Author: Hamdi Kumanova

Ndonëse Prokuroria Publike ngriti akuzë kundër gjithsej 34 personave fizik dhe 3 juridik, nga gjithsej 50 të dyshuar paraprakisht, partitë opozitare nuk janë të kënaqura me këtë epilog. Prokuroria punon me urdhra të pushtetit akuzon opozita. Sipas deputetit të Frontit Evropian, Skender Rexhepi, ndonëse pati iniciativë për interpelancë ndaj Kocevskit, pasi ndodhi Koçani, Mickoski atë nuk e shkarkoi me kusht që ta mbajë nën kontroll të tij, akuzoi Rexhepi. “Realiteti në ndodhinë tragjike në Koçani është larg asaj që duhet të jetë nga një hetuesi e pavarur pasi që njerëzit zyrtarë të afërm me qeverinë janë lënë anash nga çdo…

Lexo më Shumë

Partia E Majta propozon në Parlament uljen e orarit të punës në gjashtë orë pa ulje të pagave. Kjo, siç thonë nga E Majta, për shkak se pushteti nuk dëshiron të rrisë pagat. “Propozimi ynë është konceptuar me kujdes, që të mos ketë shpenzime nga buxheti. Nuk ka një ritëm artificial të imponuar dhe mendojmë se vjen në mënyrë natyrale në këtë kohë”, tha në konferencën e djeshme për shtyp, deputeti i së Majtës, Amar Mecinoviq. Orari tetëorësh i punës, siç u shpreh ai, është mbetje nga koha industriale dhe është standard për orarin e plotë të punës që nuk…

Lexo më Shumë

Ministri i ri i Shëndetësisë, Azir Aliu në konferencën e fundit për shtyp theksoi mungesën e karrigeve në spitale. “Nuk kemi ulëse për t’u ulur”, tha Aliu duke premtuar zgjidhje të këtyre problemeve. Ministri Aliu shtoi se nuk është mjek, por menaxher i mirë dhe se do të zgjidhen problemet me karriget në spitle. Ministri Aliu po ashtu se puna e ministrit është me vepra dhe se kanë energji për t’i zgjidhur problemet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

Lexo më Shumë

Deputeti nga koalicioni i Frontit Evropian, Skender Rexhepi, theksoi sot se kriza humanitare në Gaza mbetet një nga problemet më të mëdha në botën moderne, pavarësisht konfliktit të ri midis Izraelit dhe Iranit. Prandaj, EF paraqiti një projekt-rezolutë në Parlament mbi krizën humanitare. Deputeti informoi se dënohet bllokada humanitare nga Izraeli në Rripin e Gazës. Izraelit i kërkohet urgjentisht të mundësojë hyrjen e ndihmës humanitare, ushqimit, furnizimeve mjekësore dhe mbështetjes logjistike për civilët në Gaza. “Shprehim solidaritet të thellë me popullsinë palestineze. Ju kujtojmë se çdo jetë njerëzore ka vlerën e vet, pavarësisht se nga vjen. Ne kemi një detyrim…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka publikuar një komunikatë zyrtare, në të cilën akuzon Komunën e Tetovës dhe kryetarin e saj Bilall Kasami për pengim të zbatimit të përmbarimit përmes një manovre të dyshimtë financiare. Sipas BDI-së, Komuna e Tetovës nuk ka arkëtuar tatimin në vlerë prej 1.568.400 denarësh nga transaksioni i njohur si “rasti i Monopolit”. Siç thuhet, në vend që kjo shumë të përfundonte në buxhetin e komunës, ajo është ceduar në mënyrë të dyshimtë te kompania “Euro Invest Beton”, një subjekt që sipas BDI-së ka lidhje të ngushta me pushtetin lokal. “Ky cesion nuk është përdorur si një…

Lexo më Shumë

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë komunash nga radhët VLEN-it pritet të përfundojë deri në fund të këtij muaji. Këtë e bëri të ditur sot kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, përcjell INA. Ai theksoi se pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes do të ndodhë edhe vendimmarrja politike për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet lokale të tetorit. Kasami shtoi se në këtë fazë po zhvillohen edhe anketa për të përcaktuar se cilët kandidatë kanë shanse më të mëdha për rezultate të suksesshme në zgjedhje. “Jemi në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve, një proces pak më kompleks,…

Lexo më Shumë

Pajisja Glo, e cila është projektuar për produkte alternative me nikotin, ka një probabilitet të lartë për t’u përdorur nga konsumatorët aktual të cigareve në SHBA, dhe shumica dërrmuese e tyre kanë ndërmend ta përdorin pajisjen për të reduktuar konsumin e cigareve ose për të hequr dorë plotësisht nga pirja. Ky është një nga përfundimet e një studimi të kryer në SHBA mbi përdorimin e produkteve më pak të dëmshme që përdorin teknologjinë e ngrohjes së duhanit, në vend të djegies, siç ndodh me cigaret. Studimi, i kryer nga gjashtë shkencëtarë të renomuar amerikanë, është botuar në American Journal of Health Behavior me…

Lexo më Shumë

Më 13 qershor 2025, Fakulteti Filozofik i Universitetit të Tetovës mirëpriti një delegacion nga Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, të kryesuar nga Dekani, Prof. Dr. Bekim Baliqi. Vizita kishte për qëllim forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve. Dekani i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët, i uroi mirëseardhje delegacionit dhe theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të deritanishme ndërmjet dy fakulteteve, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi në fusha të ndryshme akademike dhe kërkimore. Në të njëjtën frymë, Dekani i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, Prof.…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm bullgar, Georg Georgiev, foli sot mbi temën e Maqedonisë së Veriut dhe marrëdhënieve fqinjësore midis dy vendeve. Ai deklaroi se “po përshkallëzohen fjalimet” nga RMV. “Jemi të shqetësuar për përshkallëzimin në fjalimeve të fqinjëve tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, sepse kjo tregon mungesë të të kuptuarit të proceseve evropiane dhe një shmangie të mundshme të përgjegjësisë. Sofja dhe Shkupi nuk kanë një çështje të hapur”, theksoi Ministri i Jashtëm, raportojnë mediat bullgare. Ai tha se “gjithçka që kërkohet prej tyre po bëhet, si dhe nga anëtarët e Parlamentit Evropian”. “Shqetësimet e Bullgarisë janë marrë në…

Lexo më Shumë

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi kryeqytetin peruan dhe rrethinat e tij të dielën, duke vrarë një person dhe duke plagosur 36 të tjerë në kryeqytetin Lima dhe duke shkaktuar rrëshqitje toke dhe dëme në infrastrukturën shëndetësore dhe shkollore, thanë autoritetet në vendin e Andeve. Tërmeti u regjistrua rreth orës 11:35 rreth 30 kilometra në jugperëndim të Callao, një qytet bregdetar rreth dhjetë kilometra nga Lima, sipas Qendrës Kombëtare Sizmologjike Peruane. Policia njoftoi se një 36-vjeçar humbi jetën kur një mur u shemb mbi automjetin me të cilin po udhëtonte , në lagjen Independencia të kryeqytetit…

Lexo më Shumë

Një vajzë 2-vjeçare vdiq nga mbytja ndërsa po hante një qershi. Tragjedia ndodhi të shtunën në Revine Lago (Treviso) . Kur prindërit e saj e kuptuan se Viviana e vogël ishte në vështirësi, u përpoqën ta ndihmonin dhe ta ringjallnin, por kur mbërritën mjekët e 118, situata ishte tashmë e kompromentuar. Edhe ndërhyrja e një fqinjeje, një infermiere e urgjencës, ishte e kotë: përpjekja për ta sjellë në jetë ishte e pasuksesshme dhe vajza ndërroi jetë. Karabinierët gjithashtu ndërhynë në vendngjarje. Thirrja në 112 E gjithë ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje, rreth orës 21:00. Pasi darkoi me familjen e…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në vendin e quajtur Gjiri i Gjipesë, Dhërmi ku një turist gjerman u godit nga helika e një mjeti lundrues. Ditën e sotme Policia ka raportuar se është arrestuar drejtuesi i gomones një 46 vjeçar. Bëhet me dije se i plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumës. Njoftim i Policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë Në vijim të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në vendin e quajtur Gjiri i Gjipesë, Dhërmi, Himarë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me…

Lexo më Shumë