Author: Hamdi Kumanova

Në një takim me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, Ministri i Ekonomisë dhe Punës i Maqedonisë së Veriut u takua sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), z. Gilbert Houngbo. Ky takim i nivelit të lartë u zhvillua në selinë e ILO-së në Gjenevë dhe kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe kësaj organizate të rëndësishme ndërkombëtare. Në fokus të diskutimeve ishin sfidat aktuale të tregut të punës, digjitalizimi i punësimit, mbrojtja e të drejtave të punëtorëve dhe mundësitë për projekte të përbashkëta që synojnë rritjen…

Lexo më Shumë

Një person, 65-vjeçar, ka ndërruar jetë në spital, pasi u vetëhodh nga kati i dytë i banesës së tij, në Fier. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, në fshatin Levan të Fierit. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se 65-vjeçari kishte probleme të shëndetit mendor. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në fshatin Levan, shtetasi A. Th., 65 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, është vetëhedhur nga kati dytë i banesës së tij, dhe si pasojë ka humbur jetën, në spital. Materialet procedurale iu referuan…

Lexo më Shumë

Opozita nga LSDM thotë se guvernatori i ri i Bankës Popullore, Trajko Slaveski, që në fillim e ka treguar fytyrën e tij të vërtetë – arrogant, i shkëputur nga realiteti dhe në anën e kapitalit të madh, e jo të qytetarëve. “Në një intervistë të turpshme në TV21, Slaveski deklaroi se paga minimale nuk garanton jetë të denjë dhe se ‘nuk është turp të punosh dy ose tre punë’. Kjo është hipokrizia e një njeriu që tërë jetën e ka kaluar në kolltuqe, ka marrë pagë mbi 3000 euro, dhe tani i mëson qytetarët se nuk duhet të presin më…

Lexo më Shumë

Gjithnjë e më shumë njerëz po e lenë vendlindjen për shkak të luftës, dhunës dhe persekutimit. Në të njëjtën kohë, fondet për t’i ndihmuar ata po bëhen gjithnjë e më të pakta. Ky është vlerësimi i zymtë i një raporti të ri nga Komisariati i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR). Në fund të prillit, kishte më shumë se 122 milionë gra, burra dhe fëmijë të zhvendosur me forcë në të gjithë botën – dy milionë më shumë se vitin e kaluar. Sipas raportit numri i personave të zhvendosur është dyfishuar në dhjetë vitet e fundit. Ndërkohë që burimet financiare…

Lexo më Shumë

Të paktën 49 persona kanë vdekur në Afrikën e Jugut pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të mëdha në provincën e Kepit Lindor, thanë zyrtarët të mërkurën. Rajoni kryesisht rural, i cili shtrihet nga Oqeani Indian në malet e larta të brendshme, është goditur nga shira të rrëmbyeshëm dhe borë që nga fundjava. Pjesa më e madhe e Afrikës së Jugut është goditur nga reshje të rrëmbyeshme shiu dhe kushte të ftohta ekstreme gjatë ditëve të fundit. “Nuk kemi parë kurrë këtë lloj kombinimi të borës dhe shirave të rrëmbyeshëm në dimër njëkohësisht”, u tha gazetarëve kryeministri i Kepit Lindor,…

Lexo më Shumë

Avokati Arianit Koci ka reaguar sërish lidhur me arrestimin e ish-policit, Arbnor Spahiu në Serbi. Koci përmes një reagimi në Facebook, ka deklaruar se terroristët që vranë policin Afrim Bunjaku janë të lirë në Serbi, dhe se po përndjek policët dhe ish policët e Kosovës. “Radoiçiqi dhe terroristët tjerë që sulmuan në fshatin Banjska dhe vranë policin Afrim Bunjaku – të lirë në Serbi. Policët që e ndalën sulmin – në kërkim! Në vend që Serbia t’i arrestojë organizatorët e sulmit, po i përndjek policët dhe ish-policët e Kosovës. Po i godet njerëzit që e kanë ruajtur rendin juridik të…

Lexo më Shumë

Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës, ka rrëzuar padinë e bërë nga kryesocialisti, Edi Rama, kundrejt ish-kryedemokratit, Lulzim Basha. Sipas institucionit të drejtësisë, padia e bërë nuk është e bërë mbi bazën e provave e të ligjit. Kryeministri mund të bëjë ankim të këtij vendimi në shkallën e Apelit, brenda 15 ditëve, duke nisur nga sot. Në padi, Rama kërkonte dëmshpërblim nga Basha në vlerën e 1 milion Lekëve, duke i pretenduar si të pavërteta deklaratat e bëra nga ish-kryedemokrati më 22 Tetor 2018. closevolume_off Po ashtu, Rama kërkonte që Basha të paguante shpenzimet gjyqësore dhe ato të avokatëve.…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur bashkëpunimin me Kosovën për pranimin e shtetasve të vendeve të treta, të dëbuar nga territori amerikan. Të enjten, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se SHBA-ja i është “mirënjohëse partnerit tonë, Kosovës, për pranimin e shtetasve të vendeve të treta të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara”. “E mirëpresim bashkëpunimin për këtë përparësi kyçe të administratës Trump”. Zëdhënësi nuk pranoi të përgjigjej në pyetjet specifike se pse u zgjodh Kosova, cilat kritere po përdoren për përzgjedhjen e imigrantëve, apo nëse Kosova do të marrë mbështetje ose stimuj në…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror i Revizionit ka publikuar analizë të pasqyrave financiare dhe operacioneve të ELEM TURS DOOEL Shkup për vitin 2023, duke arritur në përfundimin se ka probleme serioze financiare dhe menaxheriale. Sipas auditorëve, kompania po përballet me humbje të akumuluara prej rreth 1.2 miliardë denarësh dhe borxhe që tejkalojnë 268 milionë denarë. Raporti thekson se kapacitetet e vjetëruara të akomodimit, shpenzimi joracional i fondeve dhe menaxhimi joadekuat dëmtojnë seriozisht stabilitetin e kompanisë. Shqetësuese është mungesa e sigurimit të pronës dhe aseteve, si dhe angazhimi i tepërt i shërbimeve të jashtme me pagesa mbi kontratat e parashikuara. Shumica e kapaciteteve të…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur vendimin e Kosovës për të pranuar përkohësisht 50 emigrantë që janë larguar nga SHBA-ja. Kjo në kuadër të një strategjie amerikane për kthimin e të huajve pa status të rregulluar. Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), ka shprehur mirënjohje për Kosovën si partnere, duke vlerësuar bashkëpunimin në këtë proces. “Ne jemi mirënjohës ndaj partneres sonë, Kosovës, për pritjen e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga SHBA-ja dhe për lehtësimin e kthimit të sigurt të këtyre të huajve në vendet e tyre të origjinës”, ka thënë DASH-i për CBSNews. Vendimi për pranimin e…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme cakton datën e parë të nisjes së gjyqit në dosjen “Partizani”. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha gjykata ka vendosur datën 30 qershor ora 10:00. Të akuzuar për çështjen janë ish kryeministri Sali Berisha, biznesmeni Fatmir Bektashi dhe Jamarbër Malltezi. closevolume_off Gjyjata ka dërguar fletëthirrjet për të njofruar palët midis tyre avokatët dhe të akuzuarit për caktimin e datës të gjyqit të themelit.

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi gjatë vizitës së tij të parë në Ukrainë, që nga fillimi i agresionit rus, se “nuk e ka tradhtuar Rusinë” dhe se në samitin e mbajtur në Odesa nuk e ka nënshkruar deklaratën që dënon agresionin, pasi ajo bënte thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Ai tha se Serbia ka qëndruar neutrale dhe se askush nuk ka ushtruar ndonjë “presion të madh” ndaj tij që ta nënshkruante këtë deklaratë. “Sërish kam qenë i vetmi që nuk e kam pranuar deklaratën. Ndryshe nga ata që pranojnë çdo gjë kundër Rusisë, çdo gjë që munden”,…

Lexo më Shumë