashkisë së Tepalcatepec në shtetin perëndimor të Michoacán, u vra të martën në mëngjes ndërsa po dilte nga shtëpia së bashku me bashkëshortin e saj, i cili gjithashtu humbi jetën në sulm. Ngjarja ndodhi vetëm dy ditë pasi një tjetër kryetare bashkie, Lilia Garcia, u ekzekutua nga pesë persona të armatosur në zyrën e saj në shtetin jugor të Oaxacas. Lajmin për vrasjen e kryebashkiakes Mendoza e konfirmoi Guillermo Valencia, përfaqësues i partisë opozitare PRI. Mendoza ishte anëtare e partisë në pushtet, MORENA, dhe njihej për angazhimin e saj në përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë…
Nga Uran Kalakulla Nazizmi zgjati 12 vjet, ndërsa stalinizmi 2 herë më shumë. Krahas shumë karakteristikave të përbashkëta, në mes tyre ka shumë ndryshime. Hipokrizia dhe demagogjia e stalinizmit, ishte e një natyre më të sterhollë, e cila nuk mbështetej në një program që ishte sheshit barbar, si ai i Hitlerit, por mbi një ideologji socialiste, përparimtare, shkencore e popullore, në syë e punonjësve; një ideologji që ishte si një perde e volitshme dhe komode për të gënjyer klasën punëtore, për të përgjumur mprehtësinë e intelektualëve dhe të rivalëve në luftën për pushtet. Një nga pasojat e kësaj veçantie të…
Franca dhe Gjermania, dy shtete drejt të cilave u dyndën shtetasin shqiptarë që kërkonin azil në valën e fundit të emigracionit në vend, nuk janë më të preferuara. Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se për herë të parë gjatë viteve të fundit, Italia, “dashuria e vjetër” e shqiptarëve është bërë pritësi kryesor i kërkesave për azil. Sipas Eurostat, në periudhën janar-mars u regjistruan gjithsej 465 kërkesa për azil në Itali, me një rritje prej 4.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Italia u bë pritësi i parë i azilantëve, me 32% të totalit të…
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) është thellësisht e trishtuar nga dy mbytje anijesh të konfirmuara në brigjet e Libisë ditët e fundit, me të paktën 60 persona që dyshohet se janë zhdukur në det, sipas ekipeve të kërkim-shpëtimit të IOM-it në terren. Të mbijetuarit morën kujdes mjekësor urgjent nga stafi i IOM-it menjëherë pas zbarkimit. “Me dhjetëra të vdekur që dyshohet se janë dhe familje të tëra të lëna në ankth, IOM-i po i bën thirrje edhe një herë bashkësisë ndërkombëtare të përshkallëzojë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe të garantojë zbarkim të sigurt dhe të parashikueshëm për të mbijetuarit”, tha Othman…
Në vetëm 14 vjet, Shqipëria nga një vend më popullsinë më të re në Europë (31.9 vjeç me 2010) u rendit në vitin 2024 në mesin e 11 vendeve me popullsinë më të plakur në Europës. Sipas të dhënave të Eurostat, mosha mediane e popullsisë në BE arriti në 44.7 vite vitin e kaluar, ndërsa në Shqipëri 44.3 vite. Kjo do të thotë që në Shqipëri, gjysma e popullsisë është nën 44.3 vjeç dhe gjysma mbi këtë moshë. Në 2010-n, gjysma e popullsisë shqiptare ishte nën 31.9 vjeç. Nga 2010 në 2024, mosha mediane e popullsisë shqiptare është rritur me…
Nuk janë të rralla rastet kur të miturat apo gratë raportohen si të zhdukura, për të rezultuar më pas se pas largimit të tyre qëndron një histori dhune në familje. Kështu ka ndodhur edhe me një vajzë të re nga fshati Zhegër i Gjilanit, zhdukja e së cilës kishte alarmuar familjarët dhe autoritetet. Burime të sinjalit bëjnë me dije se dje, rreth orës 14:30, pas disa ditësh të kërkimit intensiv, vajza e mitur E.A., rreth 20-vjeçare, është gjetur dhe është kthyer te familjarët e saj në Ferizaj. Media mëson se ajo është intervistuar në prani të nënës së saj dhe…
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë për neglizhimin e vazhdueshëm të përdorimit të gjuhës shqipe në komunikimet zyrtare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përdorimi i barabartë i gjuhëve zyrtare nuk është çështje teknike apo preferencë politike, është obligim ligjor, vlerë e bashkëjetesës dhe bazë e rendit demokratik. Prej kohësh, qytetarët shqiptarë ndihen të përjashtuar nga e drejta për qasje të barabartë në informacionet publike që burojnë nga institucionet shtetërore. Mungesa e shqipes, përkthimeve, përditësimet e vonuara dhe faqet zyrtare të paplotësuara në gjuhën shqipe janë dëshmi të qarta të një qasjeje përjashtuese që bie ndesh…
Ushtria e Maqedonisë së Veriut ka marrë gjashtë obusët e parë të rinj të lehtë të tipit BORAN, të zhvilluar me burime vendase dhe kombëtare nga prodhuesi shtetëror turk i industrisë së mbrojtjes Industria Mekanike dhe Kimike (MKE), pranë Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Türkiyes. Sipas deklaratës së MKE-së, BORAN, i cili u dërgua gjithashtu në Bangladesh si eksporti i parë i obusëve nga Türkiye jashtë vendit, tani është bërë eksporti i parë i obusëve në Evropë me Maqedoninë e Veriut. Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut më 21 dhjetor…
Raporti nga mbikëqyrja për progres të punëve për akset e autostradës së Korridoreve 8 dhe 10D, që i ndërton konzorciumi “Behtel dhe Enka” për periudhën prej 1 deri më 30 prill të këtij viti tregon se kanë përfunduar 95 për qind e projektimeve për shpronësim për aksin e autostradës Tetovë-Gostivar, 46 për qind për Gostivar-Bukojçan, ndërkaq 78 për qind për aksin Prilep-Manastir. Sipas Raportit, të publikuar dje në ueb faqen e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH), për aksin Bukojçan-Gostivar, janë realizuar 73 për qind e hulumtimeve gjeoteknike, ndërsa për aksin Prilep-Manastir 63 për qind. Mbikëqyrja regjistroi përparim prej 60…
Mbrëmjen e djeshme, një turiste e huaj është mbytur në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës. Dyshohet se viktima mund të ketë pësuar atak kardiak, në momentin që është futur në det. Shtetasja rreth 76-vjeçe, nga Polonia, kishte shkuar për pushime në Shqipëri.

