Author: Hamdi Kumanova

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në vendin e quajtur Gjiri i Gjipesë, Dhërmi ku një turist gjerman u godit nga helika e një mjeti lundrues. Ditën e sotme Policia ka raportuar se është arrestuar drejtuesi i gomones një 46 vjeçar. Bëhet me dije se i plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumës. Njoftim i Policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë Në vijim të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në vendin e quajtur Gjiri i Gjipesë, Dhërmi, Himarë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ftesë të kryetares së Kuvendit Kombëtar (Milli Mexhlis), Sahiba Gafarova, nga 17 deri më 19 qershor 2025 do të zhvillojë vizitë zyrtare në Republikën e Azerbajxhanit. Me Gashin do të udhëtojnë edhe deputetët Petar Markov, Imërlije Saliu-Fetai, dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska. “Kryetari Gashi, përveç takimit me kolegen e tij, kryetaren Gafarova, do të takohet edhe me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliev. Do të takohet edhe me ministrin e Energjetikës, Parviz Shahbazov, si dhe me ministrin e Ekonomisë në Qeverinë e Republikës së Azerbajxhanit, Mikail…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit, sot ka kritikuar qeverinë se ky vit është karakterizuar jo nga përparim, por nga stagnim dhe zvarritje në rrugën drejt Bashkimit Evropian. “Një nga arsyet kryesore që na detyroi të largohemi nga kjo qeveri ishte dështimi për të realizuar njërën nga shtyllat themelore të marrëveshjes mes VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN – miratimi i ndryshimeve kushtetuese brenda gjashtë muajve të parë të qeverisjes. Siç ka theksuar me të drejtë lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ky dështim përbën jo vetëm shkelje të marrëveshjes politike, por edhe një zhgënjim të thellë për qytetarët shqiptarë,…

Lexo më Shumë

Në orën 4:34 të mëngjesit sipas kohës lokale, Maqedonia e Veriut u godit nga një tërmet me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter, njoftojnë nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). Epiqendra e tërmetit ndodhej në zonën epiqendrore të Ohrit. Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 kilometrash. Deri më tani, nuk ka informacione për dëme të mundshme. Përveç Ohrit, tërmeti u ndje edhe nga banorët e vendbanimeve përreth, si dhe në zonat kufitare në Shqipërinë fqinje.

Lexo më Shumë

Për gati katër muaj, Mickoski dhe Toshkovski u përpoqën ta fshihnin të vërtetën për Koçanin dhe t’i mbronin zyrtarët e policisë nga qeveria nga përgjegjësia për tragjedinë në Koçani, akuzojnë nga LSDM. “Në vend që të kërkonin përgjegjësi nga oficerët e policisë dhe shefat e emëruar prej tyre, Toshkovski dhe Mickoski bënë gjithçka për t’i mbrojtur ata. Qëllimi i VMRO-DPMNE-së ishte i qartë, të parandalonte që përgjegjësia të arrinte në majë të policisë, te drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev dhe te ministri Pançe Toshkovski. Nën presionin e LSDM-së dhe publikut, më në fund u hapën procedura kundër…

Lexo më Shumë

Një aksident tragjik ndodhi në liqenin Karlsfeld të premten: Një 18-vjeçar vdiq në spital pas një aksidenti duke notuar në liqe Sipas Shtabit të Policisë së Bavarisë së Epërme Veriore, i riu me prejardhje kosovare-serbe (bëhet fjalë për shtetësinë e tij, v. j.), i cili jetonte në lagjen Hasenbergl të Mynihut, ndodhej në liqen me shokët e vet, transmeton albinfo.ch. Rreth orës 16:45, ai u përpoq të notonte deri në një platformë në liqen, por u kthye në gjysmë të rrugës. Pak kohë më vonë, nuk kishte asnjë shenjë të tij. Shërbimet e urgjencës u njoftuan dhe zhytësit fillimisht e…

Lexo më Shumë

Forca e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të kontrolleve intensive për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht në zonat urbane dhe turistike, ka vijuar të ushtrojë kontrolle në lagje të ndryshme të qytetit, ku si rezultat: Në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, u kap në flagrancë shtetasi R. K., 21 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, i cili dyshohet se e ndante lëndën narkotike në doza dhe e shiste atë në zona të ndryshme të qytetit. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale…

Lexo më Shumë

PSG, fituesit e Champions League, favoritët kryesor për të triumfuar edhe në Botërorin e Klubeve, i bënë një nisje përfekte këtij turneu, me ekipin e Luis Enriques që “çmontoi” Atletico Madrid me “poker” golash. Gjigandët francez e nisën sfidën “zjarr” duke gjetur shpejt golin e avantazhit, ku në minutën e 19-të, Fabian Ruiz me një goditje të fortë nga distanca stampoi topin në rrjetë. PSG kishte kontrollin total të lojës dhe në fundin e pjesës së parë, Vitinha me një aksion personal dyfishoi shifrat. Në fraksionin e dytë, Atletico Madrid u përpoq të ndryshonte rrjedhën e këtij takimi, arritën të…

Lexo më Shumë

Maqedonia nuk meriton të jetë shtet nëse në fund të fundit nuk kemi drejtësi për Koçanin, thotë Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, për tragjedinë e madhe që i ndodhi vendit. Ministri, megjithatë, shpreh keqardhje, siç thotë ai, për shkabat politike që po bëjnë një manipulim të rëndë të situatës faktike. “Si po përpiqen ta shtrembërojnë situatën faktike dhe si po përpiqen ta manipulojnë opinionin në vend. U shërbeftë për të mirë atyre”, tha Ministri në podkastin “OBRM-PDUKM flet”. Sipas tij, po zhvillohet një hetim jo-selektiv dhe i plotë, i cili përfshin ish-kryetarë komunash, ish-ministra dhe ministra aktualë, ish-inspektorë dhe aktualë,…

Lexo më Shumë

Bashkia e Tiranës ka propozuar një paketë të re masash për ulje dhe përjashtime nga taksat dhe tarifat vendore në përkrahje të shtresave në nevojë. Në paketën e masave propozohet ulje 50% e taksës për infrastrukturën arsimore dhe tarifën e pastrimit për bizneset e drejtuara nga gratë kryefamiljarë me më shumë se 3 fëmijë apo përjashtim prej tyre për shoqatat e krijuara nga pensionistë dhe persona me aftësi të kufizuara. Masat janë propozuar përmes projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.158, datë 26.12.2019, të Këshillit Bashkiak, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të…

Lexo më Shumë

Një person është vetplagosur në këmbë në Ferizaj. Atij i janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore me 223 copë municion (diabolla), një pushkë gjysmë automatike me 71 copë fishekë. “ARMËMBAJTJE PA LEJE & PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM- Ferizaj / 15.06.2025 – 18:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e qytetit në Ferizaj për shkak se ishte vetë-plagosur në këmbë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, në shtëpinë e të dyshuarit ku kanë gjetë dhe konfiskuar: një pushkë ajrore me 223 copë municion (diabolla), një pushkë gjysmë automatike…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në RMV njofton se do të ndajë numrin më të madh të bursave deri më tani për arsimin e dyfishtë. “Për këtë qëllim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë numrin më të madh të bursave për arsim të dyfishtë deri më tani për vitin e ardhshëm akademik 2025/2026, pra 1570 bursa për nxënës që do të regjistrohen në klasa të dyfishta në shkollat ​​e mesme profesionale. Fakti që po investojmë në arsim të dyfishtë dhe po stimulojmë kompanitë për përfshirjen e tyre më të madhe tregohet edhe nga fakti se mbi 550 kompani…

Lexo më Shumë