Author: Hamdi Kumanova

Deputetja boshnjake Emilija Rexhepi ka komentuar ngërçin politik dhe bllokadën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se situata aktuale reflekton mungesë të përgjegjshmërisë dhe seriozitetit nga disa deputetë dhe parti politike. Rexhepi tha se po presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se janë njohur me propozimin e AAK-së për votim të fshehtë në zgjedhjen e kryetarit të parlamentit. Ajo nënvizoi se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mundësuar që çështja t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për zgjidhje. “Po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe e kemi parë propozimin e AAK-së për votim të fshehtë. Folëm gjithashtu se si presidentja…

Lexo më Shumë

Kryeministri Mickoski shprehet i prerë për Alsat M se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale, pavarësisht kërkesës së BDI-së për këtë. Mickoski në një intervistë në Alsat tha se nuk sheh arsye që bashkë me zgjedhjet lokale në tetor të mbahen edhe ato parlamentare. “Jo jo nuk shoh arsye që të kemi zgjedhje të dyfishta. BDI-ja mund të kërkojë, por unë nuk shoh arsye pse ne të kemi zgjedhje të dyfishta. Qytetarët do të tregojnë në tetor se në çfarë shteti dëshirojnë të jetojnë, nëse dëshirojnë të jetojnë në shtet ku blihen qendra tregtare,…

Lexo më Shumë

Dritan Rexhepi ka refuzuar të dëshmojë në Gjykatën e Posaçme të Apelit, në procesin gjyqësor lidhur me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik në janar të vitit 2020. Rexhepi, i cili është përfshirë në këtë dosje ishte parashikuar të dëshmonte në seancën gjyqësore që po zhvillohet ndaj të pandehurit Festim Bexhdili, një prej personave të akuzuar si i përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale. Jan Prenga u rrëmbye në mes të ditës në Kamëz, dhe që nga ajo kohë nuk është gjetur asnjë gjurmë e trupit të tij. Hetimet kanë zbuluar se…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot në takim nga Perandori i Japonisë, gjatë qëndrimit të saj në Tokio. Në këtë takim sipas komunikatës, Osmani ka falënderuar Japoninë për mbështjen ndaj Kosovës duke theksuar edhe raportet miqësore ndërmjet dy vendëve. “Gjatë takimit, Presidentja Osmani theksoi se miqësia e thellë dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Japonisë janë ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta, respektin dhe besimin e ndërsjellë. Presidentja ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit të Republikës së Kosovës për mbështetjen e Japonisë përgjatë viteve. Presidentja Osmani e falënderoi Perandorin për mikpritjen dhe i uroi popullit…

Lexo më Shumë

Mancini pranon pendesën për largimin nga kombëtarja: “Mora vendimin e gabuar” Ish-trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka pranuar se është penduar për largimin nga drejtimi i kombëtares pas triumfit në Euro 2021. Në një intervistë të fundit, ai rrëfeu se ndarja nuk ishte vendimi i duhur dhe se ndoshta gjithçka mund të kishte shkuar ndryshe, nëse do të kishte më shumë komunikim me presidentin Gabriele Gravina. “Mora vendimin e gabuar! Për një trajner, nuk ka asgjë më të mirë sesa të drejtosh kombëtaren. Kam fituar me klube, por të fitosh me Italinë është ndryshe… një ndjenjë tjetër”, tha Mancini. Mungesa…

Lexo më Shumë

Pep Guardiola ishte së fundmi i ftuar në kanalin e njohur në YouTube, “xBuyer”, të drejtuar nga vëllezërit Javier dhe Eric Ruiz, me mbi 5.7 milionë abonentë. Trajneri i Manchester Cityt ndau mendime të thella për stilin e tij të punës, sfidat e brezit të ri dhe një anekdotë të veçantë me Sergio Agueron. “E dua shumë Agueron. Ai është një nga lojtarët më të mëdhenj që njoh. Shënoi golin më të rëndësishëm në historinë e Cityt – falë atij, klubi filloi të besonte”. “Më kujtohet dita kur i thashë Agueros se nuk do t’ia rinovonim kontratën. Ishte shumë e…

Lexo më Shumë

Rënia e Joao Félix duket se nuk ka fund. I parëndësishëm gjatë huazimit të tij te Milani dhe i papërdorur në finalen e Ligës së Kombeve të Portugalisë, ‘Menino’ tani përballet me një rikthim te Chelsea, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2031. Numri ’14’ për Essugo Megjithatë, duke pasur parasysh ngjarjet e fundit, nuk ka gjasa ta shohim lojtarin portugez të veshë përsëri fanelën blu të Londrës. Këtë të mërkurë, Chelsea njoftoi se Dário Essugo, i cili u transferua së fundmi nga Sporting CP, do të veshë fanelën me numrin 14 gjatë periudhës së tij të…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale ka njoftuar se intervistimi i deputetëve të Listës Serbe, Zlatan Elek dhe Slavko Simiq, të cilët dyshohen për veprimtari kundërkushtetuese, është shtyrë për një datë tjetër brenda këtij muaji. Elek dhe Simiq dyshohen për veprat penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, “Thirrje për rezistencë” dhe “Bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese”, lidhur me rastin e barrikadave në vitin 2022 në veri. Por masa të menjëhershme ndaj dy deputetëve dhe Listës Serbe po kërkon analisti Gani Qarri. Gani Qarri “Faktikisht kryetari i të ashtuquajturës ‘Listë Serbe’ Zllatan Elek dhe zëvendësi i tij Igor Simiq dyshohen për…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Unazën e Madhe në Sauk, ku raportohet se një person ka mbetur i plagosur. Dy mjete u përfshinë në aksident, ndërsa policia dhe ambulanca shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes. I plagosuri u dërgua në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore dhe mediat raportojnë se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Aksidenti ka ndodhur poshtë rrethit të Saukut në Unazën e Madhe, ndërsa shkaqet nuk dihen.

Lexo më Shumë

Klubet anglezë të Totenhem dhe Aston Villa kanë mbetur të impresionuar nga paraqitjet e tij, duke shfaqur interes për kapitenin e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani. Madje, sipas asaj që bëhet e ditur nga mediat britanike, më konkrete ka qenë Aston Villa, që i ka bërë Napolit ofertë zyrtare për Rrahmanin, i pëlqyer së tepërmi nga trajneri Unai Emeri. Në fakt, nuk bëhen me dije detaje, por ka zëra se Rrahmani mund të jetë i joshur nga oferta e Aston Villa-s dhe ideja për të luajtur në Premier Ligë. Megjithatë, largimi i Rrahmanit nga “Diego Armando Maradona” nuk do të…

Lexo më Shumë

Policia e Dubait arrestoi sot futbollistin holandez Kuinsi Promes, për shkak të një kërkese nga gjyqësori holandez për ekstradimin e tij. Avokati i Promes, Cem Polat, konfirmoi lajmin e arrestimit, por nuk deshi të bënte komente të mëtejshme. Arrestimi u krye në shtëpinë e Promes, pak pas mesnatës së enjtes, dhe ish-lojtari i kombëtares holandeze u transferua në qendrën e paraburgimit në Dubai. Nëse procedurat e ekstradimit konfirmohen, ish-lojtari i Ajaks do të transferohet në Holandë nën mbikëqyrjen e Policisë Ushtarake Mbretërore, ku pritet të vuajë dënimin shtatë vjet burg. Arrestimi vjen një javë pasi avokati i tij i…

Lexo më Shumë

Në vitin 2023, Toka dërgoi një seri sinjalesh misterioze sizmike që zgjatën nëntë ditë, duke i lënë shkencëtarët të hutuar. Këto sinjale, që ndodhnin çdo 90 sekonda, u shfaqën për herë të parë në shtator dhe u rishfaqën në tetor, duke nxitur një hetim më të thellë. Fillimisht dyshohej se ishin shkaktuar nga një seiche – valë të palëvizshme në trupa të mbyllur uji – studiuesit luftuan për të konfirmuar shkakun. Megjithatë, një përparim erdhi kur sateliti i avancuar i NASA-s, Topografia e Oqeanit të Ujërave Sipërfaqësore (SWOT), siguroi të dhënat thelbësore të nevojshme për të zgjidhur misterin. Pulsi sizmik…

Lexo më Shumë