Author: Hamdi Kumanova

Ramadan Ramadani Me shpalljen e zgjedhjeve lokale në Maqedoni të Veriut i afrohemi edhe periudhës të një rreziku për opinionin publik për të cilin dëshiroja të tërheq vëmendjen. Është gjë e hollë dhe e vogël, por në raste dhe intensitet mund të prodhoje dëm të madh politik, në opinion publik, por edhe në mbarëvajtjen e debatit të përgjithshëm në lidhje me këto zgjedhje lokale. Bile në raste të rralla mund të devijojë kahjen, orientimin dhe të ndikojë në marrëdhëniet etnike në vend e të përkeqësojë edhe më shumë kohezionin, edhe ashtu të paktë, të kombit politik në këtë shtet.…

Lexo më Shumë

Shteti nuk ka pasqyrë se sa studentë studiojnë në universitetet e huaja, edhe pse çdo vit mijëra të rinj, në vend që të regjistrohen në ndonjë nga universitetet vendase, regjistrohen jashtë shtetit. Interesimi më i madh është për studimet në Slloveni, ku vetëm në dy vitet e fundit janë regjistruar mbi 3100 studentë. Një pjesë e madhe e tyre fare nuk kthehen. Universitetet sllovene ofrojnë studime falas për studentët nga Maqedonia e Veriut “Ministria e Arsimit nuk disponon të dhëna të sakta për numrin e studentëve jashtë vendit, për shkak se nuk ka mundësi të ndjekë largimin e qytetarëve tanë…

Lexo më Shumë

Dje, në orën 10:10, në Vinicë, nëpunës policorë nga NJPB Vinicë privuan nga liria B.V. (27) nga Koçani, me vendbanim në Vinicë, pasi ai sulmoi fizikisht shefin e Kryeshefin e Zyres së Jashtme për Çështje Kriminalistike Vinicë, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, konkretisht në momentin kur po i dorëzohej një ftesë për bisedë zyrtare. Më vonë, me urdhër gjykate, është kryer kontroll në shtëpinë e B.V. në Vinicë, ku janë gjetur dhe sekuestruar rreth 100 fara të bimës kanabis, dy bluarëse me mbetje marihuane, fishekë të kalibrave të ndryshëm, tre shpata, një elektroshok dhe sende të tjera që dyshohet se…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se në Lagjen Fushë Topanë në Çair po ndërtohet pishinë e re. Siç bëri të ditur Mexhiti ndërtimi i pishinës së re është një investim prej 1 milion euro, dhe siç shtoi do t’u shërbejë fëmijëve të shkollave për mësim noti, ushtrime, gara dhe rekreacion gjatë gjithë vitit. “Në Lagjen Fushë Topanë, në Çair, po ndërtohet pishina e re shkollore. Ky investim prej 1 milionë euro, do t’u shërbejë fëmijëve të shkollave tona për mësim noti, ushtrime, gara dhe rekreacion gjatë, gjithë vitit. Me një sipërfaqe prej…

Lexo më Shumë

Institucionet kompetente nuk bëjnë asgjë për të sanksionuar koncesionerët e papërgjegjshëm në plazhet e Ohrit dhe Strugës, të cilët anashkalojnë detyrimet ligjore duke mos vendosur shpëtimtarë plazhi dhe disa detyrime të tjera që kanë për qëllim krijimin e kushteve për plazhe të sigurta. Këtë e dëshmon fakti se në kulmin e sezonit turistik ka vetëm një shpëtimtar plazhi në një nga 15 plazhet e Strugës, ndërsa në Ohër ka vetëm 11 nga 38 plazhet. Kryqi i Kuq deri tani ka pasur 11 intervenime të tërheqjes së të mbyturve në ujë dhe më shumë se 400 ndërhyrje të dhënies së ndihmës…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë nga VLEN, Arben Fetai përmes një konference me mediat theksoi se opinioni sot po përballet me një valë të re të populizmit dhe nacionalizmit të rremë nga BDI-ja, një parti që për 22 vjet premtoi barazi dhe përparim, por solli vetëm korrupsion, shtypje dhe stagnim. “Retorika e tyre e re, e udhëhequr nga Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani, është një përpjekje e dëshpëruar për të shpërqendruar vëmendjen e votuesit nga dështimet e tyre dhe për të manipuluar qytetarët me frikë dhe ndarje. Kur Ali Ahmeti thotë “do të ndodhë populli”, ai ringjall një frazë të…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në lagjen Serovë në Çair ka shpërthyer zjarr në një shtyllë elektrike dhe në një shtëpi pasi një person u kap duke tentuar të vjedhë rrymë. Vjedhësi ka lidhur kabllo direkt nga shtylla në shtëpi Njësinë e informacionit dhe komandës pranë MPB-së kurse zjarrfikësit dolën në terren, e lokalizuan dhe e fikën zjarrin. Sipas informacioneve, pronari i shtëpisë heq dorë nga procedurat e mëtejshme kundër personit që u përpoq të vidhte energji elektrike. Megjithatë, gjatë vjedhjes, kablloja që ishte lidhur në mënyrë të paligjshme është shkrirë gjatë shpërthimit të siguresave të EVN-së, më pas kablloja ka rënë në rrugën…

Lexo më Shumë

Me urdhër të Prokurorisë policia mbrëmë ka kryer bastisje në shtëpinë e Maja Llozaonvskës, drejtoreshë e Shkollës së Mesme “Kërste Petkov Misirkov” në Demir Hisar si dhe në zyrën e saj në Shkollë. Ajo dyshohet për “falsifikim dhe shkatërrim të librave afarist”Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon momentin kur policia kishte shkuar në shtëpinë e Llozanovskës, ndërsa ajo ndodhej në pushim mjekësor. Prokuroria thotë se urdhri i bastisjes është kompetencë e policisë, por gjithashtu thonë se nuk është lëshuar asnjë urdhër për ndalimin e Llozanovskës ose për bisedë urgjente në këtë rast. Pas komenteve të ashpra në…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë prej sot i mori kompetencat për licencimin e Odës së stomatologëve, kumtoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu Ai në konferencën e sotme për shtyp informoi se marrja e kompetencave, përkatësisht e autorizimit publik të odës së stomatologëve janë derisa nuk vendoset sistem përmes të cilit Oda do të punojë ligjërisht, në mënyrë transparente dhe profesionale. “Ky hap nuk është ndëshkim. ky është fillim i reformës, reformë që do të kthejë besim, do të sigurojë integritet dhe do të garantojë se secili stomatolog e vazhdon licencën me dituri dhe me shkathtësi të harmonizuara me standardet më tër eja…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka shpallur zgjedhjet lokale. Sipas dispozitave ligjore, meqë sot janë shpallur zgjedhjet, ato duhet të mbahen më 19 tetor 2025. “Në përputhje me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor, legjislacionin në fuqi, si dhe në ushtrim të kompetencave të mia si Kryetar i Kuvendit, kam nderin dhe përgjegjësinë institucionale t’ju njoftoj se sot, zyrtarisht, e nënshkrova Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të ardhshme lokale, të cilat do të mbahen më 19 tetor 2025. Këtë vendim e dërgova deri te organet kompetente për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve, dhe pres angazhim maksimal për realizimin e një procesi të ndershëm…

Lexo më Shumë

Një 18-vjeçar ka përfunduar në spital nga lëndimet e rënda trupore që i ka marrë pasi është rrahur nga një person tjetër në Çair, njofton Top24 “Më 08.08.2025, në orën 09:03, në SPB Shkup, nga Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” Shkup është denoncuar se aty është sjellë M.B. (18) nga fshati Marino, komuna Ilinden, me lëndime të rënda trupore. Sipas raportit, rreth orës 01:30 në zonën e Çairit në Shkup, ai është sulmuar fizikisht nga D.N., të cilin e njihte, dhe ka marrë lëndimet. Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes”, thonë nga MPB-ja.

Lexo më Shumë

Duke iu referuar situatës në sistemin gjyqësor dhe interpelancës së votuar të Prokurorit Publik të Shtetit Ljupço Kocevski, Ministri i Drejtësisë tha në një intervistë për Press24.mk se pa një prokurori të pavarur dhe të paanshme, nuk ka as shtet ligjor dhe as përparim të vërtetë informon Tetovasot“ Nuk do të komentoja për interpelancën në vetvete, por sigurisht që besoj se është një tregues i fortë i drejtimit në të cilin duhet të lëvizin gjërat. Nuk mendoj se është mirë që ndonjë zyrtar i emëruar të injorojë vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes përfaqësuesve të tyre në Dhomën Legjislative. Prioriteti…

Lexo më Shumë