Author: Hamdi Kumanova

Sot në orën 18:00, në Muzeun e Artit Bashkëkohor, kandidati për Çair, Bujar Osmani, dhe arkitekti botërisht i njohur Michel Rojkind do të prezantojnë “Vizionin Çair 2040”, një plan, siç thuhet në njoftimin e BDI-së, gjithëpërfshirës, guximtar dhe transformues për zhvillimin e Çairit. “Për herë të parë në histori, Çairi merr një vizion të qartë dhe afatgjatë, një strategji dhe një plan zhvillimi që vendos në radhë të parë nevojat e qytetarëve. Plani parashikon infrastrukturë moderne të komunikacionit, sheshe të reja, parqe të gjelbra, hapësira publike dhe ambiente të sigurta për jetesë, lëvizje dhe shoqërim. Çairi fiton një të…

Lexo më Shumë

Dje në orën 19:22, në stacionin policor të fshatit Zajas, komunë Kërçovë, është raportuar se në një rrugë pyjore në të njëjtin fshat është gjetur nën një traktor “Universal” personi D.Zh. (52) nga Zajaz. Nga inspektimi i kryer u konstatua se ai, duke drejtuar traktorin, kishte humbur kontrollin, kishte rënë dhe ishte përplasur nga traktori. Mjeku nga Shërbimi i Emergjencës në Kërçovë ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune.

Lexo më Shumë

Autostrada Shkup–Tetov është një nga zonat më të monitoruara nga sistemi i ri i kamerave rrugore “Qytet i Sigurt”, i cili aktualisht është në fazë testimi. Sipas të dhënave jozyrtare të siguruara nga “Sakamdakazham.mk”, vetëm në disa pika ku janë vendosur kamerat janë regjistruar mbi 100.000 shkelje trafiku në ditë. Kamerat evidentojnë shpejtësinë e lartë, parakalimin e gabuar dhe kalimin në semafor me dritë të kuqe. Në nivel mujor, kjo shifër arrin rreth tre milionë shkelje, vetëm në pjesë të territorit që përfshin Shkupin, Tetovën dhe autostradat Shkup–Gjevgjeli e Shkup–Tetov. Ministria e Punëve të Brendshme konfirmon se shifrat…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi, e uroi homologun e tij shqiptar, Niko Peleshi, për zgjedhjen e tij. “Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, ju shpreh urimet e mia më të sinqerta për zgjedhjen e Niko Peleshit si kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Jam i bindur se gjatë mandatit të z. Peleshi, marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore dhe vëllazërore midis vendeve tona, të ndërtuara mbi respektin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, do të thellohen më tej”, tha Gashi në një postim në Fejsbuk, i cili u raportua nga mediat.…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka njoftuar se ka kompletuar listën e këshilltarëve dhe kandidatëve për kryetarë komunash. Sekretari i partisë, Gjorgjija Sajkoski tha se për kandidatë të komunave janë përzgjedhur kuadrot që kanë treguar rezultate të mira në katër vitet e kaluara, ndërsa ka edhe kandidat të rinj. Zyrtarisht kandidaturën e tij për të parin e Qytetit të Shkupit e ka ka dorëzuar edhe Orce Gjorgjievski nga radhët e kësaj partie. Ai gjatë u zotua për një Shkup dinjitoz, modern, të pastër dhe të gjallë. “Për listat e këshilltareve janë përzgjedhur njerëz që janë propozuar nga komitetet komunale të VMRO-DPMNE-së. Mund të them…

Lexo më Shumë

Qemal Krasniqi, ish kryetar i klubi të futbollit Liria e Prizrenit dhe anëtar i Kuvendit në Prizren, ka shkruar se stadiumi i madh i Prizrenit duhet të ndërtohet në një vend tjetër. Krasniqi jep edhe arsyet sepse duhet stadiumi të ndërtohet diku tjetër dhe jo ku është “Përparim Thaçi”. “Ndërtimi i stadiumit të ri në vendin ku ndodhet aktualisht ‘Përparim Thaçi’ dhe në këto përmasa është një gabim strategjik dhe urbanistik. 1. Përmasat e projektit Një stadium me vetëm 7,500 ulëse nuk i përgjigjet madhësisë dhe traditës sportive të Prizrenit. Qyteti ynë me mbi 180 mijë banorë dhe…

Lexo më Shumë

SHBA tha në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se do të mbrojë “çdo centimetër të territorit të NATO-s” pas një ndërhyrjeje me dron rus në Poloni – duke shënuar rastin e parë të njohur të një vendi të NATO-s që rrëzon dronët rusë gjatë pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës. “Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë aleatëve tanë të NATO-s përballë këtyre shkeljeve alarmante të hapësirës ajrore”, tha ambasadorja në detyrë e SHBA-së në OKB, Dorothy Shea, duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit. Vërejtjet e saj dukeshin se synonin të qetësonin aleatët pasi presidenti i SHBA-së…

Lexo më Shumë

Trajneri i Napolit, Antonio Conte foli së fundmi për mungesën e madhe, atë të Rrahmanit, për shkak dëmtimi. “Mungesë e madhe. Vitin e kaluar zhvilloi 38 ndeshje nga 38 të mundshme, një shtyllë te skuadra. Por, siç thashë, kur ka lojë çdo tre ditë në pushimet ndërkombëtare, atëherë gjasat e lëndimeve janë më të mëdha”. “Për këtë arsye jemi përgatitur në afatin e verës. Beukema arriti, Marianucci gjithashtu dhe ndoshta do të luajnë titullarë nesër, na duhet t’i inkuadrojmë në ritmin e skuadrës”. Përveç De Bruyne, gjithnjë kam thënë se do të nënshkruajë me lojtarë për të tashmen dhe…

Lexo më Shumë

Ish ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga ka reaguar ndal shënimit të 30 vjet marrëdhënie diplomatike ku mungojnë funksionarët shqiptarë, njofton Top24 “■ 30 vite marrëdhënie diplomatike 🇺🇸🇲🇰 – në podium asnjë qeveritar shqiptar!!! #vLEN #vmroŠiptarska #VasalitetiNUKvlen“, shkruan Lloga.

Lexo më Shumë

Analisti politik Sadri Ramabaj i është përgjigjur deklaratës së ish-politikanit Ben Blushi, i cili tha se “nga një parti e themeluar kundër Serbisë, Vetëvendosja është kthyer në një parti kundër Shqipërisë”. Ramabaj e cilësoi Blushin si “neofashist të veshur me kostumin e Gebelsit antishqiptar”, duke theksuar se ai nuk arrin të shohë progresin që po ndodh në Kosovë dhe rolin e saj të ri në skenën shqiptare. Sipas tij, Vetëvendosja po shndërrohet në një bërthamë të fortë të Shqipërisë reale, e cila në të ardhmen do të ngrihet mbi konceptet e federalizmit gjerman si një Federatë Shqiptare. …

Lexo më Shumë

Më 13.09.2025, në ora 02:25, në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë privuan nga liria E.A. (20) nga Tetova, pasi tek ai u gjet dhe u konfiskua marihuanë. Më 13.09.2025, në ora 00:30, në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga OVR Gostivar privuan nga liria Z.N. (34) nga Gostivari, pasi tek ai u gjet dhe u konfiskua marihuanë. Më 13.09.2025, në ora 00:30, në fshatin Kalnik, Tetovë, zyrtarë policorë nga Njësia Policore e Kamnjanes privuan nga liria E.R. (20) nga fshati Jelovjan, pasi tek ai u gjet dhe u konfiskua marihuanë. Më…

Lexo më Shumë

-Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Kumanovë, ka shpallur listën fituese të kandidatëve për Këshilltarë në Komunën e Kumanovës. Kësaj here, BDI ka marrë një vendim historik duke e besuar bartjen e listës një figure mbipartiake dhe të respektuar: intelektualit, gazetarit dhe opinionistit politik Blerim Hyseni, një intelektual i dëshmuar që gëzon autoritet dhe besim të gjerë shoqëror, përtej partive politike. Në krah të tij, në listën fituese të AKI-së, nga radhët e BDI-së janë përzgjedhur edhe personalitete të njohura si Shpresa Rexhepi, Shemsi Murati, Mentor Hamziu, Arlinda Xhemaili dhe shumë të tjerë, të cilët do…

Lexo më Shumë