Author: Hamdi Kumanova

Burgim i përjetshëm për të katër të akuzuarit, kërkoi prokuroria në fjalën përmbyllëse për rastin e vrasjeve makabre të 14-vjeçares Vanja Gjorgjevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski nga Velesi. Sipas prokurorisë, për asnjërin nga të akuzuarit – Ljupço Palevski, Bore Videvski, Vlatko Keshishov dhe Velibor Manev – nuk ekzistojnë rrethana lehtësuese për veprat e kryera dhe të gjithë duhet të përballen me dënimin më të ashpër. “Mund të supozojmë sa e madhe ka qenë vuajtja e fëmijës me katër të panjohur. Të cilët e marrin diku, pastaj i bëjnë pyetje dhe e vrasin. Vetë fakti që ajo është…

Lexo më Shumë

Në shtatë vitet e fundit, numri i nxënësve të shkollave fillore dhe atyre të mesme në Maqedoninë e Veriut është ulur për rreth 17 mijë. Këtë e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke u përgjigjur në pyetjen për Alsat. Sipas Janevskës, arsyet e uljes së numrit të nxënësve kanë qenë të ndryshme por kryesisht ka dominuar bashkimi familjar jashtë shtetit. Numri i nxënësve është ulur konstant gjatë gjithë vitit shkollor dhe jo vetëm në fillim të vitit shkollor. “Në total mendoj se numri i nxënësve si në arsimin fillor ashtu edhe në atë të…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani. Gjatë takimit, të dy zyrtarët diskutuan për rëndësinë e procesit të integrimit evropian të rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se përmbyllja me sukses e kësaj perspektive do të kontribuojë ndjeshëm në forcimin e zhvillimit rajonal, stabilitetit dhe sigurisë. Ministri Mucunski, theksoi se bashkë me ambasadorin Meidani riafirmuan përkushtimin e përbashkët për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve, si shtete fqinje dhe aleate në kuadër të NATO-s. Në fokus të bisedës ishin edhe…

Lexo më Shumë

“Lufta me tregtinë e palejuar me drogë është dhe do të mbetet një nga prioritetet strategjike të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Jo vetëm për shkak të pasojave të saja ndaj të rinjve dhe shëndetit shoqëror, por edhe për shkak të faktit që ky fenomen përfaqëson burim kyç të forcës dhe burimeve për grupet e organizuara kriminale. Kjo luftë duhet të jetë e përbashkët, gjithëpërfshirëse dhe e fokusuar strategjikisht”. Këtë e tha ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, i cili sot foli në sesionin e 16-të të Grupit të Punës 4 nga Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian në Maqedoni.…

Lexo më Shumë

Edhe pse kanë kaluar dy vjet që kur Gjermania hoqi gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur për shkak të pandemisë së koronavirusit, mënyra sesi autoritetet e menaxhuan situatën e Covid 19-të rikthehet në vëmendje, me një rishikim të kujdesshëm të gabimeve të bëra gjatë asaj periudhe. Një komision hetimor i Bundestagut do të shqyrtojë pandeminë në mënyrë gjithëpërfshirëse, në veçanti për të nxjerrë mësime për ngjarjet e ardhshme pandemike. Përballimi i pandemisë së virusit korona është një “kantier ndërtimi i hapur”, pohoi politikania socialdemokrate Bärbel Bass, pak para përfundimit të mandatit të saj si kryetare e parlamentit, pasi tashmë do…

Lexo më Shumë

Më 10.06.2025 në orën 11:30 në Shtip, oficerët e Policisë së Shtipit arrestuan S.N. (39) nga Shtipi. Gjatë kontrollit në shtëpinë e saj, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Shtipit, u gjetën dhe u sekuestruan një substancë pluhur dhe një peshore dixhitale me mbetje marihuane. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet një kallëzim përkatës.TS

Lexo më Shumë

Largimi i 11 punëtorëve shqiptarë nga Ndërmarrja Publike “Pyjet e Maqedonisë” në njësinë e Strugës është një goditje e rëndë ndaj dinjitetit dhe sigurisë së shqiptarëve në vendin e tyre. Ky veprim nuk është vetëm një padrejtësi individuale, por një simptomë e një qeverisjeje të dështuar, që po i kthen shqiptarët në vendin ku duhet të luftojnë edhe për të mbajtur një vend pune që e kanë fituar me meritë. Në një kohë kur pritej që përfaqësimi shqiptar në qeveri të garantonte jo vetëm punësimin e më shumë shqiptarëve në administratën shtetërore, por edhe mbrojtjen e atyre që janë tashmë…

Lexo më Shumë

Polonia ka arrestuar një nga qytetarët e saj, pasi akuzohet për spiunazh për shërbimet e inteligjencës ruse. Zyra e prokurorit shtetëror të Varshavës thotë se i dyshuari, një 28-vjeçar i quajtur Wiktor Z, mblodhi dhe shpërndau informacione në lidhje me funksionimin e objekteve kyçe për mbrojtjen e Polonisë. Deklarata e prokurorit thotë se i dyshuari “veproi i shtyrë nga motive ideologjike dhe bindje pro-ruse” dhe tani mund të përballet me një dënim prej tetë vjetësh deri në burgim të përjetshëm. Varshava ka akuzuar Moskën se qëndron pas një sërë aktesh sabotimi në Poloni, përfshirë një zjarr të madh në një…

Lexo më Shumë

Në përmbushje të njërit prej zotimeve më të rëndësishme që e dhamë para qytetarëve, sot para jush paraqesim rezultatet konkrete në luftën tonë kundër industrisë kriminale të lojërave të fatit. Do të bllokohen edhe 173 faqe interneti të cilat ofronin në mënyrë të paligjshme lojëra fati. Dhe bashkë me 53 faqet e bllokuara një muaj më parë ky numër shkon në 226. Brenda vetëm një viti, kemi arritur ta ulim me 40% veprimtarinë e lojërave të fatit në vend, një hap i madh që tregon vendosmërinë tonë për të mos bërë kompromis me askënd. Këto nuk janë vetëm statistika, janë…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin më të thellë dhe dënon ashpër përjashtimin sistematik dhe të qëllimshëm të shqiptarëve nga institucionet shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky fenomen diskriminues po merr përmasa alarmante dhe përbën shkelje të rëndë të parimeve të barazisë dhe përfaqësimit të drejtë. Rasti i fundit që e ilustron qartë këtë realitet shqetësues është Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ku nga gjithsej 21 të punësuar, asnjë nuk është shqiptar. Ky është një institucion publik që vepron me mjete buxhetore të taksapaguesve, përfshirë qytetarët shqiptarë, dhe përjashtimi i plotë i një komuniteti të tërë përbën praktikë…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se dje (10.06.2025) në orën 20:00 në rrugën rajonale Strugë – Dibër, në vendin e quajtur “Korea”, oficerë policie nga Departamenti i Policisë Veleshtë e privuan nga liria D.B. (60) nga fshati Piskupshtina, rajoni i Strugës. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, oficerët e policisë ndaluan një automjet pasagjerësh “Zastava” me targa të Strugës. Të cilin ai po e drejtonte dhe pas marrjes së masave, u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 2.61 promil alkool në gjak”. closevolume_off “Ai u largua nga trafiku dhe u ndalua në stacion policor, dhe pas dokumentimit…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të mërkurën po vazhdon gjykimi të tre akuzuarit në rastin “Banjska”: Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq, Në këtë seancë, ka nisur dëshminë zyrtari policor- i dëmtuari Mirsad Kryeziu, raporton “Betimi për Drejtësi“. Gjykata Themelore në Prishtinë pas propozimit të prokurorit special Naim Abazi që gjykimi të vazhhdojë në mungesë, i ishte drejtuar Gjykatës Supreme për të kërkuar opinion nëse në rastin “Banjska” mund të aplikohet gjykimi në mungesë. Por, Supremja, pas shqyrtimit të kërkesës “për dhënie të mendimit juridik përkitazi me nenin 303 par.7 të Kodit Procedurës Penale në rastin “Banjska”, kishte sqaruar…

Lexo më Shumë