Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kanë inspektuar të dy objektet shkollore në fshatin Nerovë të komunës së Krushevës dhe sipas MASH-it, aktualisht së bashku me komunën e Krushevës janë duke shqyrtuar mundësitë për tejkalimin e situatës së krijuar në Nerovë. Sa i përket objektit të vjetër shkollor të këtij fshati, pas kontrollit nga Ministria e Arsimit është konstatuar se nuk është në gjendje të mirë dhe nevojiten ndërhyrje për përmirësimin e kushteve. “Përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës inspektuan të dy objektet dhe aktualisht janë duke shqyrtuar opsionet për tejkalimin e sfidës, së bashku me komunën. Objekti…
Author: Hamdi Kumanova
Sot shpallim zyrtarisht hapjen e thirrjes publike për Masën 1.1 dhe Masën 1.2, pjesë e Planit Operativ për Punësim 2025, një prej programeve më të mëdha të mbështetjes ekonomike për qytetarët. Ky plan mbështetet nga një buxhet rekord prej 40 milionë euro, që është 7.5 milionë euro më shumë se një vit më parë, dhe përbën investimin më ambicioz të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në fushën e punësimit dhe zhvillimit social-ekonomik. Thirrjet publike që hapen sot synojnë të mbështesin vetëpunësimin, duke u ofruar qytetarëve mundësinë për të hapur biznese të reja, për të ndërtuar diçka të tyren dhe për…
Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e 8 qershorit në via Casoni, Fontaniva (Itali), ku një 59-vjeçar shqiptar, Fatos Cenaj, mbeti i plagosur rëndë nga një e shtënë me armë zjarri, teksa ishte me biçikletë. Fillimisht u mendua për një aksident, por mjekët e urgjencës konstatuan shpejt se bëhej fjalë për një plagë të shkaktuar nga armë zjarri në fytyrë. I plagosuri u transportua me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë, në rrezik për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë hetuesit e Karabinierisë nga Padova, të cilët kanë izoluar zonën për të mbledhur prova. Po hetohen…
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës. Çmimet e benzinës mbeten të pandryshuara, ndërsa EURODIESEL-i shtrenjtohet për 1 denar. Kështu, pas mesnate, EURODIESEL-i do të shitet me çmim prej 66 denarë për litër. Çmimi i EUROSUPER 95 mbetet 74,5 denarë, dhe ai i EUROSUPER 98+ mbetet 76,5 denarë. Shtrenjtohet edhe vaji ekstra i lehtë, për 1 denar, dhe pas mesnate do të shitet me çmim prej 68,5 denarë. Çmimi i mazutit gjithashtu rritet për 0,6 denarë, dhe do të jetë 38,5 denarë.
Sot do të luhen të tjera ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Italia do të luajë kundër Moldavisë me një presion të madh, pas humbjes kundër Norvegjisë e cila solli edhe shkarkimin e Luçiano Spaletit nga pankina axurre. Trajneri ka ndeshjen e fundit sot dhe do të duhet të fitojë sot për ta mbyllur me nder më Italinë. Ndërsa Norvegjia do të luajë në transfertë me Estoninë. Belgjjika do të presë Uellsin dhe Kroaci-Çekinë. NDESHJET E SOTME KAZAKISTAN-MAQEDONI E VERIUT ORA 16:00 ITALI-MOLDAVI ORA 20:45 ESTONI-NORVEGJI ORA 20:45 BELGJIKË-UELLS ORA 20:45 KROACI-ÇEKI ORA 20:45 ISHUJT FAROE-GJILBRATAR ORA 20:45
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, rreth orës 21:11, në Sektorin për Punë të Brendshme në Gostivar është raportuar nga Qendra Mjekësore e Gostivarit se te ta ishte sjellë për ndihmë mjekësore R.K. (43) nga fshati Kalishtë, komuna e Gostivarit, i cili ka ndërruar jetë gjatë intervenimit mjekësor. “Sipas raportit, ai ishte pickuar nga bletët dhe ka ndërruar jetë si pasojë e një reaksioni alergjik. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, thonë nga MPB.
Ideal Halabaku, 26-vjeçari i cili humbi jetën tragjikisht në autostradën “Arbën Xhaferi” gjatë ditës së diel. Familja ka njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot në ora 18:00 në varrezat e qytezës Pozheran. Njoftimi: Ju njoftojmë që varrimi i të ndjerit Ideal Halabakut djali i (Mufail Halabakut) i cili humbi jetën dje tragjikisht bëhet sot në ora 18:00 në varrezat e qytezës në Pozheran.
Rusët nuk e konsiderojnë më SHBA-në si “vendin më armiqësor” dhe titulli tani i takon Gjermanisë, sipas një sondazhi nga Qendra Levada. SHBA-të kanë humbur vendin e parë për herë të parë në 13 vjet, duke rënë në vendin e katërt në sondazh, i cili u publikua të enjten. Vetëm 40% e të anketuarve përmendën SHBA-në midis armiqve kryesorë të Rusisë, me një numër që ka rënë me 36% krahasuar me vitin e kaluar, tha raporti. Qëndrimet ndaj Amerikës ndryshuan me rikthimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump. Që nga inaugurimi i tij, Shtëpia e Bardhë ka bërë përpjekje për…
Protestat në Los Angelos kundër bastisjeve të imigracionit kanë eskaluar në dhunë. Gazetarja australiane Lauren Tomasi u godit nga një plumb gome ndërsa raportonte drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes, shkruan Vecernji list, transmeton KosovaPress. Senatorja australiane e Partisë së Gjelbër, Sarah Hanson-Young i bëri thirrje kryeministrit, Anthony Albanese që të kërkojë urgjentisht një shpjegim nga administrata amerikane duke thënë se sulmi me armë ndaj gazetares australiane është tronditëse dhe plotësisht e papranueshme. Incidenti ndodhi të dielën, gjatë përleshjeve të dhunshme midis protestuesve dhe anëtarëve të Departamentit të Policisë së Los Angeles (LAPD) dhe Gardës Kombëtare pranë ndërtesës së Shërbimit Federal…
Një murale është realizuar në përkujtim të dy të rinjve, Luan Llanaj, dhe Tomor Mbrati të cilët humbën jetën në datën 1 Qershor në një aksident tragjik në hyrje të qytetit të Vlorës, në zonën e “Pusit të mezinit”. Kjo murale është realizuar nga miqtë e tyre më të afërt, shokë të klasës, nxënës të shkollës “Industriale Pavarësia”, një prej shkollave profesionale në qytet, ku dy të rinjtë shkolloheshin çdo ditë. Shokë dhe miq të viktimave, po punojnë tashmë prej disa ditësh, në përfundimin e kësaj vepre, në përkujtim të të ndjerëve. Muralja është realizuar me bojra, në vendin ku…
Në “San Siro” nis një kapitull i ri për portën e Milanit. Majk Menja, është pranë largimit, me destinacion Çelsin. Milani ka pranuar ofertën prej 18 milionë eurosh nga londinezët, ndërsa tani po shohin opsionet për zëvendësuesin e tij. Në skenë është vendosur emri i Mile Svilar, portieri i Romës, i cili në sezonin e fundit të Serisë A ka shfaqur një nivel shumë të mirë dhe konsiderohet një nga më të mirët në rolin e tij. Roma i ka ofruar rinovimin me dyfishin e pagës portierit, por përmes agjentit të tij, Vlado Lemiç, i njëjti që përfaqëson edhe Luka…
Kapiteni i Spanjës, Alvaro Morata, ka pranuar se po përballet me një vendim të madh për të ardhmen e tij me La Rojan pas përfundimit të sezonit. Morata luajti në fund në humbjen e Spanjës ndaj Portugalisë në finalen e Ligës së Kombeve të UEFA-s. De la Fuente vendosi ta fuste Moratën në minutat shtesë, me idenë që ai të ishte i gatshëm për penalltitë. Fatkeqësisht, Morata humbi penalltinë vendimtare për Spanjën, pasi Diogo Costa ia priti goditjen, duke vulosur humbjen e La Rojas në Allianz Arena. Që kur mori drejtimin e ekipit kombëtar në shkurt të vitit 2023, De…

