Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) ka konfirmuar se objekti kryesor i pasurimit të uraniumit në Natanz është goditur nga sulmet izraelite në orët e para të mëngjesit të së premtes. Në një postim në X (ish-Twitter), IAEA deklaroi se po: “monitoron nga afër situatën jashtëzakonisht shqetësuese në Iran”. Agjencia tha gjithashtu se është në kontakt me autoritetet iraniane për të verifikuar nivelet e rrezatimit në këtë objekt, si dhe me inspektorët e saj që ndodhen në Iran.
Author: Hamdi Kumanova
Mediat shtetërore indiane kanë raportuar se është gjetur një nga dy kutitë e zeza të aeroplanit Air India që u rrëzua dje në Indi. Hetuesit do të përpiqen të analizojnë të dhënat nga kutia e zezë sa më shpejt të jetë e mundur për të përcaktuar shkakun e aksidentit. Hetimi, i udhëhequr nga India, do të përfshijë gjithashtu ekspertë nga Dega Britanike e Hetimit të Aksidenteve Ajrore, Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të SHBA-së (NTSB) dhe përfaqësues të Boeing, duke pasur parasysh numrin e qytetarëve britanikë midis viktimave. Rruga për në vendin e rrëzimit është aktualisht e bllokuar dhe…
Ish-komandanti i njohur i UÇK-së, Hisen Berisha, në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka treguar detaje interesante nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë. Berisha ka thënë se në atë kohë NATO po shqyrtonte edhe mundësit e ndërhyrjes me këmbësori, teksa ka treguar se çka i kishte thënë Agim Ramadani gjeneralit të NATO-s. “Agim Ramdani i kishte thënë gjeneralit të NATO-s, ‘na mbështetni nga ajri, për këmbësori jemi na’. Dhe kështu ka ndodh këmbësoria kemi qenë na dhe forcat ajrore kanë qenë NATO”, ka thënë Berisha. Tutje, Berisha ka thënë se në vitin 1998 Kosova nuk ka pasur forcë ajrore dhe Serbia…
Kryeministri Hristijan Mickoski sot bëri të ditur se është gati Ligji për Lojërat e Fatit, përcjell TV21. Mickoski nuk dha detaje se çfarë parasheh ligji i ri, por theksoi se me zgjidhjen e re ligjore, pret që në mënyrë të natyrshme të bie numri i të ashtuquajturve klub automate. “Ligji për Lojëra të Fatit, pas punës për disa muaj, dhe harmonizimit të tij, është gati. Pres që këtë muaj ta kalojë procedurën qeverisëse, më pas të hyjë në Kuvend. Do të ketë shumë risi, shumë ndryshime, dhe pres numri i atij lloji të klub automatëve, pas miratimit të këtij…
One Stop Shop me Serbinë do të pres miratimin e dy parlamenteve. Drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike thotë se për momentin është duke u punuar në testimin e sistemit. Aleksandar Janev pret që ky sistem të hy në përdorim së shpejti, pasi vala e pritjeve të gjata në këtë pikë kufitare tashmë ka nisur. Janev thotë se sistemi aktual nuk është One Stop Shop. Një kontroll i përbashkët ishte planifikuar në fill të muajit qershor, por palët nuk kanë arritur t’i ratifikojnë marrëveshjet. Organizimi i ri parashikon që secili shtet të kontrollon hyrjen e vet, ndërsa në kabina do…
Maqedonia do të pranojë vetëm shtetas të deportuar nga Shtetet e Bashkuara që banonin atje ilegalisht, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë për “Sloboden Peçat” pas vendimit të Kosovës për të pranuar deri në 50 migrantë nga Amerika. “Menjëherë pas mbërritjes së administratës së presidentit Trump, u dërgua kërkesë për pranimin e shtetasve të RMV-së që banojnë ilegalisht në territorin e Shteteve të Bashkuara, nëse përcaktohet një status i tillë. Duke pasur parasysh se këta janë shtetas të RMV-së, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut pranoi kërkesën për pranimin e tyre në rast të deportimit mbi këtë…
Në Policinë e Kumanovës eshte paraqitur rasti i perdhunimit te vajzes se mitur nga prindi i saj. “Me daten 11.06.2025, në orën 12:20, ne Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Kumanove eshte denoncuar rasti i perdhunimit te vajzes se mitur nga ana e prindit te sajë, personi me iniciale Z.V. Ngjarje ka ndodhur ne nje fshat te Kumanoves”, ka njoftuar Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Kumanovë. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit ne fjale, Policia ka vendosur te mos publikoj me teper detaje rreth ketij akti teper te ulet, çnjerezor dhe primitiv.
Qytetarët në Maqedoninë e Veriut nuk mund të marrin kredi që kalojnë 70 për qind të të ardhurave të tyre. Kjo është arsyeja pse rreth 30 mijë kredi të shpejta, që arrijnë vlerën e afërsisht 20 milionë eurove, nuk mund të kthehen nga qytetarët ndaj këtyre shoqërive financiare. Nga Grupi i Shoqërive Financiare thuhet se për këtë arsye janë ashpërsuar kriteret për miratimin e kredive. Sipas kryetarit të Grupit të Shoqërive Financiare Jo-Bankare pranë Odës Ekonomike, Nikola Joshevski, është e nevojshme të përmirësohet shërbimi ndaj klientëve dhe të rritet përgjegjësia gjatë procesit të kreditimit. Biljana Mishiq, nënkryetare e Grupit, shpjegoi…
Ministria e Arsimit, e udhëhequr nga ministrja në detyrë Arbërie Nagavci, ka shpallur sot një tender për ndërtimin e 5 shkollave të reja në disa komuna të Kosovës. Vlera e përgjithshme që ministria i ka paraparë arrin mbi 17 milionë euro. Njoftimet janë publikuar sot në platformën E-prokurimi, ndërsa afati për dorëzimin e ofertave është, më 7 korrik 2025. Sipas të dhënave, këto janë komunat që do të përfitojnë nga këto projekte. Për ndërtimin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët në Demjan në Gjakovë ministria ka planifikuar buxhet 2.5 milionë . Ndërtimi i shkollës fillore 9+1 në Doganaj, Kaçanik…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me të dhënat për turizmin në Maqedoni, të shpallura nga Enti Shtetëror i Statistikave, deklaroi se është rritur numri i mysafirëve dhe netë qëndrimeve në katër muajt e parë të vitit. “Jam jashtëzakonisht i kënaqur, sepse këto janë të dhëna jashtëzakonisht të mëdha dhe me cilësi të lartë, veçanërisht të rëndësishme për veprimtarinë e shërbimeve dhe të hotelerisë. Mund të them se në katër muajt e parë, turizmi, gjegjësisht numri i mysafirëve dhe netë qëndrimeve rritet me një përqindje prej 20%, krahasuar me të njëjtën…
Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, deklaroi se po punohet intensivisht për vendosjen e sistemit “One Stop” në vendkalimin kufitar Tabanovë – Preshevë me Serbinë. “Po punojmë intensivisht në pjesën me Republikën e Serbisë, është një fazë testimi, mbetet marrëveshjet të kalojnë në të dy parlamentet dhe së shpejti do të merrni informacion se ai sistem do të jetë në funksion, e gjithë kjo do të ndodhë në një të ardhme shumë të afërt”, tha Janev. Ai kujtoi se tashmë janë vendosur me sukses sisteme “One Stop” në vendkalimet kufitare me Kosovën, në Bllacë dhe Jazhincë. “Në kontekstin…
Në një takim me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, Ministri i Ekonomisë dhe Punës i Maqedonisë së Veriut u takua sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), z. Gilbert Houngbo. Ky takim i nivelit të lartë u zhvillua në selinë e ILO-së në Gjenevë dhe kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe kësaj organizate të rëndësishme ndërkombëtare. Në fokus të diskutimeve ishin sfidat aktuale të tregut të punës, digjitalizimi i punësimit, mbrojtja e të drejtave të punëtorëve dhe mundësitë për projekte të përbashkëta që synojnë rritjen…

