Author: Hamdi Kumanova

Nga sot deri më 17 qershor në mesnatë, është aplikimi i parë elektronik në afatin e qershorit për regjistrimin e nxënësve në vitin e parë të shkollave të mesme publike në vend për vitin akademik 2025/2026. Regjistrimi kryhet përmes sistemit të shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, i disponueshëm në https://e-uslugi.mon.gov.mk, duke u kyçur përmes llogarive të tyre të përdoruesit në platformën schools.mk. Pas përfundimit të regjistrimit elektronik, nxënësit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në shkolla më 18 qershor (nga ora 8:00 deri në 19:00) dhe më 19 qershor (nga ora 8:00 deri në 17:00). Lista përfundimtare…

Lexo më Shumë

Një 18-vjeçar me prejardhje nga Kosova, raportohet se ka mbetur i vdekur në një liqe në Gjermani. Sipas njoftimeve nga familjarë e miq të tij, thuhet se viktima është Ardian Osmani nga Podujeva. “Miq e shokë, ka ndërruar jetë Ardiani, vëllai jonë, në ujë në një liqe të Gjermanisë”, shkroi Berat Osmani, familjar i të ndjerit. umi lokal, raportoi se për vdekjen e Ardianit ka njoftuar edhe vëllai i tij, Armendi.

Lexo më Shumë

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj dy personave, për të cilët ekziston dyshim i bazuar për veprën penale – Grabitje, sipas nenit 237 paragrafi 1 i Kodit Penal. Më 10 qershor, të dy bashkëkryesit i kanë marrë para një personi të cilin e kishin vërejtur duke shkëmbyer valuta. Ata e kanë ndjekur dhe, kur ai është afruar te shtëpia e tij familjare, e kanë goditur me grusht në kokë. Kur viktima ka rënë pa ndjenja, ata i kanë marrë 172.000 denarë dhe 37.460 dinarë serbë, dhe menjëherë janë arratisur.…

Lexo më Shumë

Komiteti Ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së në Shtip ka zgjedhur edhe tetë kandidatë për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale. Antonio Milloshoski, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, informoi se Komiteti vendosi të propozojë për Makedonski Brod që kandidat për kryetar komune të jetë Zharko Risteski, i cili është edhe kryetari aktual i kësaj komune, ndërsa në Komunën e Mogillës kryetari aktual Draganço Sabotkovski. “Për Probishtipin kemi një kandidat që do të kandidojë për kryetar komune, Toni Tonevski, për Bogdancin propozojmë Marjan Peev, për Demir Kapinë propozojmë Natalija Dimitrieva, për Komunën e Rosomanit propozojmë një kandidat për kryetar komune Gjorgi Krstevski,…

Lexo më Shumë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur përpara Kupës së Botës për Klube rreth besimit që merr nga hierarkia e klubit. Guardiola ka vendosur të qëndroj te City edhe përkundur një sezoni dështues, por gjithashtu ishin drejtuesit e klubit ata që vendosen ta mbajnë. Është vet trajneri, i cili ka thënë se me këtë sezon të dështuar, klubet e mëdha si Real Madridi apo Barcelona do ta shkarkonin. “Gjithmonë kam arritur t’i ndryshoj gjërat kur ato shkojnë keq, por këtë vit nuk ia dola”, ka thënë fillimisht Guardiola për Mirror. “Në Spanjë, nëse do të kisha pasur një sezon…

Lexo më Shumë

Me shumë zhurmë dhe pompozitet, koalicioni VLEN përpiqet sërish të mashtrojë opinionin duke paraqitur si suksese të reja punësime të vjetra në institucione shtetërore. Pas reagimeve të drejta nga Aleanca për Shqiptarët, VLEN vazhdon të publikojë lista të stërpërdorura me punësime që janë bërë kohë më parë – përfshirë edhe ato në Postën e Maqedonisë, ku personat e përmendur janë punësuar prej muajsh. Kjo përpjekje për të ricikluar të kaluarën dhe për ta shitur si rezultat aktual është vetëm një përpjekje e zbehtë për të larguar vëmendjen nga dështimet e rënda politike dhe administrative që i kanë karakterizuar gjatë gjithë…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim me shqetësim të madh ndjek vendimin e Prokurorisë Publike për të ngritur aktakuzë ndaj ish-ministrave të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Valon Saraçini, në lidhje me rastin “Koçani”. Kjo drejtësi selektive dhe veprim i qartë me motive politike përfaqëson edhe një dëshmi tjetër se prokuroria jo vetëm që e ka humbur pavarësinë e saj, por është shndërruar në një instrument për përndjekje politike dhe inxhiniering zgjedhor. Qëllimi është i qartë: ndikim i drejtpërdrejtë mbi zgjedhjet lokale dhe heshtja e mediave kritike përmes shënjestrimit të personaliteteve të dalluara dhe zëshme nga komuniteti shqiptar. Prokuroria e ka humbur plotësisht…

Lexo më Shumë

Media pak më parë raporoti për një rast të dhunimit që është raportuar në fshatin Ballofc të Podujevës, ku viktima ka deklaruar se në orët e para të mëngjesit të 12 qershorit është marrë me veturë nga një person mashkull dhe brenda automjetit është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Siç u raportua, pas kallëzimit dhe veprimeve të shpejta hetimore, më 13 qershor është arrestuar i dyshuari rreth 23-vjeçar. I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Gjatë intervistimit, ai ka pranuar se i ka ofruar ndihmë viktimës, por ka…

Lexo më Shumë

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, është nominuar në listën e lojtarëve për fituar çmimin e “Lojtarit më të mirë të sezonit” në Championsin e Azisë. Interesant është fakti se ish-futbollisti i Partizanit, rivalizon me emra big të futbollit Botëror, si Kristiano Ronaldo, Roberto Firminjo dhe Rihad Mahrez, që gjithashtu bëjnë pjesë në listën e 10 futbollistëve të nominuar për të fituar këtë çmim. Për sa i përket Jasir Asanit, vlen të theksohet se në 10 duelet e zhvilluara në Champions-in e Azisë, shqiptari arriti të realizonte 9 gola dhe 1 asist, duke u shndërruar në një yll…

Lexo më Shumë

Në një përpjekje për të reformuar skenën ndërkombëtare të futbollit të klubeve, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka vendosur të rilançojë Kupën e Botës për Klube me një format të ri, i cili ndjek nga afër modelin e Kupës së Botës për kombëtaret: 32 ekipe, një vend pritës, ndeshje teke dhe zhvillim gjatë verës. Edicioni i parë i kësaj gare të re do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, si një test përpara Kupës së Botës 2026. Ky format i ri vjen mes kritikash për mbingarkesën e kalendarit ndërkombëtar, por synon të krijojë një spektakël global të nivelit më…

Lexo më Shumë

Po shkaktojmë revolucion të heshtur e të fuqishëm, një përthyerje historike në përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore! Nën udhëheqjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të Postave të Maqedonisë, Orhan Kurtishi, një profesionist i përkushtuar dhe kuadër i VLEN-it, po shkruhet një kapitull i ri në këtë institucion, me titull barazia, dinjiteti dhe fuqizimi i shqiptarëve të cilët ishin nëpërkëmbur ndër vite nga udhëheqja e turpshme e BDI-së! Informojmë se 35 shqiptarë janë avancuar në pozita të rëndësishme, 60 të tjerë janë punësuar dhe 35 të rinj janë në prag të punësimit, një hov që s’ka parë ky institucion…

Lexo më Shumë

Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi, ka reaguar me ashpërsi ndaj koalicionit “Fronti Evropian”, duke i akuzuar për keqpërdorim të votës së komuniteteve joshqiptare. Në një deklaratë publike, Azizi theksoi se shqiptarët votuan për koalicionin VLEN, një bashkim i partive etnike shqiptare, ndërsa “Frontin Evropian” e mbështetën jo vetëm shqiptarët, por edhe turqit, romët, boshnjakët dhe komunitete të tjera. “Kur tani flasin vetëm në emër të shqiptarëve, po tregojnë fytyrën e vërtetë — ata vetëm i kanë keqpërdorur komunitetet për të fshehur humbjen e thellë nga VLEN-i,” shkroi Azizi.

Lexo më Shumë