Author: Hamdi Kumanova

Një person është arrestuar së fundmi në Prishtinë, mbi dyshimet për vjedhje më 11 qershor. Me vendim të Prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. ”Prishtinë / 11.06.2025 – 01:40. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, me 16.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte kryer rastin vjedhja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

Lexo më Shumë

Adnan Januzaj mund të kthehet tek Anderlehti i drejtuar nga trajneri Besnik Hasi. Këto janë zërat e fundit që vijnë nga merkato.   “Het Laatste Nieuws” ka raportuar se klubi belg ka kontaktuar menaxherin e Januzajt.  Bëhet me dije se Sevija ia ka dhënë lejen Januzajt të largohet gjatë verës. Ai është lojtari më i paguar në skuadrën spanjolle. Januzaj u huazua te Las Palmasi verën e kaluar nga Sevija deri në përfundim të edicionit 2024/25.  30-vjeçari ka kontratë edhe një vit me Sevijan,  por, siç është raportuar më herët, as skuadra e Sevijas e as Las Palmasi nuk e kanë në…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” me Klevin Mukën në News24, ishte i ftuar Kujtim Hoxha, ekspert pensionesh. Ai foli në lidhje me diskutimet për pensionin e 13, një bonus që pritet të merren nga pensionistët. Zoti Hoxha u shpreh se ende nuk është e qartë nëse kjo do t’i shtohet bonuseve që pensionistët marrin aktualisht, apo është vetëm riemërim i bonuseve aktuale. Ai vuri theksin edhe në nevojën e indeksimit të pensioneve çdo vit, me synim mbrojtjen e pensionistëve nga zhvlerësimi i lekut. “Fakti që u dhanë bonuse tregon që mundësitë janë. Duhet sqaruar nëse bonusi i…

Lexo më Shumë

Një gazetar i shquar saudit, i cili u arrestua në vitin 2018 dhe u dënua për akuza për terrorizëm dhe tradhti, është ekzekutuar , tha mbretëria. Grupet e aktivistëve pohojnë se akuzat kundër tij ishin të sajuara. Turki Al-Jasser, i cili ishte në fund të të 40-ave, u dënua me vdekje të shtunën, sipas Agjencisë Zyrtare të Shtypit Saudite, pasi dënimi me vdekje u la në fuqi nga gjykata më e lartë e vendit. Autoritetet kishin bastisur shtëpinë e Al-Jasser në vitin 2018, duke e arrestuar atë dhe duke i sekuestruar kompjuterin dhe telefonat. Nuk ishte e qartë se ku…

Lexo më Shumë

Në një letër të hapur në fund të majit, rreth 150 kompani kërkuan uljen e emetimeve të gazrave serrë në Bashkimin Evropian me të paktën 90 për qind deri në vitin 2040. Nënshkruesit argumentuan se një objektiv i fortë klimatik dhe dekarbonizimi i ekonomisë do të përmirësonin qëndrueshmërinë, sigurinë energjetike dhe konkurrueshmërinë. Nënshkruesit janë anëtarë të Grupeve të Liderëve të Korporatave, të mbledhura nga Instituti për Lidership të Qëndrueshëm i Universitetit të Kembrixhit. Letra iu drejtua Komisionit Evropian, përfaqësuesve të Parlamentit Evropiandhe krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së. Midis nënshkruesve janë korporata të mëdha, duke përfshirë SAP, Grupin Otto…

Lexo më Shumë

Barcelona mund të jetë e gatshme të ndahet me Ronald Araujon gjatë kësaj vere, me gazetarin Achraf Ben Ayad që ka deklaruar se vazhdimësia e mbrojtësit te klubi “nuk është 100 për qind e garantuar”. Qendërmbrojtësi uruguaian, i cili ka qenë një figurë kyçe në mbrojtjen e Barcelonës, mund të largohet nëse arrin një ofertë e rëndësishme. Klubi thuhet se është i hapur për të shqyrtuar çdo propozim të fortë, sidomos duke pasur parasysh përpjekjet për të balancuar gjendjen financiare me planifikimin e skuadrës. Trajneri i ri, Hansi Flick, aktualisht ka në dispozicion pesë qendërmbrojtës: Araujo, Pau Cubarsí, Eric Garcia,…

Lexo më Shumë

Ai themeloi të parin kantier modern detar. Por historia e tij do të përfundonte tragjikisht. Pas një gjyqi të montuar nga Sigurimi i Shtetit, dënohet me vdekje së bashku me ekonomistin Kristaq Koçinë dhe 5 ditë më vonë, pushkatohen në Spitallë, te kanali i varrezave të vjetra të Durrësit. Në qoftë se do të kërkohej një emër ndërmarrjeje përfaqësuese të qytetit të Durrësit, padyshim që pas Portit, do të ndaleshim tek Kantieri Detar i këtij qyteti. Kantieri është një ndërmarrje simbol, me një të kaluar historike të hershme, që sot pas shkatërrimit të tij, kujtohet më shumë nga ata që…

Lexo më Shumë

Teksa Shqipëria synon të anëtarësohet në BE në vitin 2030 një hendek i madh mbetet i hapur në aftësitë e punonjësve shqiptare me ata të BE-s referon një raport i fundit i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) për konvergjencën e vendeve të Ballkanit me BE-në. Ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian në fushën e shkathtësive (skills) vendoset në 100 pikë, standardi i referencë, Shqipëria arrin vetëm 37 pikë, duke shënuar një deficit prej 63 pikësh që kufizon thellësisht konkurrueshmërinë e vendit, ose vetëm 37% e mesatares së BE-së. Pikat e dobëta të Shqipërisë lidhen me nivelin e ulët të…

Lexo më Shumë

Refuzohet sërish lirimi i përkohshëm për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas Jakup Krasniqit, edhe Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit u është vazhduar masa e paraburgimit për nga dy muaj. Vendimi i fundit i Dhomave të Specializuara në Hagë vjen kinse rreth shqetësimeve për pengim të drejtësisë dhe ndikim mbi dëshmitarët. Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka refuzuar kërkesat për lirimin e përkohshëm të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit derisa ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për Hashim Thaçin, pasi Thaçi nuk ka bërë kërkesë për lirim të përkohshëm. Refuzimin për lirim të përkohshëm,…

Lexo më Shumë

Seanca fillestare për rastin e masakrës në Mejë dhe në fshatrat tjerë në rajonin e Gjakovës mbahet të hënën, më 16 qershor, në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ky krim ndodhi në prill të vitit 1999, kur u vranë 370 shqiptarë të Kosovës, trupat e të cilëve u gjetën më pas në tetë varreza masive në Batajnicë të Serbisë. Aktakuza, e ngritur në dhjetor të vitit 2023 dhe e plotësuar në prill të vitit 2024, përfshin 53 persona, ndër të cilët i dyshuari kryesor është Momir Stojanoviq, ish-shef i Departamentit për Siguri në Komandën e Korpusit të Prishtinës, i cili ka…

Lexo më Shumë

Një 35-vjeçar në Vlorë dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën ku jetonte në lagjen “Pavarësia”. Pas ndihmës së parë mjekësore, 35-vjeçari është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës. Në cilësinë e provës materiale, u bë sekuestrimi i armës së zjarrit, pistoletë tip Glock, e cila u gjet në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Lexo më Shumë

Shqipëria do të organizojë ditën e sotme Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), duke përmbyllur presidencën njëvjeçare nën moton ‘Formësojmë të ardhmen tonë europiane’. “Nxitja e Stabilitetit dhe Prosperitetit përmes Bashkëpunimit Rajonal dhe Integrimit në BE” është tema e këtij sesioni plenar që do të hapet nga presidenti Begaj në cilësinë e Kryetarit në detyrë të Samitit të SEECP. Samiti ka për qëllim nxitjen e Stabilitetit dhe Prosperitetit me ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve dhe integrimin në BE. Kryeministri Rama dhe ministri Hasani theksuan se ‘vendi ynë mbetet i angazhuar për të nxitur integrimin evropian të…

Lexo më Shumë