Author: Hamdi Kumanova

Kevin De Brujne është shumë pranë zyrtarizimit si lojtari më i ri i Napolit. Sipas “Football Italia”, mesfushori belg do të udhëtojë drejt Italisë këtë javë për të përfunduar vizitat mjekësore dhe formalitetet e fundit që do ta lidhin me klubin kampion të Serie A. Dita e planifikuar për testet mjekësore të De Brujne është e enjtja, megjithëse ekziston mundësia për një shtyrje të vogël. Pavarësisht kësaj, ai pritet të përmbyllë të gjitha procedurat brenda kësaj jave dhe të firmosë kontratën me klubin e ri. ‘ Të gjitha dokumentet kontraktuale tashmë janë nënshkruar, dhe lojtari pritet të vishet zyrtarisht me…

Lexo më Shumë

Elon Musk ka bërë një hap pas në përplasjen e tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke shprehur pendesë për disa prej komenteve që kishte bërë më parë në rrjetet sociale. Në një deklaratë të fundit, miliarderi pranoi: “Pendohem për disa nga postimet e mia për Trumpin. E teprova”. Një nga postimet më të diskutueshme kishte të bënte me pretendimin se emri i Trumpit ndodhej në listën e lidhur me Jeffrey Epsteinin – një publikim që më pas u fshi nga vetë Musk. Deklarata vjen në një kohë kur tensionet mes Musk dhe Trump ishin rritur ndjeshëm, por duket se…

Lexo më Shumë

Ishte zhdukur prej 6 ditësh, gjendet i vetëvarur 20 vjeçari nga Gjonomadhi i Korçës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se 20 vjeçari është vetvarur në afërsi të përroit të fshatit. Hysen Latollari ishte larguar nga banesa e tij pa sendet personale. Kjo kishte alarmuar më tepër familjarët, duke bërë edhe një denoncim në polici për zhdukjen e djalit të tyre, por ky mëngjes ishte tragjik për familjen Latollari, të cilët mësuan fatin e djalit të tyre.

Lexo më Shumë

Ish-prokurorja publike dhe ish-drejtuesja e Prokurorisë Publike për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska, mohon se ajo dhe ish-kryeministri Zoran Zaev kanë rënë dakord se kush do të akuzohej për ngjarjet e “27 Prillit”. “Vetë Zaev tha për organizatorët se ata nuk ishin fajtorë dhe se ishin manipuluar. Dhe tani ai i shkroi dënimet? Secili mund të thotë çfarë mendon, por unë pretendoj se nuk i dija dënimet. Unë pretendoj me shumë përgjegjësi. Absolutisht jo (kam pasur ndikim se kush do të akuzohej për 27 prillin). E kisha thënë diku kur po zhvilloheshin argumentet përfundimtare dhe…

Lexo më Shumë

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kamuflimi”, duke goditur një rrjet të organizuar të shpërndarjes së drogës në zonat turistike të Shëngjinit. Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar tre shtetas të huaj, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë: -A. G., 21 vjeç, dhe E. T., 28 vjeç, të dy nga Kosova -S. B., 43 vjeç, nga Franca Ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi A. G., 30 vjeç, nga Kosova. Të dyshuarit shisnin doza droge si kokainë, kanabis, ekstazi, MDMA dhe kërpudha haluçinogjene në zona të frekuentuara nga pushuesit. Gjatë arrestimit,…

Lexo më Shumë

Policia filloi “arrestime masive” të protestuesve pasi hyri në fuqi një shtetrrethim emergjent për një pjesë të qendrës së Los Anxhelosit. Ai do të jetë në fuqi deri në orën 6 të mëngjesit sipas orës lokale dhe ka të ngjarë të jetë në fuqi për disa ditë, tha Kryetarja e Bashkisë Karen Bass, shkruan CNN, transmeton Kp. Anëtarët e Gardës Kombëtare të Teksasit do të vendosen në vende të ndryshme në shtet përpara protestave të planifikuara këtë javë, tha Guvernatori Greg Abbott. Numri i personave të arrestuar gjatë protestave vazhdon të rritet, me gati 200 të arrestuar të martën -…

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kishte depërtuar në një lokal dhe nga arka kishte vjedhur 350 euro. Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur më 4 maj në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë dhe u iniciua si “Vjedhje e rëndë”. “Rr. Ali Vitija, Prishtinë 04.05.2025 – 02:55. Me datën 10.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se me datën 04.05.2025 me përdorim force kishte depërtuar në një lokal dhe nga arka kishte vjedhur 350 euro para kesh. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar…

Lexo më Shumë

Arjeta Spahiu, bashkëshortja e Arbnorit, ish-policit të ndaluar në Serbi, ka kërkuar reagim nga Presidenca e Qeveria. Ajo ka thënë se institucionet e vendit duhet ta mbrojnë Arbnorin, pasi ai nuk kishte kursyer asgjë për të kontribuuar për vendin. Thirrja e plotë e bashkëshortes së ish-policit të Njësisë Speciale, Arjeta Spahiu, e publikuar nga RTV Dukagjini: E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, Me dhimbje të thellë dhe me ndjenjën e një padrejtësie të madhe po ju drejtohem publikisht, si bashkëshortja e një ish-pjesëtari të njësisë speciale të Kosovës – një njeriu që i ka shërbyer shtetit…

Lexo më Shumë

Më 8 qershor, në Rahovec raportohet të ketë ndodhur një rast i dhunës në familje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, thuhet se një mashkull ka raportuar të jetë sulmuar nga djali dhe nipi i tij. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas janë liruar. “Është iniciuar rasti nën dyshimin se viktima mashkull kosovar është sulmuar nga djali dhe nipi i tij. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, mbrëmë deklaroi se sistemi “Safe City” do të hyjë në funksion më 1 janar 2026 dhe se ata që mendojnë se mund të sillen si “ninxha” në rrugët e Shkupit apo në autostradat e Maqedonisë së Veriut – pra që do të ngasin automjete në mënyrë të pakujdesshme – do t’u konfiskohet përfundimisht automjeti dhe që nga dita e nesërme ai do të vihet në shërbim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, e të ngjashme. Gjatë pjesëmarrjes në MRTV, Toshkovski theksoi se njoftimet për shkeljet në trafik…

Lexo më Shumë

Sot, maturantët do të japin provimin e dytë ekstern të provimit të maturës shtetërore, i cili është sipas zgjedhjes së tyre. Sipas të dhënave nga Qendra Shtetërore e Provimeve (QSHP), numri më i madh i aplikantëve është për testin e gjuhës angleze (13,457 nxënës). 1,246 nxënës kanë aplikuar për testim në matematikë, 73 do të japin në gjuhën gjermane, 24 – gjuhën frënge, 62 – estetikën. Janë shtatë kandidatë për testin e filozofisë, katër për gjuhën ruse dhe tre për gjuhën italiane. Provimi i parë ekstern, i detyrueshëm për të gjithë nxënësit, gjuhë amtare (maqedonase, shqipe, turke, serbe) dhe letërsi,…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët po ndjek me shqetësim procesin e zvarritur për hartimin dhe miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat në institucionet shtetërore dhe publike. Deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski, se ligji do të kalojë fillimisht në Qeveri dhe më pas do të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias, para se të votohet në Kuvend, ngjall shqetësim të thellë për vonesa të qëllimshme dhe taktika bllokuese nga VMRO-DPMNE dhe partnerët e saj të qeverisë nga koalicioni VLEN, të cilët ose nuk e kuptojnë rëndësinë e kësaj çështjeje, ose janë verbuar nga etja për pushtet. Përvoja me Ligjin…

Lexo më Shumë