Author: Hamdi Kumanova

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka bërë një analizë të dy shteteve shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë. Ai në një postim në Facebook u shpreh se shqiptaria ka hyrë në kohën e saj historike, madje shtoi se tani historia e Shqipërisë po shkruhet e detajuar; dhe koha po ua jep të drejtë që ata të zgjerohen në territoret e tyre. Krahs kësaj, avokati përmendi edhe Kurtin dhe Ramën. “Koha historike e shqiptarisë ka ardhur me shtetin e dytë shqiptar Kosovën; dhe kjo është një ngjarje, e cila tani ka hyrë në historinë dhe politikën si situate botërore dhe i ka shtyrë të…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Irani dhe Izraeli duhet të arrijnë një marrëveshje paqeje, duke marrë si shembull marrëveshjet e mëparshme përfshirë këtu edhe atë mes Kosovës dhe Serbisë. Në një postim në platformën Truth Social, ai ka theksuar se gjatë mandatit të tij të parë pati rol kyç në parandalimin e disa konflikteve të mëdha ndërkombëtare. I dërguari presidencial për misione speciale në mbarë botën, Richard Grenell, ka shpërndarë postimin e presidentit Trump, ku përmendet Kosova dhe Serbia. Trump ka shkruar në rrjetin e tij Truth Social se ai e kishte ndaluar mundësinë e eskalimit të situatës,…

Lexo më Shumë

Hamdi Nuhiju Transporti publik në qytetin e Shkupit është njëri prej më skandalozëve në Ballkan! Ju duket një gjykim subjektiv? Me siguri! Por, ju lutem, mos e krahasoni me Prishtinën e Përparim Ramës e as me Tiranën e të arrestuarit në burg, Erion Veliaj. A ishte edhe para katër viteve, transporti publik në Shkup skandaloz? Po! Kaq skandaloz, me përmasa të këtilla? Jo, asesi! Nëse keni argumente të kundërta, jam i hapur për t`i pranuar. Këtë qasje po e ndërtoj vetëm me disa anomali nga syri i një personi që çdo ditë përballet me kaosin e transportit publik. Më thoni…

Lexo më Shumë

Lagjia Debar Maallo e Shkupit do të mbyllet për automjete nga e premtja në orën 18:00 deri të hënën në orën 06:00 të mëngjesit. Komuna Qendër ka përgatitur një zgjidhje për trafikun, sipas së cilës në Debar Maallo do të vendosen barriera për të ndaluar hyrjen e automjeteve dhe për të zgjidhur problemin me turmat e mëdha dhe makinat e parkuara kudo. Zgjidhja e trafikut parashikon që në fazën e parë të vendosen barriera në katër hyrje të Debar Maallos, konkretisht në rrugët Orce Nikollov, Leninova dhe 29 Nëntori, si dhe në bulevardin Klimenti Ohrit. Do të lejohet hyrja vetëm…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot qëndroi në Tetovë ku zhvilloi një vizitë pune dhe takim me qytetarë, sipërmarrës lokalë dhe përfaqësues të institucioneve, me qëllim të prezantimit të drejtpërdrejtë të masave aktive të punësimit të parashikuara në Planin operativ për vitin 2025. Ky plan, i cili zbatohet përmes Agjencisë së Punësimit, paraqet mjetin kyç të Qeverisë në rritjen e punësimit dhe nxitjen e sipërmarrësisë. Për realizimin e tij në vitin 2025 janë ndarë mbi 40 milionë euro, që paraqet buxhetin më të lartë ndonjëherë të dedikuar për këtë qëllim.

Lexo më Shumë

Do të ndalohen 173 faqe të huaja interneti për baste. Ministria e Teknologjisë Digjitale ka dorëzuar kërkesë në Agjencinë për Komunikime Elektronike (AKE) për ndalimin e ofruesve të rinj të paligjshëm të lojërave të fatit online. Procedura udhëhiqet sipas nenit 114 të Ligjit për Komunikime Elektronike. Faqet ndalohen sepse nuk kanë licenca në shtet, nuk paguajnë tatim për bastet dhe as qytetarët nuk paguajnë tatim për fitimet. Ministri i Teknologjisë Digjitale, Stefan Andonovski, u bën thirrje qytetarëve të tërheqin paratë sepse pas disa ditësh faqet do të ndalohen nga operatorët e telekomunikacionit. “Bëhet fjalë për vepra penale në të cilat…

Lexo më Shumë

Distria Krasniqi e ka fituar edhe luftën e dytë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Xhudistja pejane ka arritur t’i fitojë dy luftërat e para në kategorinë deri në 52 kilogramë. Pasi mposhti kundërshtaren braziliane, Jessica Pereira, në raundin e dytë, Distria ishte superiore edhe ndaj Francine Echevarria të Puerto Ricos. Edhe këtë ndeshje, kampionia jonë e fitoi me ippon, pasi Echevarria bëri tri gabime. Me këtë fitore, Distria kalon në çerekfinale, ku do të ndeshet me hungarezen Reka Pupp. Ndryshe, Akil Gjakova do të ndeshet të dielën, kurse Laura Fazliu do të ndeshet…

Lexo më Shumë

Sali Berisha ka paralajmëruar protesta popullore për atë që ai e quan “trenin bullgar” Por koha dhe mënyra e protestave mbeti mister. “ Pra, siç e shihni, kreu i organizatës kriminale Edi Rama, kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, nuk u mjaftua me të gjitha aktet antikushtetuese që ndërmori para ditës së votimit, por edhe ditën e votimit ai organizoi një farsë të turpshme, fiktive, kriminale. Të gjitha këto dëshmojnë se është radha e shqiptarëve t’i dalin zot me çdo kusht dhe çdo mjet lirisë së tyre dhe votës së lirë. Edi Rama përdori çdo gjë…

Lexo më Shumë

Memedali Jusufi Zot te kohes moderne jane paratë. Po të kisha para do isha i mencur. Situata aktuale ne bote me hapjen e kutisë së Pandores eshte ” Ja bota juaj,..nganjëherë lartësohet, nganjëherë ulet , vazhdimisht rrotullohet; kumbon sikur të ishte prej qelqi. Brendësia e saj eshte e zbrazët, sa lehtë që thyhet. Raketat balistike kane filluar të hapin kutinë. Le ta fillojmë refimin tone me një legjendë nga me të lashtat. Shpikësi-Arkitekti Dea-dalus i cili u burgos në kala bashke me birin , Ikarusin, i beri birit të tij dy flatra prej dylli dhe pendet e zogjve.E paralajmëroj atë…

Lexo më Shumë

Raul Asencio ka vazhduar kontratën e tij me Real Madridin. Performancat e tij të mira që nga debutimi në nëntor, e bën atë një figurë të pëlqyer te Reali ku gjithashtu krahasohej me ish-kapitenin e skuadrës, Sergio Ramos. Ai do të nënshkruajë një kontratë afatgjatë e cila vlen deri në qershor të vitit 2031. Asencio ka bërë rreth 42 paraqitje me Realin, duke bërë 2 asistime dhe në sezonin e tij debutues me ekipin e parë, ka fituar trofeun e “FIFA International Cup”.

Lexo më Shumë

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se qyteti është bërë me transport publik urban. Aliu ka pohuar se ky projekt do të kursej edhe xhepin e qytetarëve. “Bashkë me ekipin tim qeverisës dhe bashkëqytetarë, bëmë xhiron e parë përuruese me autobusët e transportit publik urban një projekt ky që lehtëson ndjeshëm trafikun urban, kursen xhepin e qytetarëve, mbron ambientin, e mbi të gjitha ofron shërbim cilësor transporti për të gjithë qytetarët”, ka njoftuar ai. Aliu ka shtuar se “për 30 ditët e para, transporti publik urban do të jetë falas gjersa po përgatisim pakon e lehtësirave e shërbimit falas…

Lexo më Shumë

Tanket janë vendosur dhe janë gati për të lëvizur. Gardhe mbrojtëse dhe barriera sigurie janë ngritur. Pllakëza metalike mbrojtëse janë shtruar në rrugët e Uashingtonit. Mbi 6,000 trupa ushtarake janë në gatishmëri për të marshuar pranë National Mall, në një paradë që do të nderojë 250-vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës — një festim që përkon me ditëlindjen e 79-të të Presidentit Donald Trump, të shtunën. Ndërsa përgatitjet janë në fazën përfundimtare, një faktor i paparashikueshëm mbetet moti. Parashikimet sinjalizojnë reshje shiu dhe stuhi, gjë që mund të ndërpresë paradën, raporton AP. Zëdhënësja e Shtëpisë…

Lexo më Shumë