Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi gjatë vizitës së tij të parë në Ukrainë, që nga fillimi i agresionit rus, se “nuk e ka tradhtuar Rusinë” dhe se në samitin e mbajtur në Odesa nuk e ka nënshkruar deklaratën që dënon agresionin, pasi ajo bënte thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Ai tha se Serbia ka qëndruar neutrale dhe se askush nuk ka ushtruar ndonjë “presion të madh” ndaj tij që ta nënshkruante këtë deklaratë. “Sërish kam qenë i vetmi që nuk e kam pranuar deklaratën. Ndryshe nga ata që pranojnë çdo gjë kundër Rusisë, çdo gjë që munden”,…
Author: Hamdi Kumanova
Profesori universitar Azir Aliu këtë javë nisi detyrën e minisrit të ri të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut. Azir Aliu është profesor dhe ekspert në fushat e shkencave moderne dhe teknologjisë, me specializime në kriptografi, siguri kibernetike, teknologjitë “blockchain” dhe mësim të makinerive. Më parë ka qenë profesor në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Sipas të dhënave të publikuara, ministri i ri ka deklaruar si pasuri një shtëpi në Gostivar, dy apartamente në Shkup, si dhe është pronar i kompanisë Digit4all. Aliu ka lindur më 15 prill 1976 në Gostivar. Ka diplomuar dhe magjistruar në Fakultetin e Elektroteknikës në…
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, u vu nën presion dje gjatë një seance dëgjimore të tensionuar në Senat, kur senatori republikan Mitch McConnell e pyeti drejtpërdrejt se cila palë dëshiron të fitojë në luftën në Ukrainë. Edhe pse tha se Rusia është agresori, Hegseth nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes se kush dëshiron të fitojë. “Siç e kemi thënë shumë herë, presidenti është i përkushtuar për paqen në këtë konflikt. Në fund të fundit, paqja është në interesin tonë kombëtar dhe ne besojmë se është në interes të të dyja palëve – edhe pse një rezultat i tillë mund…
Në 26-vjetorin e çlirimit të Kosovës, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar këtë ditë historike duke nderuar sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndërhyrjen vendimtare të NATO-s, që sollën fundin e një epoke të dhunës dhe shtypjes. Në një postim në rrjetet sociale, shefja e shtetit thotë se më 12 qershor 1999, mbi tokën e djegur të Kosovës zbarkoi shpresa, ndërsa 50 mijë trupa të NATO-s hynë në vend për të ndalur krimet dhe për të kthyer popullin e dëbuar në shtëpitë e tyre. “Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtarët e NATO-s e kthyen tmerrin në…
26 vjet më parë, nisi misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, KFOR-i. Për këtë qëllim, vendi shpalli datën 12 qershor si Ditë të Paqes, që përket me ditën e çlirimit. Me këtë rast, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, shkroi në profilin e tij në “BlueSky”, duke cituar ish-Sekretarin e Mbrojtjes Britanike/Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lord Robertson, i cili pati thënë: “Qëllimi ishte që forcat e Millosheviqit të largoheshin, NATO të hynte dhe refugjatët të ktheheshin”. “Misioni u përmbush. Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe është një histori suksesi. Gjermania është dhe mbetet ndër partnerët më të ngushtë…
Guvernatori i ri i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski në emisionin “Biznis 21” në TV21 potencoi se është shtrembëruar vlera e pagës minimale. Sipas tij, ajo nuk ka garantuar se mund të mbajë një familje katër anëtarësh. “E kemi shtrembëruar vlerën e pagës minimale. Në botë ajo nuk garanton se mund të mbajë një familje katër anëtarësh. Unë kam punuar për pagë minimale në ShBA, në Boston, në supermarket derisa kam studiuar. Dihet se çfarë standardi mund të siguroni me të dhe ata që marrin pagë minimale punojnë nga 2-3 punë”. closevolume_off “Do të porosisja që në një periudhë të caktuar…
Mbahet mbledhje komemorative në nderim të Dr.Bujar Bukoshit. Në nderim të jetës dhe veprës së Dr. Bujar Bukoshit, njeriut që për dekada ishte në shërbim të çështjes kombëtare dhe të shëndetësisë në Kosovë, u mbajt mbledhje përkujtimore. Bujar Bukoshi u vlersua si një prej figurave më të rëndësishme politike dhe intelektuale të Kosovës, duke luajtur rol kyç në rezistencën ndaj regjimit serb dhe sensibilizimin ndërkombëtar për çështjen e Kosovës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se Dr. Bukoshi ishte ndër figurat më të rëndësishme politike të viteve ’90-ta. “Sot janë mbushur 26 vjet nga çlirimi i Kosovës dhe sa herë…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se nuk do ta fal Bujar Osmanin, pasi ky i fundit “e ka prekur identitetin maqedonas”. Nga BDI thonë se deklarata e tij e fundit nuk është vetëm qëndrim i papërshtatshëm politik, por përmban aludime të rrezikshme që prekin ndjeshmëri fetare dhe etnike. “Retorika e Kryeministrit nuk ndikon vetëm te kundërshtarët e tij politikë ajo prodhon pasoja që do t’i vuajë vetë shteti dhe të gjithë qytetarët e tij. Nëse qëllimi i Kryeministrit është të nxisë përçarje dhe konflikt, BDI nuk do të kontribuojë në…
Monumenti i Gazimestanit, rreth 10 kilometra larg Prishtinës, çdo 28 qershor bëhet vendi më i frekuentuar nga serbët e Kosovës, të cilët shënojnë festën e Vidovdanit, si përkujtim të vuajtjeve të serbëve në betejën kundër ushtrisë turke në Kosovë në vitin 1389. Më 10 qershor të vitit të kaluar, Komuna e Graçanicës kishte marrë vendim që kjo festë të shënohet dhe festohet me simbole dhe flamuj të shtetit serb, të cilin e kishte dorëzuar në Ministri të Administrimit të Pushtetit Lokal për vlerësim të ligjshmërisë. Dy ditë më vonë, më 12 qershor, MAPL e kishte përcjellë këtë kërkesë në…
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatësja Ekaterina Trendafilova, tha se gjykatësit e Speciales janë plotësisht të pavarur në kryerjen e detyrave të tyre gjyqësore dhe nuk janë pre e asnjë ndikimi jashtë proceseve gjyqësore. Trendafilova tha se duke pasur parasysh kompleksitetin e çështjes gjyqësore, për shkak të numrit të akuzuarve dhe llojit të akuzave, procesi po ecën me ritëm të rregullt dhe pa ndërprerje të mëdha. Ajo gjithashtu procesin e përshkruan si të sigurt për dëshmitarët, megjithëse, sipas saj, ka pasur tentime për të ndikuar tek dëshmitarët ose për t’i frikësuar ata. Sipas Trendafilovës të gjithë…
Autori i vrasjes së 65-vjeçarit në Klos është arrestuar në Tiranë këtë mëngjes. Mësohet se autori është kushëri me viktimën Selim Velsula. Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, autori dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Velsula u gjet mbrëmjen e së mërkurës buzë rrugës në Xibër pa shenja jete. Viktimës i janë gjetur disa plagë me thikë në trup, teksa policia po punon për zbardhjen e detajeve. Nuk dihet ende motivi i vrasjes së 65-vjeçarit, ndërsa pritet dëshmia e autorit.
Një lajm i hidhur vjen sërish nga Korça ku një djalë i ri ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur nga araku kardiak. Edi Meçollari, një i ri pjesë e Ansamblit “Skënderbeu” në qytetin e Korçës ka ndërruar jetë në moshë të re duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, miqtë dhe gjithë ata që patën fatin ta njihnin. I njohur si një shpirt artisti dhe një djalë i qeshur, i dashur dhe me zemër të madhe, humbja e Edit është një plagë e rëndë për miqtë dhe familjarët. Miqtë e tij kanë shpërndarë mesazhe të shumta ngushëllimi,…

