Arsenali ka konfirmuar se sulmuesi brazilian ka vendosur të largohet nga klubi për një marrëveshje të përhershme me klubin tjetër. Marquinhos, 22-vjeç, kaloi në Londrën veriore nga Sao Paulo për 3 milionë funte gjatë verës 2022, por pati vetëm pak paraqitje nën Mikel Artetan. Debutimi i Marquinhos ishte për mbamendje, pasi ai shënoi dhe asistoi në fitoren e ekipit në Europa League ndaj FC Zurich shtatorin e vitit 2022, para se të bënte debutimin edhe në Premier League kundër Brentford atë muaj. Megjithatë, sulmuesi i krahut luajti vetëm katër herë për ekipin senior të Arsenalit dhe u huazua katër herë,…
Author: Hamdi Kumanova
Në New Delhi, Balram Yadav ulet çdo ditë në hyrje të një ndërtese me zyra. Si roje sigurie, ai kontrollon se kush hyn. Është një punë e qetë dhe e mërzitshme në qytetin e madh, ku origjina e dikujt thuajse nuk ka rëndësi. Por kur Yadavi kthehet në qytetin e lindjes në shtetin e Uttar Pradeshit, kasta e tij ka rëndësi, dhe ajo ndodhet në fund të hierarkisë. “Kur ka festa ose vakte ngrënieje, ka radhë të ndara për kastat e ndryshme, d.m.th., kastat e sipërme dhe të poshtme. Ne nuk ulemi së bashku; hamë veçmas. Kjo nuk do të…
Kombet e Bashkuara dhe BE-ja kanë kritikuar ashpër sanksionet e fundit kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) të vendosura nga administrata amerikane e Presidentit Donald Trump. BE-ja tha, se do të shqyrtojë përgjigjet e mundshme. GJNP-ja i nxjerr para përgjegjësisë autorët e krimeve më të rënda në botë dhe u jep viktimave një zë, shkroi në mediat sociale Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen. Gjykata duhet të jetë në gjendje të veprojë lirisht pa presion. Volker Türk, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, gjithashtu kritikoi ashpër sanksionet e SHBA-së. Këto sulme ndaj…
Ulrike Malmendier, anëtare e ekipit të ekonomistëve që këshillojnë qeverinë gjermane, paralajmëron se mungesa e punëtorëvetë kualifikuar është aktualisht pengesa më e madhe për rritjen ekonomike në vend. Por ajo thotë se ky është një problem që ka mundur të zgjidhet dekada më parë. Tani “gjendja po përkeqësohet çdo ditë e më shumë”. Në fund të qershorit do të publikohet një plan i ri ekonomik i koalicionit qeveritar. Malmendier beson se shumë gjëra në draft janë të mira, por një pikë kyçe është anashkaluar: “Frena kryesore e rritjes nuk është korniza buxhetore, por mungesa kronike e fuqisë punëtore të kualifikuar”.…
Sot mbushen 26 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-s kundër Ish-Jugosllavisë. Sekretari i atëhershëm i përgjithshëm i NATO-s Javier Solana më 10 qershor 1999 kishte urdhëruar për ndalimin e bombardimeve ndaj Serbisë, ndërsa Këshilli i Sigurisë së OKB-së po në të njëjtën ditë kishte miratuar Rezolutën 1244, ku u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete. Më 12 qershor 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe. Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, britanik, francez, gjerman dhe italian. Me…
Më shumë se 40 muaj pas nisjes, lufta e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon me intensitet. Moska po përparon gjetiu, e mbështetur nga mijëra vullnetarë, që joshen me paga të larta e përfitime të tjera të majme. Në disa zona, shpërblimet për rekrutët e rinj e tejkalojnë një vit pagë. Kjo shumë ka ndryshuar shumë ekonomi familjare dhe ka rritur mbështetjen për konfliktin. Edhe pse humbjet janë në nivele të papara që nga Lufta e Dytë Botërore, ato nuk i kanë ndalur rekrutimet. Sipas një vlerësimi të ri, Rusia do të ketë mbi 1 milion të vrarë ose të plagosur deri…
Nga: Dashnor Kaloçi Plot 48 vite më parë, më 31 maj të vitit 1977, diku në periferi të Tiranës, në një vend që dhe sot e kësaj dite ka mbetur i pazbuluar ende, një skuadër pushkatimi e ngritur me porosi të veçantë të ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Kadri Hazbiut, ekzekutoi me plumb pas koke, Abdyl Këllezin Koço Theodhosin, dhe Xhavit Sallakun, të cilët ishin arrestuar që në vitin 1975, të akuzuar nga Enver Hoxha, si krerët kryesorë të “Grupit sabotator në Ekonomi”. Bashkë me Këllezin e Theodhosin, ishin dënuar me edhe dy ministrat e tjerë, Kiço Ngjela (ministri…
Një dështim i radarit në aeroportin më të madh në qytetin jugor italian Napoli ka çuar në anulimin e dhjetëra fluturimeve dhe në vonesa të shumta. “Për shkak të një defekti mekanik në sistemin e radarit përgjegjës për zonën e qasjes në Aeroportin Capodichino të Napolit, numri i fluturimeve hyrëse është zvogëluar përkohësisht. Ky vendim u mor thjesht si një masë paraprake dhe synon ruajtjen e standardeve të sigurisë”, tha autoriteti i trafikut ajror të Italisë (ENAV). Autoriteti i trafikut ajror tha se të gjitha burimet e nevojshme janë mobilizuar për të rivendosur kapacitetin e plotë operacional të aeroportit sa…
Kylian Mbappe ishte protagonisti kryesor i Francës në fitoren 0-2 kundër Gjermanisë që u siguroi transalpinëve vendin e tretë në Ligën e Kombeve. I kritikuar ashpër pas humbjes me Spanjën në gjysmëfinale, Mbappe është përgjigjur me një gol dhe një asist ndaj Gjermanisë. E me këtë rast, ai ka folur hapur duke iu përgjigjur kritikëve të tij. “Që kur iu bashkova ekipit kombëtar,shtatë ose tetë vjet më parë, njerëzit në Francë gjithmonë kanë folur për mua. Kështu është. Kur njerëzit kanë mundësinë të flasin për këtë, e bëjnë në këtë mënyrë”, tha kapiteni i “Equipe Tricolore”. “Ka qenë kështu…
Është parandaluar keqpërdorimi i teknologjive të inteligjencës artificiale nga grupet hakerë ruse, kineze dhe iraniane. Kompania OpenAI njoftoi se ka pezulluar disa llogari që ishin përdorur nga grupe hakerësh nga Rusia, Kina dhe Irani për të zhvilluar malware me ndihmën e inteligjencës artificiale, për të automatizuar aktivitetet në rrjetet sociale dhe për të kryer kërkime teknike, përfshirë edhe analizën e teknologjive amerikane të komunikimeve satelitore. Sipas OpenAI, aktorët rusë përdorën modelet ChatGPT për zhvillimin dhe përmirësimin e malwaret të dedikuar për sistemet operative Windows, për të korrigjuar gabimet në kod dhe për të vendosur infrastrukturën komandë-kontroll. Kjo fushatë keqdashëse, e…
Më 08.06.2025 në orën 16.40 në SPB Manastir, Gj.M. (40) nga Resnja ka denoncuar se ka gjetur një granatë të pashpërthyer në plazhin e f. Slivnicë, rrethi i Resnjës. Pirotekniku nga Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit e ka ngritur granatën në mënyrë të sigurt dhe u konstatua se bëhet fjalë për një granatë artilerie 65 mm nga Lufta e Parë Botërore.TS
Viktima pjesëmarrëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit e njohur me kodin V296/06, ka ndërruar jetë. Kjo është bërë e ditur në një parashtrim të mbrojtësit të viktimave, që i është dorëzuar trupit gjykues më 5 qershor 2025, raporton “Betimi për Drejtësi“. Kjo viktimë ishte pranuar që të marrë pjesë në procedura më 21 prill 2021 nën pretendimet për dëm mendor si viktimë indirekte e burgimit/arrestimit të paligjshëm, ndalimit dhe trajtimit mizor, vrasjes dhe zhdukjes me forcë. Gjithashtu, kjo viktimë e kishte statusin e dëshmitarit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Sipas parashtrimit, për…

