Author: Hamdi Kumanova

Bllokimi i integrimeve evropiane, përfshirë edhe vendin tonë, po merr dimensionin dhe karakterin e një rreziku serioz sigurie për rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe për BE-në, vlerësoi sot Presidentja dhe Komandantja Supreme e Forcave të Armatosura Gordana Siljanovska-Davkova. Në fjalimin e saj në Ceremoninë Qendrore me rastin e Ditës së Armatës, 18 gusht, e cila u mbajt në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, Siljanovska-Davkova tha se natyra e luftës po ndryshon me shpejtësi, dhe gara për armatim dikton investime më të mëdha në mbrojtje. Sipas saj, rëndësia e vetëmjaftueshmërisë nuk ka qenë kurrë më e madhe. …

Lexo më Shumë

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike për nesër paralajmëron mot jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërkaq nga e mërkura deri të premten do të mbizotërojë mot kryesisht stabil me rritje të temperaturave ditore. Gjatë fundjavës, përsëri do të ketë kushte për reshje të përkohshme lokale dhe bubullima, ndërsa temperaturat ditore do të jenë në rënie.

Lexo më Shumë

BDI po humb mbështetjen mes qytetarëve. Nga zgjedhjet në zgjedhje, BDI shënon vazhdimisht rënie në numrin e deputetëve dhe kryetarëve të komunave. Qytetarët, në çdo palë zgjedhje, po e japin gjithnjë e më qartë mesazhin se nuk duan më të drejtohen nga një strukturë e korruptuar dhe e konsumuar. Në vend të besimit, BDI përballet me zhgënjim masiv dhe zemërim nga elektorati i vet. BDI është pothuajse pa kandidatë në mjediset shqiptare. Në këto zgjedhje lokale, BDI nuk ka kandidatë të vet në shumicën e komunave ku shqiptarët përbëjnë shumicën dërrmuese, në Gostivar, Strugë, Saraj, Dibër, Vrapçisht dhe…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se më 19.08.2025 (e martë) do të fillojë realizimi i dezinsektimit tokësor në territorin e qytetit, kundër formave të rritura dhe larvave të mushkonjave. Dezinsektimi tokësor kundër mushkonjave do të kryhet nga 19.08.2025 (e martë) deri më 22.08.2025 (e premte), nga ora 22:00 deri në 03:00 të mëngjesit të ditës së ardhshme. “Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimin, ai do të realizohet në të njëjtin orar ditën e parë që kushtet do të jenë të favorshme. Qytetarët bletarë njoftohen që të marrin masa të nevojshme për mbrojtjen e bletëve”, thonë nga Qyteti…

Lexo më Shumë

Me moton “Vetëm së bashku ndërtojmë të ardhmen që meritojmë”, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) prezantuan sot logon e re të opozitës së bashkuar shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke shënuar fillimin zyrtar të fushatës për zgjedhjet lokale të tetorit. Logon e re e ka publikuar në rrjetet sociale Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, si simbol i unitetit, shpresës dhe orientimit të palëkundur drejt integrimit europian. Ahmeti thekson se bashkimi i forcave politike shqiptare përmes AKI-së vjen në një moment kritik për shqiptarët në RMV, të cilët përballen me sfida të thella sociale, ekonomike dhe politike. …

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikës (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,43 % në raport me vendimin e datës 11.08.2025. Nga data 19.08.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 74,00 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 76,00 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-Е V) 67,50 (denarë/litër) Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 67,00 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 38,643 (denarë/kilogram) Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95…

Lexo më Shumë

BDI ka reaguar sot përmes një komunikate për media ku mes tjetash thotë “anëtarët po e lënë VLEN-in, shqiptarët kanë hequr dorë nga gënjeshtrat e Mexhitit”. Më poshtë komunikata e plotë e BDI: Çdo ditë e re është një humbje e re për VLEN-in. Anëtarë, aktivistë dhe struktura të tëra po largohen, duke lënë pas një koalicion artificial, të zbrazët dhe të diskredituar. Vetëm gjatë këtyre ditëve, anëtarë dhe struktura nga tre komuna u distancuan publikisht nga ky grupim. Kjo është dëshmi e qartë se shqiptarët nuk mund të udhëhiqen me gënjeshtra dhe se politika e ndërtuar mbi…

Lexo më Shumë

Prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur procedurë kundër tetë personave për pjesëmarrje në rrahjen masive që ndodhi në rrugën “Sllavej Planina” më 16 gusht të këtij viti. Njëri nga tetë personat akuzohet për tentativë për të kryer vepër penale – Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 1 lidhur me nenin 19, një për shkaktim të lëndimit të rëndë trupor, që është e dënueshme sipas nenit 131 paragrafi 1, ndërsa gjashtë dyshohen për vepër penale – Pjesëmarrje në rrahje sipas nenit 132 paragrafi 1 të Kodit Penal. Siç theksohet në kumtesën e lëshuar nga Prokuroria Publike, përleshja…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar se qeveria do të marrë vendime të papritura në ditët e ardhshme si përgjigje ndaj protestave të dhunshme që kanë përfshirë vendin. Në një mesazh televiziv, ai tha se situata aktuale po sfidon ekzistencën e shtetit dhe qetësinë publike. “Në tri ditët e ardhshme mund të duket sikur shteti nuk ekziston më, sikur jemi mposhtur, por pas kësaj do të tregojmë vendosmërinë tonë për të rikthyer paqen, rendin dhe stabilitetin në vend.” -deklaroi Vuçiç. Presidenti theksoi se reagimi i qeverisë do të jetë krejtësisht i ndryshëm nga herët e kaluara, duke…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan ka dhënë sërish mesazhe lidhur me situatën e luftës në Ukrainës, duke iu drejtuar edhe presidentit Zelensky se ai nëse dëshiron mund të përfundojë luftën apo ta vazhdojë atë. Ky reagim vjen para takimit që do të mbahet këtë të hënë në Shtëpinë e Bardhë, mes Trump dhe Zelenskyt, ku të pranishëm do të jenë edhe liderë europianë. “Presidenti Zelensky i Ukrainës mund ta përfundojë luftën me Rusinë pothuajse menjëherë, nëse dëshiron, ose mund të vazhdojë të luftojë”, shkroi Trump.

Lexo më Shumë

„Çairi sot është një nga komunat më jotransparente në Maqedoni. Korrupsioni dhe nepotizmi e ngulfatin zhvillimin, ndërsa komuna është e uzurpuar nga ata që e udhëheqin. Në vend që t’u shërbejnë qytetarëve, ata punojnë për interesat e tyre,“ – theksoi kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani. „Sot jam këtu për të dhënë fjalën se kjo merr fund pas ndryshimit të pushtetit më 19 tetor. Nga më jotransparentja, Komuna e Çairit do të jetë në pesë komunat e para për transparencë,“ – porositi Osmani. Ai theksoi se fjalët boshe ua lë kundërshtarëve të tij politikë, ndërsa ai…

Lexo më Shumë

Në kulmin e sezonit turistik, lumi Vardar që përshkon kryeqytetin është kthyer në një tablo alarmante ekologjike. Shtrati i lumit është i mbushur me mbeturina dhe objekte të hedhura, nga dritare e dyer të vjetra, rroba e mobilje, deri te qeset e mbeturinat tjera që notojnë përgjatë urave dhe brigjeve, shkruan PressOnline.al Për vite të tëra, pamja është e njëjtë: ndotje masive dhe mungesë reagimi nga autoritetet komunale, as me gjoba për ndotësit, as me pastrime sistematike të shtratit të lumit. Ndërkohë, qytetarë të ndërgjegjshëm po marrin situatën në dorë. Aktivisti Aleksandar Tortevski së bashku me disa…

Lexo më Shumë